UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Jinn - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


قُلۡ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ ٱسۡتَمَعَ نَفَرٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ فَقَالُوٓاْ إِنَّا سَمِعۡنَا قُرۡءَانًا عَجَبٗا

Thuaj (o Muhammed!): “Mua m’u ka shpallur se disa prej xhindëve (krijesa të padukshme), kanë dëgjuar dhe kanë thënë: “Me të vërtetë, kemi dëgjuar (një) Kur’an të mrekullueshëm
Surah Al-Jinn, Verse 1


يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلرُّشۡدِ فَـَٔامَنَّا بِهِۦۖ وَلَن نُّشۡرِكَ بِرَبِّنَآ أَحَدٗا

i cili udhëzon në rrugën e drejtë – e ne kemi besuar në të, dhe kurrsesi më nuk do t’i bëjmë shok askë Perëndisë sonë
Surah Al-Jinn, Verse 2


وَأَنَّهُۥ تَعَٰلَىٰ جَدُّ رَبِّنَا مَا ٱتَّخَذَ صَٰحِبَةٗ وَلَا وَلَدٗا

e, me të vërtetë, qoftë, lartë madhëria e Tij – Zotit tonë! Ai, nuk ka marrë për Vete as bashkëshorte as fëmijë
Surah Al-Jinn, Verse 3


وَأَنَّهُۥ كَانَ يَقُولُ سَفِيهُنَا عَلَى ٱللَّهِ شَطَطٗا

(Disa) të marrët nga ne, flisnin gënjeshtra për Perëndinë
Surah Al-Jinn, Verse 4


وَأَنَّا ظَنَنَّآ أَن لَّن تَقُولَ ٱلۡإِنسُ وَٱلۡجِنُّ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا

kurse ne, kemi menduar se as njerëzit as xhindët nuk flasin gënjeshtra për Perëndinë
Surah Al-Jinn, Verse 5


وَأَنَّهُۥ كَانَ رِجَالٞ مِّنَ ٱلۡإِنسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٖ مِّنَ ٱلۡجِنِّ فَزَادُوهُمۡ رَهَقٗا

e disa njerëz kanë kërkuar strehim te disa xhindë, e kjo vetëm që ua shtoi atyre tërbimin
Surah Al-Jinn, Verse 6


وَأَنَّهُمۡ ظَنُّواْ كَمَا ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَبۡعَثَ ٱللَّهُ أَحَدٗا

dhe, ata mendojnë siç mendoni edhe ju: se, Perëndia nuk do të ringjallë askë
Surah Al-Jinn, Verse 7


وَأَنَّا لَمَسۡنَا ٱلسَّمَآءَ فَوَجَدۡنَٰهَا مُلِئَتۡ حَرَسٗا شَدِيدٗا وَشُهُبٗا

ne jemi ata që kemi arritur në qiell, por kemi hasur në plotë roje të forta (engjëj) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë)
Surah Al-Jinn, Verse 8


وَأَنَّا كُنَّا نَقۡعُدُ مِنۡهَا مَقَٰعِدَ لِلسَّمۡعِۖ فَمَن يَسۡتَمِعِ ٱلۡأٓنَ يَجِدۡ لَهُۥ شِهَابٗا رَّصَدٗا

dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta (meteorë) që janë në pritje (pusi)
Surah Al-Jinn, Verse 9


وَأَنَّا لَا نَدۡرِيٓ أَشَرٌّ أُرِيدَ بِمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ أَرَادَ بِهِمۡ رَبُّهُمۡ رَشَدٗا

dhe ne nuk dimë, se e keqja i qëllimohet atyre që janë në Tokë, apo Zoti i tyre don t’i udhëzojë në rrugë të mirë
Surah Al-Jinn, Verse 10


وَأَنَّا مِنَّا ٱلصَّـٰلِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَٰلِكَۖ كُنَّا طَرَآئِقَ قِدَدٗا

e midis nesh ka të mirë dhe ka që nuk janë të mirë, ka prej nesh kategori të ndryshme, (grupe të përçara)
Surah Al-Jinn, Verse 11


وَأَنَّا ظَنَنَّآ أَن لَّن نُّعۡجِزَ ٱللَّهَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَن نُّعۡجِزَهُۥ هَرَبٗا

dhe ne e kemi ditur se nuk do të mund t’i shpëtojmë Perëndisë në Tokë dhe nuk mund ta lodhim Atë duke ikur (në qiell)
Surah Al-Jinn, Verse 12


وَأَنَّا لَمَّا سَمِعۡنَا ٱلۡهُدَىٰٓ ءَامَنَّا بِهِۦۖ فَمَن يُؤۡمِنۢ بِرَبِّهِۦ فَلَا يَخَافُ بَخۡسٗا وَلَا رَهَقٗا

dhe ne, posa dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të druajë nga dëmi as nga zullumi (tërbimi)
Surah Al-Jinn, Verse 13


وَأَنَّا مِنَّا ٱلۡمُسۡلِمُونَ وَمِنَّا ٱلۡقَٰسِطُونَۖ فَمَنۡ أَسۡلَمَ فَأُوْلَـٰٓئِكَ تَحَرَّوۡاْ رَشَدٗا

dhe ka prej nesh muslimanë, e ka prej nesh edhe mëkatarë, e kush e ka përqafuar islamizmin, e ka zgjedhur rrugën e drejtë
Surah Al-Jinn, Verse 14


وَأَمَّا ٱلۡقَٰسِطُونَ فَكَانُواْ لِجَهَنَّمَ حَطَبٗا

kurse, jobesimtarët, do të jenë lëndë djegëse të skëterrës”
Surah Al-Jinn, Verse 15


وَأَلَّوِ ٱسۡتَقَٰمُواْ عَلَى ٱلطَّرِيقَةِ لَأَسۡقَيۡنَٰهُم مَّآءً غَدَقٗا

Sikur të qëndronin në rrugën e vërtetë, Ne do t’i furnizonim me ujë të bollshëm
Surah Al-Jinn, Verse 16


لِّنَفۡتِنَهُمۡ فِيهِۚ وَمَن يُعۡرِضۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِۦ يَسۡلُكۡهُ عَذَابٗا صَعَدٗا

për t’i vënë me këtë në sprovë ata; e kushdo që largohet nga të përkujtuarit Zotin e tij, Zoti atë ia nënshtron dënimit të ashpër
Surah Al-Jinn, Verse 17


وَأَنَّ ٱلۡمَسَٰجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدۡعُواْ مَعَ ٱللَّهِ أَحَدٗا

Xhamiat i janë kushtuar Perëndisë, dhe mos iu lutni askujt, përveç Perëndisë
Surah Al-Jinn, Verse 18


وَأَنَّهُۥ لَمَّا قَامَ عَبۡدُ ٱللَّهِ يَدۡعُوهُ كَادُواْ يَكُونُونَ عَلَيۡهِ لِبَدٗا

E, kur adhuruesi i Perëndisë (Muhammedi), u ngrit t’i lutet Atij, ata (xhindët) u tubuan rreth tij si të ishin shtëllungë leshi
Surah Al-Jinn, Verse 19


قُلۡ إِنَّمَآ أَدۡعُواْ رَبِّي وَلَآ أُشۡرِكُ بِهِۦٓ أَحَدٗا

Thuaj (o Muhammed!): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe askë s’ia bëjë shok Atij”
Surah Al-Jinn, Verse 20


قُلۡ إِنِّي لَآ أَمۡلِكُ لَكُمۡ ضَرّٗا وَلَا رَشَدٗا

Thuaj (o Muhammed!): “Unë nuk mundem t’jua largojë ndonjë dëm juve e as t’ua sjell ndonjë dobi (vetëm Perëndia ka pushtet për këtë)”
Surah Al-Jinn, Verse 21


قُلۡ إِنِّي لَن يُجِيرَنِي مِنَ ٱللَّهِ أَحَدٞ وَلَنۡ أَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلۡتَحَدًا

Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Perëndisë; as që mund të gjejë strehim tjetër kund, përveç te Ai
Surah Al-Jinn, Verse 22


إِلَّا بَلَٰغٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِسَٰلَٰتِهِۦۚ وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ لَهُۥ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا

(Unë s’kam tjetër funksion) përveç që t’ua predikojë atë që vjen nga Perëndia dhe të dërguarit e Tij”. E, ai që s’dëgjon Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij, atë e pret zjarri i skëterrës, në të cilin do të mbetet përgjithmonë. –
Surah Al-Jinn, Verse 23


حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوۡاْ مَا يُوعَدُونَ فَسَيَعۡلَمُونَ مَنۡ أَضۡعَفُ نَاصِرٗا وَأَقَلُّ عَدَدٗا

E, kur ata të shohin atë për çka u është tërhequr vërejtja, do ta dinë ata se kush është më i dobët (në ndihmë) dhe në numër më i vogël
Surah Al-Jinn, Verse 24


قُلۡ إِنۡ أَدۡرِيٓ أَقَرِيبٞ مَّا تُوعَدُونَ أَمۡ يَجۡعَلُ لَهُۥ رَبِّيٓ أَمَدًا

Thuaj (o Muhammed!): “Unë nuk e di, a është afër ajo që u është premtuar juve, apo Zoti im ka caktuar për të afat (më të gjatë)
Surah Al-Jinn, Verse 25


عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ فَلَا يُظۡهِرُ عَلَىٰ غَيۡبِهِۦٓ أَحَدًا

vetëm Ai i di sekretet dhe Ai nuk ia zbulon sekretet e Veta askujt
Surah Al-Jinn, Verse 26


إِلَّا مَنِ ٱرۡتَضَىٰ مِن رَّسُولٖ فَإِنَّهُۥ يَسۡلُكُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ رَصَدٗا

përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për të dërguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i vë ata që e ruajnë (engjëjt)
Surah Al-Jinn, Verse 27


لِّيَعۡلَمَ أَن قَدۡ أَبۡلَغُواْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّهِمۡ وَأَحَاطَ بِمَا لَدَيۡهِمۡ وَأَحۡصَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ عَدَدَۢا

në mënyrë që t’i dijë (qartë) se a i kanë zbatuar misionet e Zotit të tyre. Ai di në hollësi çdo gjë që është te të dërguarit; Ai di numrin e çdo gjëje që ekziston
Surah Al-Jinn, Verse 28


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 71
>> Surah 73

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai