UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah At-Talaq - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِذَا طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحۡصُواْ ٱلۡعِدَّةَۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ رَبَّكُمۡۖ لَا تُخۡرِجُوهُنَّ مِنۢ بُيُوتِهِنَّ وَلَا يَخۡرُجۡنَ إِلَّآ أَن يَأۡتِينَ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖۚ وَتِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِۚ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَقَدۡ ظَلَمَ نَفۡسَهُۥۚ لَا تَدۡرِي لَعَلَّ ٱللَّهَ يُحۡدِثُ بَعۡدَ ذَٰلِكَ أَمۡرٗا

O profet! Kur t’i lëshoni gratë, lëshoni në kohën e tyre të caktuar (Id-detit) dhe llogaritni kohën e pritjes dhe durajuni Perëndisë, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, - por edhe ato mos të dalin, - përveç nëse haptazi kanë bërë ndonjë vepër të keqe. Këto janë dispozitat e Perëndisë; e ai që nuk i zbaton dispozitat e Perëndisë, ai vetvetes i ka bërë dëm. Ti nuk e di, se pas kësaj, Perëndia mund të sjellë ndonjë vepër (rast për pajtim)
Surah At-Talaq, Verse 1


فَإِذَا بَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمۡسِكُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٍ أَوۡ فَارِقُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٖ وَأَشۡهِدُواْ ذَوَيۡ عَدۡلٖ مِّنكُمۡ وَأَقِيمُواْ ٱلشَّهَٰدَةَ لِلَّهِۚ ذَٰلِكُمۡ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّهُۥ مَخۡرَجٗا

Dhe, deri sa të arrijë afati i caktuar, ju mbani ato në mënyrë të arsyeshme, ose ndahuni me to në mënyrë të pëlqyeshme dhe merrni dy dëshmitarë të drejtë prej jush dhe zbatoni dëshminë (e plotë) për Zotin e Madhërueshëm! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, e kush i dron Perëndisë, Ai i bënë rrugëdalje atij
Surah At-Talaq, Verse 2


وَيَرۡزُقۡهُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَحۡتَسِبُۚ وَمَن يَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِ فَهُوَ حَسۡبُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَٰلِغُ أَمۡرِهِۦۚ قَدۡ جَعَلَ ٱللَّهُ لِكُلِّ شَيۡءٖ قَدۡرٗا

dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Perëndia, Ai i mjafton atij. Perëndia, me të vërtetë, i zbaton deri në fund punët e Tij; Perëndia, për çdo gjë ka caktuar afatin
Surah At-Talaq, Verse 3


وَٱلَّـٰٓـِٔي يَئِسۡنَ مِنَ ٱلۡمَحِيضِ مِن نِّسَآئِكُمۡ إِنِ ٱرۡتَبۡتُمۡ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَٰثَةُ أَشۡهُرٖ وَٱلَّـٰٓـِٔي لَمۡ يَحِضۡنَۚ وَأُوْلَٰتُ ٱلۡأَحۡمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعۡنَ حَمۡلَهُنَّۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّهُۥ مِنۡ أَمۡرِهِۦ يُسۡرٗا

E ato gra tuaja, të cilat kanë humbur shpresën për ciklin e tyre (të grave), nëse dyshoni (për këtë): koha e tyre e pritjes është tre muaj, si dhe tek ato që nuk kanë pasur ciklin mujor të femrave. Kurse, tek ato që janë shtatzënë, afati i tyre (i pritjes) është deri në lindjen e fëmijës. E, kush i druan Perëndisë, Ai ia lehtëson çështjen atij
Surah At-Talaq, Verse 4


ذَٰلِكَ أَمۡرُ ٱللَّهِ أَنزَلَهُۥٓ إِلَيۡكُمۡۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يُكَفِّرۡ عَنۡهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُعۡظِمۡ لَهُۥٓ أَجۡرًا

Ja, këto janë dispozitat e Perëndisë që u ka shpallur juve, e ai që i druan Perëndisë, Ai (Perëndia) ia shlyen atij veprat e këqia dhe ia rritë atij shpërblimin
Surah At-Talaq, Verse 5


أَسۡكِنُوهُنَّ مِنۡ حَيۡثُ سَكَنتُم مِّن وُجۡدِكُمۡ وَلَا تُضَآرُّوهُنَّ لِتُضَيِّقُواْ عَلَيۡهِنَّۚ وَإِن كُنَّ أُوْلَٰتِ حَمۡلٖ فَأَنفِقُواْ عَلَيۡهِنَّ حَتَّىٰ يَضَعۡنَ حَمۡلَهُنَّۚ فَإِنۡ أَرۡضَعۡنَ لَكُمۡ فَـَٔاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ وَأۡتَمِرُواْ بَيۡنَكُم بِمَعۡرُوفٖۖ وَإِن تَعَاسَرۡتُمۡ فَسَتُرۡضِعُ لَهُۥٓ أُخۡرَىٰ

Leni ato të banojnë aty ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja, dhe mos ju bëni vështirësi atyre, për t’i detyruar (që të dalin). Nëse janë shtatzënë furnizoni deri sa të lindin. Nëse fëmija furnizohet me gjiun e nënës, paguajuni atyre (nënave) shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë. E, nëse ekzistojnë vështirësi, atëherë le ta ushqejë me gji tjetra
Surah At-Talaq, Verse 6


لِيُنفِقۡ ذُو سَعَةٖ مِّن سَعَتِهِۦۖ وَمَن قُدِرَ عَلَيۡهِ رِزۡقُهُۥ فَلۡيُنفِقۡ مِمَّآ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُۚ لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا مَآ ءَاتَىٰهَاۚ سَيَجۡعَلُ ٱللَّهُ بَعۡدَ عُسۡرٖ يُسۡرٗا

Le të shpenzojë pasaniku sipas pasurisë që ka, por ai që ekonomikisht ka mungesa, le të shpenzojë nga e dhëna e Perëndisë; Perëndia nuk e ngarkon askë (më tepër) se sa i ka dhënë. Perëndia, me siguri, pas vështirësisë – sjell lehtësi
Surah At-Talaq, Verse 7


وَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ عَتَتۡ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهَا وَرُسُلِهِۦ فَحَاسَبۡنَٰهَا حِسَابٗا شَدِيدٗا وَعَذَّبۡنَٰهَا عَذَابٗا نُّكۡرٗا

Shumë vendbanime u janë larguar urdhërave të Zotit të vet dhe profetëve të Tij; Ne, do të kërkojmë prej tyre llogari precize dhe do t’i dënojmë me dënim të ashpër
Surah At-Talaq, Verse 8


فَذَاقَتۡ وَبَالَ أَمۡرِهَا وَكَانَ عَٰقِبَةُ أَمۡرِهَا خُسۡرًا

Ata e kanë shijuar dënimin e veprave të tyre, dhe fundi i tyre ka qenë shkatërrim
Surah At-Talaq, Verse 9


أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدٗاۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ يَـٰٓأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ قَدۡ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيۡكُمۡ ذِكۡرٗا

Perëndia ka përgatitë për ta dënim të rëndë, prandaj druajuni Perëndisë (mos e kundërshtoni), o njerëz mentarë, ju që keni besuar. Perëndia, madje, ju ka dërguar udhërrëfyesin
Surah At-Talaq, Verse 10


رَّسُولٗا يَتۡلُواْ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ مُبَيِّنَٰتٖ لِّيُخۡرِجَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَمَن يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا يُدۡخِلۡهُ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ قَدۡ أَحۡسَنَ ٱللَّهُ لَهُۥ رِزۡقًا

një Profet, i cili ju shpjegon argumentet e qarta, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, nga errësira në dritë. E, ai që beson Perëndinë dhe punon vepër të mirë, Ai (Zoti), do ta shpie atë në kopshtet e xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt dhe do të qëndrojnë aty përgjithmonë, për jetë e mot. E, Perëndia, i jep atij furnizim të mrekullueshëm
Surah At-Talaq, Verse 11


ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖ وَمِنَ ٱلۡأَرۡضِ مِثۡلَهُنَّۖ يَتَنَزَّلُ ٱلۡأَمۡرُ بَيۡنَهُنَّ لِتَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ وَأَنَّ ٱللَّهَ قَدۡ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عِلۡمَۢا

Perëndia është Ai, i cili ka krijuar shtatë qiej dhe aq pjesë të tokës; në to zbatohen urdhërat e Tij, për ta ditur ju, që Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe se, me të vërtetë, dijenia e Perëndisë i ka përfshirë të gjitha
Surah At-Talaq, Verse 12


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 64
>> Surah 66

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai