Surah Al-Mulk - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
تَبَٰرَكَ ٱلَّذِي بِيَدِهِ ٱلۡمُلۡكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ
Është i lartësuar Ai, në dorën e të cilit është pushteti dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë! –
Surah Al-Mulk, Verse 1
ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡمَوۡتَ وَٱلۡحَيَوٰةَ لِيَبۡلُوَكُمۡ أَيُّكُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗاۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفُورُ
Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; - Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës
Surah Al-Mulk, Verse 2
ٱلَّذِي خَلَقَ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖ طِبَاقٗاۖ مَّا تَرَىٰ فِي خَلۡقِ ٱلرَّحۡمَٰنِ مِن تَفَٰوُتٖۖ فَٱرۡجِعِ ٱلۡبَصَرَ هَلۡ تَرَىٰ مِن فُطُورٖ
Ai, i cili, i ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin, - ti nuk vëren në krijesat e Mëshiruesit kurrfarë disharmonie, dhe shiko edhe një ehrë a mos po sheh ndonjë plasaritje
Surah Al-Mulk, Verse 3
ثُمَّ ٱرۡجِعِ ٱلۡبَصَرَ كَرَّتَيۡنِ يَنقَلِبۡ إِلَيۡكَ ٱلۡبَصَرُ خَاسِئٗا وَهُوَ حَسِيرٞ
pastaj shiko përsëri shumë herë, shikimi do të kthehet i lodhur dhe i molisuar
Surah Al-Mulk, Verse 4
وَلَقَدۡ زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِمَصَٰبِيحَ وَجَعَلۡنَٰهَا رُجُومٗا لِّلشَّيَٰطِينِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابَ ٱلسَّعِيرِ
Na, juve ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe kemi bërë që (zjarri i tyre) t’i gjuajë djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr
Surah Al-Mulk, Verse 5
وَلِلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
Kurse, për ata që nuk besojnë në Zotin e tyre, dënimi është skëterra; e sa i shëmtuar është ai vendbanim
Surah Al-Mulk, Verse 6
إِذَآ أُلۡقُواْ فِيهَا سَمِعُواْ لَهَا شَهِيقٗا وَهِيَ تَفُورُ
Kur të hudhen në të, do të dëgjohet psherëtima e tyre, e zjarri do të ndizet furishëm
Surah Al-Mulk, Verse 7
تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ ٱلۡغَيۡظِۖ كُلَّمَآ أُلۡقِيَ فِيهَا فَوۡجٞ سَأَلَهُمۡ خَزَنَتُهَآ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ نَذِيرٞ
gati për të eksploduar nga ashpërsia. Kurdo që të hedhet në të ndonjë grup (jobesimtarësh), - rojtarët e skëterrës i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua tërheq vërejtjen juve?”
Surah Al-Mulk, Verse 8
قَالُواْ بَلَىٰ قَدۡ جَآءَنَا نَذِيرٞ فَكَذَّبۡنَا وَقُلۡنَا مَا نَزَّلَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ كَبِيرٖ
“Po”, përgjigjen ata, gjithsesi na ka ardhur neve përkujtuesi, por ne i kemi mohuar ata dhe kemi thënë: “Perëndia nuk ka shpallur asgjë, ju jeni në humbje të madhe!”
Surah Al-Mulk, Verse 9
وَقَالُواْ لَوۡ كُنَّا نَسۡمَعُ أَوۡ نَعۡقِلُ مَا كُنَّا فِيٓ أَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ
Ata (jobesimtarët), thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të skëterrës!”
Surah Al-Mulk, Verse 10
فَٱعۡتَرَفُواْ بِذَنۢبِهِمۡ فَسُحۡقٗا لِّأَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ
Dhe, ata e pranuan mëkatin e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e skëterrës
Surah Al-Mulk, Verse 11
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٞ كَبِيرٞ
Me të vërtetë, ata që i frikohen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, për ta ka falje dhe shpërblim të madh
Surah Al-Mulk, Verse 12
وَأَسِرُّواْ قَوۡلَكُمۡ أَوِ ٱجۡهَرُواْ بِهِۦٓۖ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Flitni ju fshehtas ose haptas, por Ai, me të vërtetë, di çka në zemrat tuaja
Surah Al-Mulk, Verse 13
أَلَا يَعۡلَمُ مَنۡ خَلَقَ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلۡخَبِيرُ
E si mos t’i dijë Ai, i cili ka krijuar çdo gjë dhe është i informuar hollësisht
Surah Al-Mulk, Verse 14
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ ذَلُولٗا فَٱمۡشُواْ فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُواْ مِن رِّزۡقِهِۦۖ وَإِلَيۡهِ ٱلنُّشُورُ
Ai ju ka bërë Tokën të nënshtruar – të shërbyeshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë që ju ka dhënë Ai. Ju (pasi të ringjalleni), do të ktheheni tek Ai
Surah Al-Mulk, Verse 15
ءَأَمِنتُم مَّن فِي ٱلسَّمَآءِ أَن يَخۡسِفَ بِكُمُ ٱلۡأَرۡضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ
A jeni ju të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju fusë në tokë, kur ajo fillon të dridhet papritmas
Surah Al-Mulk, Verse 16
أَمۡ أَمِنتُم مَّن فِي ٱلسَّمَآءِ أَن يُرۡسِلَ عَلَيۡكُمۡ حَاصِبٗاۖ فَسَتَعۡلَمُونَ كَيۡفَ نَذِيرِ
Ose, a jeni të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do të dini se çfarë është vërejtja Ime
Surah Al-Mulk, Verse 17
وَلَقَدۡ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ
Me të vërtetë, i kanë konsideruar gënjeshtarë ata që kanë qenë përpara këtyre. E sa i ashpër ka qenë dënimi (pezmi) Im
Surah Al-Mulk, Verse 18
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلطَّيۡرِ فَوۡقَهُمۡ صَـٰٓفَّـٰتٖ وَيَقۡبِضۡنَۚ مَا يُمۡسِكُهُنَّ إِلَّا ٱلرَّحۡمَٰنُۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءِۭ بَصِيرٌ
A thua nuk po i shohin ata shpendët mbi kokat e tyre, se si fluturojnë, duke i hapur dhe mbledhur krahët? Askush nuk i mbanë ata, përveç Zotit Mëshirues; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë
Surah Al-Mulk, Verse 19
أَمَّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي هُوَ جُندٞ لَّكُمۡ يَنصُرُكُم مِّن دُونِ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ إِنِ ٱلۡكَٰفِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ
Ose, kush është ai që do të jetë ushtria e juaj, që t’u ndihmojë juve, përveç Mëshiruesit? Jobesimtarët janë vetëm në mashtrim, (s’ka ushtarë për ju)
Surah Al-Mulk, Verse 20
أَمَّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي يَرۡزُقُكُمۡ إِنۡ أَمۡسَكَ رِزۡقَهُۥۚ بَل لَّجُّواْ فِي عُتُوّٖ وَنُفُورٍ
Kush janë ata që ju furnizojnë, në qoftë se Ai (Perëndia) e ndalon furnizimin? – Por, ata janë zhytur në të këqia dhe në arrati (nga e vërteta)
Surah Al-Mulk, Verse 21
أَفَمَن يَمۡشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجۡهِهِۦٓ أَهۡدَىٰٓ أَمَّن يَمۡشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokëulur, apo ai që në rrugën e drejtë ecën vertikalisht e ballëlartë
Surah Al-Mulk, Verse 22
قُلۡ هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَكُمۡ وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ
Thuaj: “Ai është që ju ka krijur dhe u ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat (mendjen), kurse ju pak falenderoni!”
Surah Al-Mulk, Verse 23
قُلۡ هُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ
Thuaj: “Ai ju ka krijuar të shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni (për llogari)”
Surah Al-Mulk, Verse 24
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
E ata thonë: “Kur është ky premtim (caktojeni), nëse thoni të vërtetën?!”
Surah Al-Mulk, Verse 25
قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡعِلۡمُ عِندَ ٱللَّهِ وَإِنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٞ
Thuaj: “Vetëm Zoti e di (kohën), kurse unë jam vetëm paralajmërues i qartë”
Surah Al-Mulk, Verse 26
فَلَمَّا رَأَوۡهُ زُلۡفَةٗ سِيٓـَٔتۡ وُجُوهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَقِيلَ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَدَّعُونَ
Kur për së afërmi e panë dënimin, u zymtuan fytyrat e atyre që nuk kanë besuar dhe do t’u thuhet: “Qe, kjo është ajo që e keni kërkuar (shpejtimin e dënimit)!”
Surah Al-Mulk, Verse 27
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَهۡلَكَنِيَ ٱللَّهُ وَمَن مَّعِيَ أَوۡ رَحِمَنَا فَمَن يُجِيرُ ٱلۡكَٰفِرِينَ مِنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ
Thuaj: “Ç’menoni ju, në qoftë se Perëndia më shkatërron mua dhe ata që janë me mua, ose na mëshiron; kush është ai që do t’i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?”
Surah Al-Mulk, Verse 28
قُلۡ هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ءَامَنَّا بِهِۦ وَعَلَيۡهِ تَوَكَّلۡنَاۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ هُوَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, (që na shpëton neve), në Atë besojmë dhe në Atë mbështetemi, e ju sigurisht do ta dini se kush është i humbur plotësisht”
Surah Al-Mulk, Verse 29
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَصۡبَحَ مَآؤُكُمۡ غَوۡرٗا فَمَن يَأۡتِيكُم بِمَآءٖ مَّعِينِۭ
Thuaj: “Çka mendoni, nëse ujërat tuaja ju shterren – kush do t’u sjell juve ujin rrjedhës?”
Surah Al-Mulk, Verse 30