Surah Al-Mulk - Albanian Translation by Hassan Nahi
تَبَٰرَكَ ٱلَّذِي بِيَدِهِ ٱلۡمُلۡكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ
Qofte i lartesuar Ai, ne doren e te Cilit eshte pushteti suprem dhe qe eshte i Fuqishem te beje cdo gje
Surah Al-Mulk, Verse 1
ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡمَوۡتَ وَٱلۡحَيَوٰةَ لِيَبۡلُوَكُمۡ أَيُّكُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗاۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفُورُ
Ai i ka krijuar jeten dhe vdekjen, per t’ju provuar se kush prej jush do te veproje me mire; Ai eshte i Plotfuqishmi dhe Falesi i madh
Surah Al-Mulk, Verse 2
ٱلَّذِي خَلَقَ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖ طِبَاقٗاۖ مَّا تَرَىٰ فِي خَلۡقِ ٱلرَّحۡمَٰنِ مِن تَفَٰوُتٖۖ فَٱرۡجِعِ ٱلۡبَصَرَ هَلۡ تَرَىٰ مِن فُطُورٖ
Ai ka krijuar shtate qiej njerin mbi tjetrin. Nuk mund te gjesh ne krijimin e te Gjithemeshirshmit kurrfare ceni. Hidhe veshtrimin: a sheh ndonje plasaritje
Surah Al-Mulk, Verse 3
ثُمَّ ٱرۡجِعِ ٱلۡبَصَرَ كَرَّتَيۡنِ يَنقَلِبۡ إِلَيۡكَ ٱلۡبَصَرُ خَاسِئٗا وَهُوَ حَسِيرٞ
Pastaj hidhe serish veshtrimin; syte e tu do te kthehen te lodhur e te molisur
Surah Al-Mulk, Verse 4
وَلَقَدۡ زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِمَصَٰبِيحَ وَجَعَلۡنَٰهَا رُجُومٗا لِّلشَّيَٰطِينِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابَ ٱلسَّعِيرِ
Ne jua kemi zbukuruar qiellin me te aferm me yje te shkelqyeshme dhe i kemi bere ato si predha per te larguar djajte, per te cilet kemi pergatitur denimin me zjarr
Surah Al-Mulk, Verse 5
وَلِلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
Kurse per ata, qe e mohojne Zotin e tyre, denimi eshte Xhehenemi; eh, sa i shemtuar eshte ai vendbanim
Surah Al-Mulk, Verse 6
إِذَآ أُلۡقُواْ فِيهَا سَمِعُواْ لَهَا شَهِيقٗا وَهِيَ تَفُورُ
Kur te hidhen aty, do te degjojne ulerimen e tij, nderkohe qe ai vlon
Surah Al-Mulk, Verse 7
تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ ٱلۡغَيۡظِۖ كُلَّمَآ أُلۡقِيَ فِيهَا فَوۡجٞ سَأَلَهُمۡ خَزَنَتُهَآ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ نَذِيرٞ
gati per te shperthyer me furi. Sa here qe aty te hidhet ndonje grup, rojtaret e tij do t’i pyesin ata: “A nuk ju erdhi ndonje paralajmerues?!”
Surah Al-Mulk, Verse 8
قَالُواْ بَلَىٰ قَدۡ جَآءَنَا نَذِيرٞ فَكَذَّبۡنَا وَقُلۡنَا مَا نَزَّلَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ كَبِيرٖ
“Po - do te pergjigjen ata - na kane ardhur vertet paralajmerues, por ne i quajtem ata genjeshtare dhe thame: “Allahu nuk ka shpallur asgje; ju jeni ne nje humbje te madhe”
Surah Al-Mulk, Verse 9
وَقَالُواْ لَوۡ كُنَّا نَسۡمَعُ أَوۡ نَعۡقِلُ مَا كُنَّا فِيٓ أَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ
Ata do te thone: “Sikur te kishim degjuar ose menduar, nuk do te ishim midis banoreve te Zjarrit Flakerues!”
Surah Al-Mulk, Verse 10
فَٱعۡتَرَفُواْ بِذَنۢبِهِمۡ فَسُحۡقٗا لِّأَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ
Keshtu, ata do ta pranojne gjynahun e tyre. Larg qofshin prej meshires se Zotit banoret e Zjarrit Flakerues
Surah Al-Mulk, Verse 11
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٞ كَبِيرٞ
Vertet, per ata qe i frikesohen Zotit te tyre pa e pare Ate, do te kete falje dhe shperblim te madh
Surah Al-Mulk, Verse 12
وَأَسِرُّواْ قَوۡلَكُمۡ أَوِ ٱجۡهَرُواْ بِهِۦٓۖ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Sido qe te flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mire c’ka ne zemrat tuaja
Surah Al-Mulk, Verse 13
أَلَا يَعۡلَمُ مَنۡ خَلَقَ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلۡخَبِيرُ
E si te mos dije Ai qe ka krijuar gjithcka, kur Ai njeh cdo gje me imtesi dhe eshte i Gjitheinformuari
Surah Al-Mulk, Verse 14
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ ذَلُولٗا فَٱمۡشُواْ فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُواْ مِن رِّزۡقِهِۦۖ وَإِلَيۡهِ ٱلنُّشُورُ
Ai jua ka bere Token te perdorshme, andaj ecni neper viset e saj dhe ushqehuni me ate, qe ju ka dhene Ai. Si te ringjalleni, do te ktheheni tek Ai
Surah Al-Mulk, Verse 15
ءَأَمِنتُم مَّن فِي ٱلسَّمَآءِ أَن يَخۡسِفَ بِكُمُ ٱلۡأَرۡضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ
A jeni te sigurt se kush eshte ne qiell nuk do ta beje Token t’ju kaperdije, kur te filloje te dridhet papritmas
Surah Al-Mulk, Verse 16
أَمۡ أَمِنتُم مَّن فِي ٱلسَّمَآءِ أَن يُرۡسِلَ عَلَيۡكُمۡ حَاصِبٗاۖ فَسَتَعۡلَمُونَ كَيۡفَ نَذِيرِ
A jeni te sigurt se kush eshte ne qiell, nuk do t’ju coje furtune guresh? Atehere do ta dini sa i frikshem eshte paralajmerimi Im
Surah Al-Mulk, Verse 17
وَلَقَدۡ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ
Edhe ata qe ishin para jush i quajten genjeshtare te derguarit e tyre. Eh, sa i ashper ka qene ndeshkimi Im
Surah Al-Mulk, Verse 18
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلطَّيۡرِ فَوۡقَهُمۡ صَـٰٓفَّـٰتٖ وَيَقۡبِضۡنَۚ مَا يُمۡسِكُهُنَّ إِلَّا ٱلرَّحۡمَٰنُۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءِۭ بَصِيرٌ
A nuk i shohin shpendet mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahet? Askush nuk i mban ata, pervec te Gjithemeshirshmit; Ai, me te vertete, sheh cdo gje
Surah Al-Mulk, Verse 19
أَمَّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي هُوَ جُندٞ لَّكُمۡ يَنصُرُكُم مِّن دُونِ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ إِنِ ٱلۡكَٰفِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ
Kush eshte ai, qe mund t’ju ndihmoje si nje ushtri e tere, pervec te Gjithemeshirshmit? Mohuesit jane pre e mashtrimit (te shejtanit)
Surah Al-Mulk, Verse 20
أَمَّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي يَرۡزُقُكُمۡ إِنۡ أَمۡسَكَ رِزۡقَهُۥۚ بَل لَّجُّواْ فِي عُتُوّٖ وَنُفُورٍ
Kush jane ata, qe do t’ju japin mjete jetese, ne qofte se Ai jua ndalon ato? Por ata jane zhytur ne kryenecesi e mendjemadhesi
Surah Al-Mulk, Verse 21
أَفَمَن يَمۡشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجۡهِهِۦٓ أَهۡدَىٰٓ أَمَّن يَمۡشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
A eshte me mire ai qe shkon rreshqanas e kokulur apo ai qe ecen ballelart ne rrugen e drejte
Surah Al-Mulk, Verse 22
قُلۡ هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَكُمۡ وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ
Thuaju: “Eshte Ai qe ju ka krijuar dhe ju ka dhene degjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithate ju pak e falenderoni!”
Surah Al-Mulk, Verse 23
قُلۡ هُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ
Thuaju: “Eshte Ai qe ju ka shperndare neper Toke dhe para Tij do te tuboheni”
Surah Al-Mulk, Verse 24
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ata thone: “Atehere, kur (do te vije) ky premtim, nese thoni te verteten?”
Surah Al-Mulk, Verse 25
قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡعِلۡمُ عِندَ ٱللَّهِ وَإِنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٞ
Thuaju: “Dijenia (per kete) i perket vetem Allahut, kurse une jam vetem nje paralajmerues i qarte”
Surah Al-Mulk, Verse 26
فَلَمَّا رَأَوۡهُ زُلۡفَةٗ سِيٓـَٔتۡ وُجُوهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَقِيلَ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَدَّعُونَ
Kur te shohin denimin per se afermi, fytyrat e atyre qe mohuan do te zymtohen dhe, atehere, do t’u thuhet: “Ja, kjo eshte ajo qe e keni kerkuar te shpejtohej!”
Surah Al-Mulk, Verse 27
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَهۡلَكَنِيَ ٱللَّهُ وَمَن مَّعِيَ أَوۡ رَحِمَنَا فَمَن يُجِيرُ ٱلۡكَٰفِرِينَ مِنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ
Thuaj: “Mendoni: ne qofte se Allahu me shkaterron mua dhe ndjekesit e mi apo na meshiron, kush eshte ai qe do t’i mbroje jobesimtaret nga denimi i padurueshem?!”
Surah Al-Mulk, Verse 28
قُلۡ هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ءَامَنَّا بِهِۦ وَعَلَيۡهِ تَوَكَّلۡنَاۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ هُوَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
Thuaj: “Ai eshte i Gjithemeshirshmi; ne Ate besojme dhe tek Ai mbeshtetemi e ju, sigurisht, do ta merrni vesh se kush do te jete ne humbje te plote”
Surah Al-Mulk, Verse 29
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَصۡبَحَ مَآؤُكُمۡ غَوۡرٗا فَمَن يَأۡتِيكُم بِمَآءٖ مَّعِينِۭ
Thuaj: “Mendoni: nese ujerat tuaja ju shteren, kush (pervec Allahut) do t’ju sjelle uje rrjedhes?!”
Surah Al-Mulk, Verse 30