UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Muzzammil - Albanian Translation by Sherif Ahmeti


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُزَّمِّلُ

O ti i mbështjellë
Surah Al-Muzzammil, Verse 1


قُمِ ٱلَّيۡلَ إِلَّا قَلِيلٗا

Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj
Surah Al-Muzzammil, Verse 2


نِّصۡفَهُۥٓ أَوِ ٱنقُصۡ مِنۡهُ قَلِيلًا

Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën
Surah Al-Muzzammil, Verse 3


أَوۡ زِدۡ عَلَيۡهِ وَرَتِّلِ ٱلۡقُرۡءَانَ تَرۡتِيلًا

Ose shto diç prej saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje
Surah Al-Muzzammil, Verse 4


إِنَّا سَنُلۡقِي عَلَيۡكَ قَوۡلٗا ثَقِيلًا

Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe)
Surah Al-Muzzammil, Verse 5


إِنَّ نَاشِئَةَ ٱلَّيۡلِ هِيَ أَشَدُّ وَطۡـٔٗا وَأَقۡوَمُ قِيلًا

E s’ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjlë më e qartë
Surah Al-Muzzammil, Verse 6


إِنَّ لَكَ فِي ٱلنَّهَارِ سَبۡحٗا طَوِيلٗا

Vërtet, Ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh)
Surah Al-Muzzammil, Verse 7


وَٱذۡكُرِ ٱسۡمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلۡ إِلَيۡهِ تَبۡتِيلٗا

Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij
Surah Al-Muzzammil, Verse 8


رَّبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱتَّخِذۡهُ وَكِيلٗا

Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merrë për mbështetje
Surah Al-Muzzammil, Verse 9


وَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱهۡجُرۡهُمۡ هَجۡرٗا جَمِيلٗا

Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur
Surah Al-Muzzammil, Verse 10


وَذَرۡنِي وَٱلۡمُكَذِّبِينَ أُوْلِي ٱلنَّعۡمَةِ وَمَهِّلۡهُمۡ قَلِيلًا

Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat
Surah Al-Muzzammil, Verse 11


إِنَّ لَدَيۡنَآ أَنكَالٗا وَجَحِيمٗا

Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr
Surah Al-Muzzammil, Verse 12


وَطَعَامٗا ذَا غُصَّةٖ وَعَذَابًا أَلِيمٗا

Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm
Surah Al-Muzzammil, Verse 13


يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ وَكَانَتِ ٱلۡجِبَالُ كَثِيبٗا مَّهِيلًا

Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse
Surah Al-Muzzammil, Verse 14


إِنَّآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ رَسُولٗا شَٰهِدًا عَلَيۡكُمۡ كَمَآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ رَسُولٗا

Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar
Surah Al-Muzzammil, Verse 15


فَعَصَىٰ فِرۡعَوۡنُ ٱلرَّسُولَ فَأَخَذۡنَٰهُ أَخۡذٗا وَبِيلٗا

E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë
Surah Al-Muzzammil, Verse 16


فَكَيۡفَ تَتَّقُونَ إِن كَفَرۡتُمۡ يَوۡمٗا يَجۡعَلُ ٱلۡوِلۡدَٰنَ شِيبًا

Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t’i bëjë pleq
Surah Al-Muzzammil, Verse 17


ٱلسَّمَآءُ مُنفَطِرُۢ بِهِۦۚ كَانَ وَعۡدُهُۥ مَفۡعُولًا

Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet
Surah Al-Muzzammil, Verse 18


إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذۡكِرَةٞۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًا

Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet
Surah Al-Muzzammil, Verse 19


۞إِنَّ رَبَّكَ يَعۡلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدۡنَىٰ مِن ثُلُثَيِ ٱلَّيۡلِ وَنِصۡفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَۚ وَٱللَّهُ يُقَدِّرُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحۡصُوهُ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرۡضَىٰ وَءَاخَرُونَ يَضۡرِبُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَبۡتَغُونَ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَءَاخَرُونَ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۖ فَٱقۡرَءُواْ مَا تَيَسَّرَ مِنۡهُۚ وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَقۡرِضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗاۚ وَمَا تُقَدِّمُواْ لِأَنفُسِكُم مِّنۡ خَيۡرٖ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرٗا وَأَعۡظَمَ أَجۡرٗاۚ وَٱسۡتَغۡفِرُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمُۢ

Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues
Surah Al-Muzzammil, Verse 20


Author: Sherif Ahmeti


<< Surah 72
>> Surah 74

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai