Surah At-Taghabun - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ لَهُ ٱلۡمُلۡكُ وَلَهُ ٱلۡحَمۡدُۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ
Perëndinë e falenderon çka gjendet në qiej dhe çka gjendet në Tokë. Atij i takon pushteti i vërtetë, dhe Atij i takon falenderimi. Ai është i pushtetshëm për çdo gjë
Surah At-Taghabun, Verse 1
هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ فَمِنكُمۡ كَافِرٞ وَمِنكُم مُّؤۡمِنٞۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٌ
Ai ju ka krijuar juve, e (ndonjëri) prej jush është mohues, e (disa) prej jush janë besimtarë: Çdo gjë që punoni ju, Perëndia e sheh mirë
Surah At-Taghabun, Verse 2
خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّ وَصَوَّرَكُمۡ فَأَحۡسَنَ صُوَرَكُمۡۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ
Ai ka krijuar qiejt dhe Tokën në mënyrë të mrekullueshme, dhe Ai ju ka dhënë juve formën, dhe figurat tuaja i bënë të bukura dhe të gjithë do të ktheheni te Ai
Surah At-Taghabun, Verse 3
يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَيَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعۡلِنُونَۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Ai i di të gjitha gjërat që gjenden në qiej dhe në Tokë. Ai di fshehtësitë tuaja dhe ato që i bëni haptazi; Perëndia i di të gjitha ç’keni në zemrat tuaja
Surah At-Taghabun, Verse 4
أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ نَبَؤُاْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَبۡلُ فَذَاقُواْ وَبَالَ أَمۡرِهِمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
A nuk ju kanë arritur lajmet e atyre që më parë nuk kanë besuar, dhe e kanë shijuar dënimin e veprimeve të tyre. Për ta ka dënim të dhembshëm –
Surah At-Taghabun, Verse 5
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُۥ كَانَت تَّأۡتِيهِمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَقَالُوٓاْ أَبَشَرٞ يَهۡدُونَنَا فَكَفَرُواْ وَتَوَلَّواْۖ وَّٱسۡتَغۡنَى ٱللَّهُۚ وَٱللَّهُ غَنِيٌّ حَمِيدٞ
ngase kur profetët e tyre vinin me dokumente të qarta, ata thoshin: “A njeriu (si ne) do të na tregojë rrugën?” Dhe nuk besuan, e u kthyen (prej këshillave); e Perëndisë nuk i nevojitet asgjë, Ai është i pavarur dhe i lavdishëm
Surah At-Taghabun, Verse 6
زَعَمَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن لَّن يُبۡعَثُواْۚ قُلۡ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتُبۡعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلۡتُمۡۚ وَذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ
Mohuesit kujtojnë se kurrsesi nuk do të ngjallen; thuaju atyre: “Po, për Zotin tim, me siguri do të ngjalleni dhe pastaj do të informoheni se ç’keni punuar!” – E, kjo për Perëndinë, është lehtë
Surah At-Taghabun, Verse 7
فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلنُّورِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلۡنَاۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ
Besoni në Perëndinë dhe në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kur’anin) që ju kemi sjellë. Perëndia, di mirë çdo gjë që punoni ju
Surah At-Taghabun, Verse 8
يَوۡمَ يَجۡمَعُكُمۡ لِيَوۡمِ ٱلۡجَمۡعِۖ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلتَّغَابُنِۗ وَمَن يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا يُكَفِّرۡ عَنۡهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُدۡخِلۡهُ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Atë Ditë, kur Ai (Perëndia) do t’ju tubojë juve në Ditën e Kijametit, ajo është Dita e mashtrimit (ku shihen veprat e gabuara). Ai që beson në Zotin dhe punon vepra të ira, Perëndia ia falë mëkatet atij dhe do ta shpie në kopshtije, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, e ku do të qëndrojnë përherë, gjithmonë. Ai do të jetë sukses i madh
Surah At-Taghabun, Verse 9
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
E ata që nuk kanë besuar dhe i kanë mohuar dokumentet Tona – do të jenë banorë të zjarrit, në të do të qëndrojnë përherë. E sa mbarim i tmerrshëm ësthë ai
Surah At-Taghabun, Verse 10
مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَمَن يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ يَهۡدِ قَلۡبَهُۥۚ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ
Nuk ngjan kurrfarë fatkeqësie pa lejen e Perëndisë, e ai që i beson Perëndisë, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. Perëndia di mirë çdo gjë
Surah At-Taghabun, Verse 11
وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَۚ فَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَإِنَّمَا عَلَىٰ رَسُولِنَا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ
Përuluni Perëndisë dhe Profetit të Tij; e nëse shmangeni ju, Profeti Ynë ka të vetmen detyrë që t’ju shpjegojë qartë
Surah At-Taghabun, Verse 12
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ
Perëndia është i vetmi Zot dhe vetëm te Perëndia le të mbështeten besimtarët
Surah At-Taghabun, Verse 13
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ مِنۡ أَزۡوَٰجِكُمۡ وَأَوۡلَٰدِكُمۡ عَدُوّٗا لَّكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُمۡۚ وَإِن تَعۡفُواْ وَتَصۡفَحُواْ وَتَغۡفِرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ
O besimtarë, me të vërtetë, edhe prej grave tuaja edhe prej fëmijëv tuaj keni armiqë, andaj ruajuni prej tyre! E nëse ju nuk ua shihin për të madhe (gabimet) dhe i harmonizoni marrëdhëniet dhe ua falni, (është mirësi), - e Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues
Surah At-Taghabun, Verse 14
إِنَّمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَأَوۡلَٰدُكُمۡ فِتۡنَةٞۚ وَٱللَّهُ عِندَهُۥٓ أَجۡرٌ عَظِيمٞ
Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm provë për ju, e te Perëndia shpërblimi është i madh
Surah At-Taghabun, Verse 15
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُمۡ وَٱسۡمَعُواْ وَأَطِيعُواْ وَأَنفِقُواْ خَيۡرٗا لِّأَنفُسِكُمۡۗ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفۡسِهِۦ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
andaj druajuni Perëndisë sa të mundeni, dhe dëgjoni, dhe përuluni dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues
Surah At-Taghabun, Verse 16
إِن تُقۡرِضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا يُضَٰعِفۡهُ لَكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ شَكُورٌ حَلِيمٌ
Nëse i jepni hua të bukur Perëndisë, Ai ua kthen shumëfish atë dhe ua falë (gabimet). – Perëndia është falënderues dhe nuk nxiton në dënime
Surah At-Taghabun, Verse 17
عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Ai është njohës i gjërave të dukshme dhe të padukshme, (Ai është) i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah At-Taghabun, Verse 18