Surah At-Tahrim - Albanian Translation by Hassan Nahi
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكَۖ تَبۡتَغِي مَرۡضَاتَ أَزۡوَٰجِكَۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
O Profet! Perse po ia ndalon vetes ate qe ta ka lejuar Allahu, duke kerkuar t’u besh qejfin grave te tua?! Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah At-Tahrim, Verse 1
قَدۡ فَرَضَ ٱللَّهُ لَكُمۡ تَحِلَّةَ أَيۡمَٰنِكُمۡۚ وَٱللَّهُ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ
Allahu ka percaktuar nje menyre per t’u liruar nga betimet tuaja. Allahu eshte Mbrojtesi juaj; Ai eshte i Gjithedijshmi, i Urti
Surah At-Tahrim, Verse 2
وَإِذۡ أَسَرَّ ٱلنَّبِيُّ إِلَىٰ بَعۡضِ أَزۡوَٰجِهِۦ حَدِيثٗا فَلَمَّا نَبَّأَتۡ بِهِۦ وَأَظۡهَرَهُ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ عَرَّفَ بَعۡضَهُۥ وَأَعۡرَضَ عَنۢ بَعۡضٖۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِۦ قَالَتۡ مَنۡ أَنۢبَأَكَ هَٰذَاۖ قَالَ نَبَّأَنِيَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡخَبِيرُ
Kur i Derguari i tregoi nje sekret njeres prej grave te tij, ajo e hapi kete fjale. Allahu ia zbuloi kete te Derguarit, i cili nje pjese te ketij zbulimi ia tha (gruas qe ia perhapi sekretin), kurse pjesen tjeter jo. Kur i Derguari ia tregoi asaj te fshehten, ajo e pyeti: “E kush te ka treguar ty?” Ai i tha: “Ma tregoi i Gjithedijshmi, i Mirinformuari”
Surah At-Tahrim, Verse 3
إِن تَتُوبَآ إِلَى ٱللَّهِ فَقَدۡ صَغَتۡ قُلُوبُكُمَاۖ وَإِن تَظَٰهَرَا عَلَيۡهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ مَوۡلَىٰهُ وَجِبۡرِيلُ وَصَٰلِحُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۖ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ بَعۡدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ
Nese ju te dyja[372] ktheheni te penduara tek Allahu, sepse vertet qe zemrat tuaja paten devijuar, Allahu do t’ju fale. Nese ju te dyja bashkoheni kunder tij, (dijeni se) Allahu eshte Mbrojtesi i tij, Xhebraili dhe besimtaret e mire. Vec kesaj, edhe engjejt e mbeshtesin ate
Surah At-Tahrim, Verse 4
عَسَىٰ رَبُّهُۥٓ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبۡدِلَهُۥٓ أَزۡوَٰجًا خَيۡرٗا مِّنكُنَّ مُسۡلِمَٰتٖ مُّؤۡمِنَٰتٖ قَٰنِتَٰتٖ تَـٰٓئِبَٰتٍ عَٰبِدَٰتٖ سَـٰٓئِحَٰتٖ ثَيِّبَٰتٖ وَأَبۡكَارٗا
Ne qofte se ai ju ndan, Zoti i tij mund t’ju zevendesoje me gra me te mira se ju: myslimane, besimtare, te bindura, te kthyera tek Allahu me pendim, adhuruese (te Allahut), agjeruese, te martuara me pare ose te virgjera
Surah At-Tahrim, Verse 5
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ وَأَهۡلِيكُمۡ نَارٗا وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلۡحِجَارَةُ عَلَيۡهَا مَلَـٰٓئِكَةٌ غِلَاظٞ شِدَادٞ لَّا يَعۡصُونَ ٱللَّهَ مَآ أَمَرَهُمۡ وَيَفۡعَلُونَ مَا يُؤۡمَرُونَ
O ju, qe besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lenda djegese e te cilit jane njerezit dhe guret. Ate e mbikeqyrin engjej te fuqishem e te ashper, te cilet kurre nuk i kundershtojne urdhrat e Allahut, por i zbatojne menjehere ato
Surah At-Tahrim, Verse 6
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَعۡتَذِرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّمَا تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
O ju, qe nuk keni besuar! Mos u shfajesoni sot (ne Diten e Gjykimit), sepse, me te vertete, denoheni vetem per veprat qe keni bere
Surah At-Tahrim, Verse 7
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ تُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ تَوۡبَةٗ نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيُدۡخِلَكُمۡ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يَوۡمَ لَا يُخۡزِي ٱللَّهُ ٱلنَّبِيَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥۖ نُورُهُمۡ يَسۡعَىٰ بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتۡمِمۡ لَنَا نُورَنَا وَٱغۡفِرۡ لَنَآۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
O ju, qe keni besuar! Kthehuni tek Allahu me nje pendim te sinqerte, qe Zoti juaj t’jua shlyeje gabimet e t’ju shpjere ne kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj, Diten, kur Allahu nuk do ta turperoje Profetin dhe ata qe besuan bashke me ate. Drita e tyre do te shkelqeje para tyre dhe ne te djathte te tyre. Ata do te thone: “O Zoti yne, persose driten tone dhe falna ne! Vertet Ti je i Fuqishem per cdo gje”
Surah At-Tahrim, Verse 8
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ جَٰهِدِ ٱلۡكُفَّارَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱغۡلُظۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
O Profet! Luftoji te pafete dhe hipokritet dhe behu i ashper ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do te jete Xhehenemi. Eh, sa i shemtuar eshte ai vendbanim
Surah At-Tahrim, Verse 9
ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱمۡرَأَتَ نُوحٖ وَٱمۡرَأَتَ لُوطٖۖ كَانَتَا تَحۡتَ عَبۡدَيۡنِ مِنۡ عِبَادِنَا صَٰلِحَيۡنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمۡ يُغۡنِيَا عَنۡهُمَا مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗا وَقِيلَ ٱدۡخُلَا ٱلنَّارَ مَعَ ٱلدَّـٰخِلِينَ
Allahu ka dhene si shembull per ata qe nuk besojne, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin te martuara me dy nga robte Tane te ndershem dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t’i mbrojne aspak nga Allahu (Diten e Gjykimit) e atyre te dyjave do t’u thuhet: “Hyni ne zjarr, me ata qe po hyjne!”
Surah At-Tahrim, Verse 10
وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱمۡرَأَتَ فِرۡعَوۡنَ إِذۡ قَالَتۡ رَبِّ ٱبۡنِ لِي عِندَكَ بَيۡتٗا فِي ٱلۡجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِن فِرۡعَوۡنَ وَعَمَلِهِۦ وَنَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Allahu ka dhene si shembull per besimtaret gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im! Ndertome nje banese tek Ti, ne Xhenet; me shpeto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe me shpeto nga populli keqberes!”
Surah At-Tahrim, Verse 11
وَمَرۡيَمَ ٱبۡنَتَ عِمۡرَٰنَ ٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهِ مِن رُّوحِنَا وَصَدَّقَتۡ بِكَلِمَٰتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِۦ وَكَانَتۡ مِنَ ٱلۡقَٰنِتِينَ
Edhe Merjemen, te bijen e Imranit, e cila ruajti virgjerine e saj; Ne fryme brenda saj nga shpirti Yne[373] (shpirtin e Isait a.s.). Ajo u besoi fjaleve te Zotit te saj dhe librave te Tij e ishte nga te devotshmit
Surah At-Tahrim, Verse 12