UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Muddathir - Albanian Translation by Hassan Nahi


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُدَّثِّرُ

O ti i mbështjellë (o Muhamed)
Surah Al-Muddathir, Verse 1


قُمۡ فَأَنذِرۡ

Çohu dhe paralajmëro
Surah Al-Muddathir, Verse 2


وَرَبَّكَ فَكَبِّرۡ

Zotin tënd madhëroje
Surah Al-Muddathir, Verse 3


وَثِيَابَكَ فَطَهِّرۡ

petkat e tua pastroji
Surah Al-Muddathir, Verse 4


وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ

dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)
Surah Al-Muddathir, Verse 5


وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ

Mos jep gjë me synimin që të marrësh më shumë
Surah Al-Muddathir, Verse 6


وَلِرَبِّكَ فَٱصۡبِرۡ

dhe për hir të Zotit tënd duro
Surah Al-Muddathir, Verse 7


فَإِذَا نُقِرَ فِي ٱلنَّاقُورِ

se, kur të fryhet në Sur
Surah Al-Muddathir, Verse 8


فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٖ يَوۡمٌ عَسِيرٌ

ajo do të jetë një ditë e rëndë
Surah Al-Muddathir, Verse 9


عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٖ

Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë
Surah Al-Muddathir, Verse 10


ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدٗا

Më lër Vetëm (të merrem) me atë që e krijova
Surah Al-Muddathir, Verse 11


وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالٗا مَّمۡدُودٗا

dhe i dhashë pasuri të pamasë
Surah Al-Muddathir, Verse 12


وَبَنِينَ شُهُودٗا

e djem pranë vetes
Surah Al-Muddathir, Verse 13


وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمۡهِيدٗا

Unë ia bëra kamjen të lehtë e të shtruar
Surah Al-Muddathir, Verse 14


ثُمَّ يَطۡمَعُ أَنۡ أَزِيدَ

e, megjithatë, ai lakmon që t’i jap më tepër
Surah Al-Muddathir, Verse 15


كَلَّآۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِأٓيَٰتِنَا عَنِيدٗا

Jo, kurrsesi! Vërtet, ai i mohoi me kryeneçësi shpalljet Tona
Surah Al-Muddathir, Verse 16


سَأُرۡهِقُهُۥ صَعُودًا

prandaj Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda
Surah Al-Muddathir, Verse 17


إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ

Ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit)
Surah Al-Muddathir, Verse 18


فَقُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ

dhe qoftë mallkuar, si kurdisi
Surah Al-Muddathir, Verse 19


ثُمَّ قُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ

Dhe sërish qoftë mallkuar, si kurdisi
Surah Al-Muddathir, Verse 20


ثُمَّ نَظَرَ

Pastaj vështroi rreth vetes
Surah Al-Muddathir, Verse 21


ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ

mblodhi vetullat e u vrenjt
Surah Al-Muddathir, Verse 22


ثُمَّ أَدۡبَرَ وَٱسۡتَكۡبَرَ

pastaj u kthye i kapardisur
Surah Al-Muddathir, Verse 23


فَقَالَ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ يُؤۡثَرُ

dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar
Surah Al-Muddathir, Verse 24


إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا قَوۡلُ ٱلۡبَشَرِ

Këto janë vetëm fjalë të një vdekatari!”
Surah Al-Muddathir, Verse 25


سَأُصۡلِيهِ سَقَرَ

Do ta hedh në Sekar (Xhehenem)
Surah Al-Muddathir, Verse 26


وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سَقَرُ

E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)
Surah Al-Muddathir, Verse 27


لَا تُبۡقِي وَلَا تَذَرُ

Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë
Surah Al-Muddathir, Verse 28


لَوَّاحَةٞ لِّلۡبَشَرِ

lëkurat i shkrumbon
Surah Al-Muddathir, Verse 29


عَلَيۡهَا تِسۡعَةَ عَشَرَ

Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj)
Surah Al-Muddathir, Verse 30


وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَـٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ

Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t’u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe jobesimtarët: “Ç’ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit
Surah Al-Muddathir, Verse 31


كَلَّا وَٱلۡقَمَرِ

Kurrsesi! Betohem për Hënën
Surah Al-Muddathir, Verse 32


وَٱلَّيۡلِ إِذۡ أَدۡبَرَ

për natën që largohet
Surah Al-Muddathir, Verse 33


وَٱلصُّبۡحِ إِذَآ أَسۡفَرَ

e për agimin që zbardhëllon
Surah Al-Muddathir, Verse 34


إِنَّهَا لَإِحۡدَى ٱلۡكُبَرِ

se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha
Surah Al-Muddathir, Verse 35


نَذِيرٗا لِّلۡبَشَرِ

paralajmërim për njerëzit
Surah Al-Muddathir, Verse 36


لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَتَقَدَّمَ أَوۡ يَتَأَخَّرَ

për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija)
Surah Al-Muddathir, Verse 37


كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِينَةٌ

Çdo njeri është peng i veprave të veta
Surah Al-Muddathir, Verse 38


إِلَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡيَمِينِ

përveç njerëzve të krahut të djathtë
Surah Al-Muddathir, Verse 39


فِي جَنَّـٰتٖ يَتَسَآءَلُونَ

të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin
Surah Al-Muddathir, Verse 40


عَنِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

për keqbërësit
Surah Al-Muddathir, Verse 41


مَا سَلَكَكُمۡ فِي سَقَرَ

“Çfarë ju ka sjellë në Sekar?”
Surah Al-Muddathir, Verse 42


قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ

Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz
Surah Al-Muddathir, Verse 43


وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ

dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit
Surah Al-Muddathir, Verse 44


وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ

Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët
Surah Al-Muddathir, Verse 45


وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ

dhe mohonim Ditën e Llogarisë
Surah Al-Muddathir, Verse 46


حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ

derisa na erdhi vdekja.”
Surah Al-Muddathir, Verse 47


فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّـٰفِعِينَ

Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t’i ndihmojë ata
Surah Al-Muddathir, Verse 48


فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ

Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi
Surah Al-Muddathir, Verse 49


كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ

sikur të ishin gomarë të egër
Surah Al-Muddathir, Verse 50


فَرَّتۡ مِن قَسۡوَرَةِۭ

e të frikësuar që ikin prej luanit
Surah Al-Muddathir, Verse 51


بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفٗا مُّنَشَّرَةٗ

Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t’i jepen shkrime të hapura (nga Zoti)
Surah Al-Muddathir, Verse 52


كَلَّاۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ

Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër
Surah Al-Muddathir, Verse 53


كَلَّآ إِنَّهُۥ تَذۡكِرَةٞ

Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë
Surah Al-Muddathir, Verse 54


فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ

prandaj, kush të dojë, le t’ia vërë veshin
Surah Al-Muddathir, Verse 55


وَمَا يَذۡكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ هُوَ أَهۡلُ ٱلتَّقۡوَىٰ وَأَهۡلُ ٱلۡمَغۡفِرَةِ

Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur
Surah Al-Muddathir, Verse 56


Author: Hassan Nahi


<< Surah 73
>> Surah 75

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai