UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah At-Tahrim - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكَۖ تَبۡتَغِي مَرۡضَاتَ أَزۡوَٰجِكَۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

O Pejgamber! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Perëndia ty, në kërkimin e kënaqësisë së grave tuaja. E, perëndia është falës dhe mëshirues
Surah At-Tahrim, Verse 1


قَدۡ فَرَضَ ٱللَّهُ لَكُمۡ تَحِلَّةَ أَيۡمَٰنِكُمۡۚ وَٱللَّهُ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ

Perëndia ju ka bërë të mundshme që të liroheni nga betimet tuaja; Perëndia është Zoti juaj; Ai është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm
Surah At-Tahrim, Verse 2


وَإِذۡ أَسَرَّ ٱلنَّبِيُّ إِلَىٰ بَعۡضِ أَزۡوَٰجِهِۦ حَدِيثٗا فَلَمَّا نَبَّأَتۡ بِهِۦ وَأَظۡهَرَهُ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ عَرَّفَ بَعۡضَهُۥ وَأَعۡرَضَ عَنۢ بَعۡضٖۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِۦ قَالَتۡ مَنۡ أَنۢبَأَكَ هَٰذَاۖ قَالَ نَبَّأَنِيَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡخَبِيرُ

Kur Pejgamberi ia shfaqi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të tij; e ajo pastaj e shpalli këtë fjalë, - e Perëndia ia zbuloi këtë Pejgamberit – ai një pjesë të këtij zbulimi e tregoi, kurse pjesën tjetër e heshti. Kur Pejgamberi e informoi atë (gruan) për këtë fshehtësi, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty për këtë (se nuk e paskam ruajtur bisedën e fshehtë)?” Ai i tha: Ma tregoi ai që di gjithçka dhe të cilit çdo gjë i është e njohur
Surah At-Tahrim, Verse 3


إِن تَتُوبَآ إِلَى ٱللَّهِ فَقَدۡ صَغَتۡ قُلُوبُكُمَاۖ وَإِن تَظَٰهَرَا عَلَيۡهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ مَوۡلَىٰهُ وَجِبۡرِيلُ وَصَٰلِحُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۖ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ بَعۡدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ

Nëse ju të dyja pendoheni te Perëndia, se zemrat tuaja kanë anuar (Perëndia ju falë). Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij (kurrgjë nuk mund të arrini), se, me të vërtetë, Perëndia është mbrojtësi i tij, dhe Xhebraili dhe besimtarët e mirë; e pastaj edhe gjithë engjëjt janë përkrahësit e tij
Surah At-Tahrim, Verse 4


عَسَىٰ رَبُّهُۥٓ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبۡدِلَهُۥٓ أَزۡوَٰجًا خَيۡرٗا مِّنكُنَّ مُسۡلِمَٰتٖ مُّؤۡمِنَٰتٖ قَٰنِتَٰتٖ تَـٰٓئِبَٰتٍ عَٰبِدَٰتٖ سَـٰٓئِحَٰتٖ ثَيِّبَٰتٖ وَأَبۡكَارٗا

Në qoftë se ju lëshon ai juve, Zoti i tij mund t’ia zëvendësojë ato – atij, me gra më të mira se ju: muslimane dhe besimtare, përulëse, penduese, lutëse (shumë) agjëruese, të veja dhe vasha
Surah At-Tahrim, Verse 5


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ وَأَهۡلِيكُمۡ نَارٗا وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلۡحِجَارَةُ عَلَيۡهَا مَلَـٰٓئِكَةٌ غِلَاظٞ شِدَادٞ لَّا يَعۡصُونَ ٱللَّهَ مَآ أَمَرَهُمۡ وَيَفۡعَلُونَ مَا يُؤۡمَرُونَ

O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Perëndisë dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen
Surah At-Tahrim, Verse 6


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَعۡتَذِرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّمَا تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

O ju që nuk keni besuar! Mos u arsyetoni sot, sepse, me të vërtetë, dënoheni vetëm për veprat që keni bërë
Surah At-Tahrim, Verse 7


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ تُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ تَوۡبَةٗ نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيُدۡخِلَكُمۡ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يَوۡمَ لَا يُخۡزِي ٱللَّهُ ٱلنَّبِيَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥۖ نُورُهُمۡ يَسۡعَىٰ بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتۡمِمۡ لَنَا نُورَنَا وَٱغۡفِرۡ لَنَآۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

O ju që kei besuar! Pendohuni sinqerisht te Perëndia, se Zoti juaj mund t’ua shlyejë gabimet tuaja e t’ju shpiejë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, në Ditën në të cilën Perëndia nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që bashkë me të kanë besuar; drita e tyre ecë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata thonë: “O Zoti ynë, plotësona dritën tonë dhe falna neve, sepse, Ti, me të vërtetë, je i Plotëfuqishëm
Surah At-Tahrim, Verse 8


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ جَٰهِدِ ٱلۡكُفَّارَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱغۡلُظۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë skëterra. E, sa i shëmtuar është ai vendbanim
Surah At-Tahrim, Verse 9


ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱمۡرَأَتَ نُوحٖ وَٱمۡرَأَتَ لُوطٖۖ كَانَتَا تَحۡتَ عَبۡدَيۡنِ مِنۡ عِبَادِنَا صَٰلِحَيۡنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمۡ يُغۡنِيَا عَنۡهُمَا مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗا وَقِيلَ ٱدۡخُلَا ٱلنَّارَ مَعَ ٱلدَّـٰخِلِينَ

Perëndia jep shembull, për ata që nuk besojnë, - gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit: ato kanë qenë të martuara për dy njerëz nga njerëzit Tonë të ndershëm, por ato ndaj tyre kanë qenë mashtruese (hipokrite) – dhe ata dy nuk do të mund t’u ndihmojnë atyre dyjave – te Perëndia (për t’i shpëtuar nga dënimi), e do t’u thuhet atyre: “Hyni ju të dyja në zjarr, me ata (të gjithë) që po hyjnë!”
Surah At-Tahrim, Verse 10


وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱمۡرَأَتَ فِرۡعَوۡنَ إِذۡ قَالَتۡ رَبِّ ٱبۡنِ لِي عِندَكَ بَيۡتٗا فِي ٱلۡجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِن فِرۡعَوۡنَ وَعَمَلِهِۦ وَنَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ

E, Perëndia jep shembull për ata që besojnë – gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im, ndërtoma mua një banesë te Ti në xhennet, dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli zullumqar!”
Surah At-Tahrim, Verse 11


وَمَرۡيَمَ ٱبۡنَتَ عِمۡرَٰنَ ٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهِ مِن رُّوحِنَا وَصَدَّقَتۡ بِكَلِمَٰتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِۦ وَكَانَتۡ مِنَ ٱلۡقَٰنِتِينَ

dhe, (shembullin) e merjemës, të bijës së Imranit, e cila e ka ruajtur virgjinitetin e saj, e Ne kemi frymëzuar në te, prej Shpirtit Tonë. Ajo u besonte fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij, dhe ajo ishte nga personat që luteshin shumë
Surah At-Tahrim, Verse 12


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 65
>> Surah 67

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai