Surah At-Tahrim - Albanian Translation by Feti Mehdiu
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكَۖ تَبۡتَغِي مَرۡضَاتَ أَزۡوَٰجِكَۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
O Profet, përse ia ndalon vetvetes atë që ta ka lejuar All-llahu, atë që të është lejuar për të kënaqur gratë tuaja? All-llahu fal dhe është mëshirëplotë
Surah At-Tahrim, Verse 1
قَدۡ فَرَضَ ٱللَّهُ لَكُمۡ تَحِلَّةَ أَيۡمَٰنِكُمۡۚ وَٱللَّهُ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ
All-llahu ua ka përcaktuar kompensimin për betimet tuaja. All-llahu është Zoti juaj, Ai është shumë i dijshëm e i urtë
Surah At-Tahrim, Verse 2
وَإِذۡ أَسَرَّ ٱلنَّبِيُّ إِلَىٰ بَعۡضِ أَزۡوَٰجِهِۦ حَدِيثٗا فَلَمَّا نَبَّأَتۡ بِهِۦ وَأَظۡهَرَهُ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ عَرَّفَ بَعۡضَهُۥ وَأَعۡرَضَ عَنۢ بَعۡضٖۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِۦ قَالَتۡ مَنۡ أَنۢبَأَكَ هَٰذَاۖ قَالَ نَبَّأَنِيَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡخَبِيرُ
Kur Profeti njërës nga gratë e veta i kumtoi një fshehtësi porse ajo e shpalli atë, mirëpo A, llahu këtë ia tregoi këtij. Ai një pjesë ia kumtoi, kurse tjetrën e heshti, dhe kur e njoftoi atë (gruan) lidhur me këtë lajm ajo tha: “Po ty kush ta tha këtë”? Ai i tha: “Më lajmëroi mua i gjithdijshmi, i informuari”
Surah At-Tahrim, Verse 3
إِن تَتُوبَآ إِلَى ٱللَّهِ فَقَدۡ صَغَتۡ قُلُوبُكُمَاۖ وَإِن تَظَٰهَرَا عَلَيۡهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ مَوۡلَىٰهُ وَجِبۡرِيلُ وَصَٰلِحُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۖ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ بَعۡدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ
Nëse ju të dyja pendoheni tek All-llahu, zemrat tuaja janë përulur, e nëse paraqiteni të dyja kundër tij, ani, All-llahu është mbrojtës i tij, edhe Xhibrili edhe besimtarët e ndershëm; e pas kësaj paraqiten edhe të tërë engjujt (si ndihmëtarë)
Surah At-Tahrim, Verse 4
عَسَىٰ رَبُّهُۥٓ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبۡدِلَهُۥٓ أَزۡوَٰجًا خَيۡرٗا مِّنكُنَّ مُسۡلِمَٰتٖ مُّؤۡمِنَٰتٖ قَٰنِتَٰتٖ تَـٰٓئِبَٰتٍ عَٰبِدَٰتٖ سَـٰٓئِحَٰتٖ ثَيِّبَٰتٖ وَأَبۡكَارٗا
Nëse ai ju lëshon, ndoshta atij, Zoti i tij, do t’i japë, në vend tuajin, gra më të mira se ju: besnike All-llahut, besimtare, të dëgjueshme, që pendohen e që adhurojnë All-llahun, agjërojnë, të veja dhe beqaresha
Surah At-Tahrim, Verse 5
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ وَأَهۡلِيكُمۡ نَارٗا وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلۡحِجَارَةُ عَلَيۡهَا مَلَـٰٓئِكَةٌ غِلَاظٞ شِدَادٞ لَّا يَعۡصُونَ ٱللَّهَ مَآ أَمَرَهُمۡ وَيَفۡعَلُونَ مَا يُؤۡمَرُونَ
O besimtarë, ruanie veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, të cilin do ta ruajnë engjujt të rreptë dhe të fortë. Nuk u kundërvihen asaj që i urdhëron All-llahu dhe veprojnë si janë të urdhëruar
Surah At-Tahrim, Verse 6
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَعۡتَذِرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّمَا تُجۡزَوۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
O ju që nuk keni besuar, sot mos kërkoni arsyetim. Ju shpërbleheni vetëm me atë çka keni punuar
Surah At-Tahrim, Verse 7
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ تُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ تَوۡبَةٗ نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيُدۡخِلَكُمۡ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يَوۡمَ لَا يُخۡزِي ٱللَّهُ ٱلنَّبِيَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥۖ نُورُهُمۡ يَسۡعَىٰ بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتۡمِمۡ لَنَا نُورَنَا وَٱغۡفِرۡ لَنَآۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë, ndoshta Zoti juaj i neutralizon veprat tuaja të këqia dhe do t’iu shtie në xhenete, ku do të rrjedhin lumenj, atë ditë kur All-llahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata të cilët kanë besuar bashkë me te. Drita e tyre shetit përpara tyre dhe nga ana e djathtë. “Zoti ynë, - do të thonë, - përsose dritën tonë dhe na e fal se Ti, me të vërtetë, ke mundësi për çdo send!”
Surah At-Tahrim, Verse 8
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ جَٰهِدِ ٱلۡكُفَّارَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱغۡلُظۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
O Profet, lufto mosbesimtarët dhe hipokritët dhe qëndro i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre është xhehennemi, po sa vendbanim i tmerrshëm është ai
Surah At-Tahrim, Verse 9
ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱمۡرَأَتَ نُوحٖ وَٱمۡرَأَتَ لُوطٖۖ كَانَتَا تَحۡتَ عَبۡدَيۡنِ مِنۡ عِبَادِنَا صَٰلِحَيۡنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمۡ يُغۡنِيَا عَنۡهُمَا مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗا وَقِيلَ ٱدۡخُلَا ٱلنَّارَ مَعَ ٱلدَّـٰخِلِينَ
Atyre që kanë mohuar, All-llahu u sjell si shembull gruan e Nuhit dhe të Lutit; ishin nën kurorë me dy robë të mirë nga robërit Tanë, por ato dyja tradhtuan, prandaj ata dy tek All-llahu kurrgjë nuk mund tu ndihmojnë, dhe do t’u thuhet: “Hyni ju dyja në zjarr me të tjeët që po hyjnë”
Surah At-Tahrim, Verse 10
وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱمۡرَأَتَ فِرۡعَوۡنَ إِذۡ قَالَتۡ رَبِّ ٱبۡنِ لِي عِندَكَ بَيۡتٗا فِي ٱلۡجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِن فِرۡعَوۡنَ وَعَمَلِهِۦ وَنَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Kurse për ata që besojnë, All-llahu si shembull u sjell gruan e Faraonit, kur tha: “O Zoti im, ndërtoma një shtëpi, te Ti, në xhennet dhe shpëtom nga Faraoni dhe sjelljet e tij dhe më shpëto nga populli mizor!”
Surah At-Tahrim, Verse 11
وَمَرۡيَمَ ٱبۡنَتَ عِمۡرَٰنَ ٱلَّتِيٓ أَحۡصَنَتۡ فَرۡجَهَا فَنَفَخۡنَا فِيهِ مِن رُّوحِنَا وَصَدَّقَتۡ بِكَلِمَٰتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِۦ وَكَانَتۡ مِنَ ٱلۡقَٰنِتِينَ
Dhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndërsa ne aty krijuam jetë (mbeti shtatëzanë), u besoi fjalëve dhe librave të Zotit të vet dhe ishte nga ato të përulurat
Surah At-Tahrim, Verse 12