UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Anfal - Albanian Translation by Hassan Nahi


يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡأَنفَالِۖ قُلِ ٱلۡأَنفَالُ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَصۡلِحُواْ ذَاتَ بَيۡنِكُمۡۖ وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ

Te pyesin ty (o Muhamed) per placken e luftes. Thuaj: “Placka e luftes i perket Allahut dhe te Derguarit”. Prandaj, frikesojuni Allahut, rregulloni marredheniet midis jush dhe bindjuni Allahut dhe te Derguarit te Tij, nese jeni besimtare te vertete”
Surah Al-Anfal, Verse 1


إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَإِذَا تُلِيَتۡ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُهُۥ زَادَتۡهُمۡ إِيمَٰنٗا وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

Besimtare te vertete jane vetem ata, zemrat e te cileve, kur permendet Allahu, fergellojne dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetem te Zoti i tyre mbeshteten
Surah Al-Anfal, Verse 2


ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ

ata qe falin namazin dhe japin prej asaj qe Ne ua kemi dhene
Surah Al-Anfal, Verse 3


أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ حَقّٗاۚ لَّهُمۡ دَرَجَٰتٌ عِندَ رَبِّهِمۡ وَمَغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ

Njemend, ata jane besimtare te vertete. Ata do te kene shkalle pernderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (ne Xhenet)
Surah Al-Anfal, Verse 4


كَمَآ أَخۡرَجَكَ رَبُّكَ مِنۢ بَيۡتِكَ بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لَكَٰرِهُونَ

Zoti yt te nxori nga shtepia jote (per te luftuar) per te Verteten edhe pse kjo nuk i pelqeu nje grupi prej besimtareve
Surah Al-Anfal, Verse 5


يُجَٰدِلُونَكَ فِي ٱلۡحَقِّ بَعۡدَ مَا تَبَيَّنَ كَأَنَّمَا يُسَاقُونَ إِلَى ٱلۡمَوۡتِ وَهُمۡ يَنظُرُونَ

Ata polemizojne me ty per te verteten (luften), e cila u ishte bere e qarte, sikur te ishin duke u cuar drejt vdekjes se sigurt
Surah Al-Anfal, Verse 6


وَإِذۡ يَعِدُكُمُ ٱللَّهُ إِحۡدَى ٱلطَّآئِفَتَيۡنِ أَنَّهَا لَكُمۡ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيۡرَ ذَاتِ ٱلشَّوۡكَةِ تَكُونُ لَكُمۡ وَيُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُحِقَّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَيَقۡطَعَ دَابِرَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Allahu ju premtoi fitoren mbi njerin prej dy grupeve, qe ai te ishte juaji. Ju deshironit qe grupi i paarmatosur te ishte juaji, ndersa Allahu deshironte te permbushte premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrenjet mohuesve
Surah Al-Anfal, Verse 7


لِيُحِقَّ ٱلۡحَقَّ وَيُبۡطِلَ ٱلۡبَٰطِلَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُجۡرِمُونَ

per ta bere te Verteten (Islamin) ngadhenjyese dhe per ta zhdukur te paverteten edhe pse keqberesit e pafe e urrejne kete
Surah Al-Anfal, Verse 8


إِذۡ تَسۡتَغِيثُونَ رَبَّكُمۡ فَٱسۡتَجَابَ لَكُمۡ أَنِّي مُمِدُّكُم بِأَلۡفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةِ مُرۡدِفِينَ

Ju kerkuat ndihme nga Zoti juaj e Ai ju pergjigj: “Une do t’ju ndihmoj me nje mije engjej te cilet do te vijne njeri pas tjetrit”
Surah Al-Anfal, Verse 9


وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشۡرَىٰ وَلِتَطۡمَئِنَّ بِهِۦ قُلُوبُكُمۡۚ وَمَا ٱلنَّصۡرُ إِلَّا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Allahu e beri kete fitore si lajm te mire, qe te qetesohen zemrat tuaja me te. Fitorja vjen vetem nga Allahu. Me te vertete, Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte
Surah Al-Anfal, Verse 10


إِذۡ يُغَشِّيكُمُ ٱلنُّعَاسَ أَمَنَةٗ مِّنۡهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ لِّيُطَهِّرَكُم بِهِۦ وَيُذۡهِبَ عَنكُمۡ رِجۡزَ ٱلشَّيۡطَٰنِ وَلِيَرۡبِطَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمۡ وَيُثَبِّتَ بِهِ ٱلۡأَقۡدَامَ

Ai beri qe ju te koteni ne gjume te lehte si shenje sigurie nga ana e Tij dhe leshoi nga qielli shi, per t’ju pastruar nepermjet atij, per te larguar nga ju ndyresine e djallit dhe per t’i forcuar zemrat tuaja dhe kembet
Surah Al-Anfal, Verse 11


إِذۡ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةِ أَنِّي مَعَكُمۡ فَثَبِّتُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ سَأُلۡقِي فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلرُّعۡبَ فَٱضۡرِبُواْ فَوۡقَ ٱلۡأَعۡنَاقِ وَٱضۡرِبُواْ مِنۡهُمۡ كُلَّ بَنَانٖ

(Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymezoi engjejt: “Une jam me ju, andaj forcojini ata qe besojne. Une do te shtie frike ne zemrat e mohuesve, andaj goditini ne qafe dhe ne te gjithe gishterinjte”
Surah Al-Anfal, Verse 12


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ وَمَن يُشَاقِقِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Ne i denuam keshtu, sepse ata dolen kunder Allahut dhe te Derguarit te Tij. Kushdo qe del kunder Allahut dhe te Derguarit te Tij, ta dije se Allahu eshte ndeshkues i ashper
Surah Al-Anfal, Verse 13


ذَٰلِكُمۡ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابَ ٱلنَّارِ

(Ne u thame atyre:) “Ky eshte ndeshkimi, provojeni ate. Denimi i zjarrit i pret mohuesit”
Surah Al-Anfal, Verse 14


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ زَحۡفٗا فَلَا تُوَلُّوهُمُ ٱلۡأَدۡبَارَ

O besimtare, kur te ndeshni ushtrite e jobesimtareve ne beteje, mos ua ktheni shpinen
Surah Al-Anfal, Verse 15


وَمَن يُوَلِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ دُبُرَهُۥٓ إِلَّا مُتَحَرِّفٗا لِّقِتَالٍ أَوۡ مُتَحَيِّزًا إِلَىٰ فِئَةٖ فَقَدۡ بَآءَ بِغَضَبٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأۡوَىٰهُ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

Cilido qe ua kthen shpinen ate dite, pervec atij qe terhiqet me qellim qe te sulmoje perseri ose per t’u bashkuar me nje grup tjeter, do te shkaktoje zemerimin e Allahut dhe do te kete si strehe Xhehenemin. Eh, sa fund i keq eshte ky
Surah Al-Anfal, Verse 16


فَلَمۡ تَقۡتُلُوهُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ قَتَلَهُمۡۚ وَمَا رَمَيۡتَ إِذۡ رَمَيۡتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ رَمَىٰ وَلِيُبۡلِيَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡهُ بَلَآءً حَسَنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ

Sigurisht, nuk ishit ju qe i vrate ata, por i vrau Allahu! Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) qe gjuaje, por ishte Allahu Ai qe gjuante, me qellim qe t’u bente besimtareve nje dhurate te bukur. Vertet, Allahu degjon dhe di cdo gje
Surah Al-Anfal, Verse 17


ذَٰلِكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُوهِنُ كَيۡدِ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Keshtu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobeson dredhite e mohuesve
Surah Al-Anfal, Verse 18


إِن تَسۡتَفۡتِحُواْ فَقَدۡ جَآءَكُمُ ٱلۡفَتۡحُۖ وَإِن تَنتَهُواْ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَإِن تَعُودُواْ نَعُدۡ وَلَن تُغۡنِيَ عَنكُمۡ فِئَتُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَوۡ كَثُرَتۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Nese ju (jobesimtare mekas) kerkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kunder jush). Por, nese terhiqeni (nga mohimi dhe lufta kunder te Derguarit), kjo do te jete per ju shume me e dobishme. Nese ktheheni (ne lufte), edhe Ne do te kthehemi (ne ndihme te besimtareve). Forcat tuaja nuk do t’ju bejne asnje dobi, sado te jene te shumta ne numer, sepse Allahu eshte me besimtaret
Surah Al-Anfal, Verse 19


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَأَنتُمۡ تَسۡمَعُونَ

O besimtare! Bindjuni Allahut dhe te Derguarit te Tij dhe mos ia ktheni shpinen, nderkohe qe e degjoni (te verteten)
Surah Al-Anfal, Verse 20


وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ قَالُواْ سَمِعۡنَا وَهُمۡ لَا يَسۡمَعُونَ

Mos u beni si ata qe thone “Degjojme”, por nuk ia vene veshin
Surah Al-Anfal, Verse 21


۞إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلصُّمُّ ٱلۡبُكۡمُ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡقِلُونَ

Krijesat me te keqija para Allahut jane ato qe jane shurdhe dhe memece (ndaj se vertetes) e qe nuk hane arsye
Surah Al-Anfal, Verse 22


وَلَوۡ عَلِمَ ٱللَّهُ فِيهِمۡ خَيۡرٗا لَّأَسۡمَعَهُمۡۖ وَلَوۡ أَسۡمَعَهُمۡ لَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ

Sikur Allahu te dinte ndonje te mire tek ata, Ai do t’ua jepte degjimin. Por, edhe sikur t’i bente te degjonin, ata do te shmangeshin dhe do te largoheshin nga besimi
Surah Al-Anfal, Verse 23


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱسۡتَجِيبُواْ لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمۡ لِمَا يُحۡيِيكُمۡۖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَحُولُ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَقَلۡبِهِۦ وَأَنَّهُۥٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ

O besimtare! Bindjuni Allahut dhe te Derguarit kur ju therret drejt asaj qe ju jep jete[117]! Dhe ta dini se Allahu nderhyn midis njeriut dhe zemres se tij dhe se tek Ai do te mblidheni te gjithe
Surah Al-Anfal, Verse 24


وَٱتَّقُواْ فِتۡنَةٗ لَّا تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمۡ خَآصَّةٗۖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Ruajuni ngaterresave, te cilat nuk i godasin vetem ata qe bejne keq; dhe ta dini se Allahu denon ashper
Surah Al-Anfal, Verse 25


وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ أَنتُمۡ قَلِيلٞ مُّسۡتَضۡعَفُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ تَخَافُونَ أَن يَتَخَطَّفَكُمُ ٱلنَّاسُ فَـَٔاوَىٰكُمۡ وَأَيَّدَكُم بِنَصۡرِهِۦ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Dhe kujtohuni kur ishit pak ne numer, ishit te dobet ne toke e kishit frike se njerezit (jobesimtaret) do t’ju gllaberonin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmen e Tij e ju dha shume te mira, qe ju ta falenderoni
Surah Al-Anfal, Verse 26


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَخُونُواْ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ وَتَخُونُوٓاْ أَمَٰنَٰتِكُمۡ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

O besimtare! Mos e tradhtoni Allahun dhe te Derguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetedije
Surah Al-Anfal, Verse 27


وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَأَوۡلَٰدُكُمۡ فِتۡنَةٞ وَأَنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓ أَجۡرٌ عَظِيمٞ

Ta dini se pasuria juaj dhe femijet tuaj jane vetem sprove dhe se vetem tek Allahu eshte shperblimi i madh
Surah Al-Anfal, Verse 28


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تَتَّقُواْ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّكُمۡ فُرۡقَانٗا وَيُكَفِّرۡ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۗ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ

O besimtare! Nese i frikesoheni Allahut, Ai do t’ju jape aftesine e te gjykuarit drejt, do t’ju liroje nga gjynahet tuaja dhe do t’ju fale. Allahu zoteron miresi te madhe
Surah Al-Anfal, Verse 29


وَإِذۡ يَمۡكُرُ بِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيُثۡبِتُوكَ أَوۡ يَقۡتُلُوكَ أَوۡ يُخۡرِجُوكَۚ وَيَمۡكُرُونَ وَيَمۡكُرُ ٱللَّهُۖ وَٱللَّهُ خَيۡرُ ٱلۡمَٰكِرِينَ

Kujto kur mohuesit komplotonin kunder teje: per te te burgosur, vrare ose debuar. Ata benin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kunder tyre). Allahu eshte planifikuesi me i mire
Surah Al-Anfal, Verse 30


وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا قَالُواْ قَدۡ سَمِعۡنَا لَوۡ نَشَآءُ لَقُلۡنَا مِثۡلَ هَٰذَآ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Kur atyre u lexohen shpalljet Tona, ata thone: “Ne i kemi degjuar; po te duam, edhe ne do te thoshim dicka te ngjashme. Keto nuk jane kurrgje, pervecse perralla te te lashteve.”
Surah Al-Anfal, Verse 31


وَإِذۡ قَالُواْ ٱللَّهُمَّ إِن كَانَ هَٰذَا هُوَ ٱلۡحَقَّ مِنۡ عِندِكَ فَأَمۡطِرۡ عَلَيۡنَا حِجَارَةٗ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ أَوِ ٱئۡتِنَا بِعَذَابٍ أَلِيمٖ

(Kujtoje, gjithashtu) kur ata thane: “Zoti yne, nese ky (Kuran) eshte e Verteta (e zbritur prej Teje), atehere lesho mbi ne shi guresh nga qielli ose dergona nje ndeshkim te dhembshem!”
Surah Al-Anfal, Verse 32


وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمۡ وَأَنتَ فِيهِمۡۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ مُعَذِّبَهُمۡ وَهُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ

Por Allahu nuk do t’i ndeshkonte ata, perderisa ti ishe ne mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndeshkoje ata, perderisa ata i kerkojne falje Atij
Surah Al-Anfal, Verse 33


وَمَا لَهُمۡ أَلَّا يُعَذِّبَهُمُ ٱللَّهُ وَهُمۡ يَصُدُّونَ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَمَا كَانُوٓاْ أَوۡلِيَآءَهُۥٓۚ إِنۡ أَوۡلِيَآؤُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُتَّقُونَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

E perse te mos i denoje Allahu, kur ata e pengojne viziten ne Shtepine e Shenjte (Qabe) edhe pse ata nuk jane kujdestare te saj?! Kujdestare te saj jane vetem ata qe i frikesohen Allahut, por shumica e tyre nuk e dine
Surah Al-Anfal, Verse 34


وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمۡ عِندَ ٱلۡبَيۡتِ إِلَّا مُكَآءٗ وَتَصۡدِيَةٗۚ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ

Lutja e tyre ne Shtepine e Shenjte ishte vetem me fershellima dhe rrahje duarsh. Prandaj (atyre do t’u thuhet:) “Provojeni ndeshkimin, pasi kurre nuk besuat”
Surah Al-Anfal, Verse 35


إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمۡ لِيَصُدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ فَسَيُنفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيۡهِمۡ حَسۡرَةٗ ثُمَّ يُغۡلَبُونَۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ يُحۡشَرُونَ

Ne te vertete, jobesimtaret e shpenzojne pasurine e tyre per t’i penguar njerezit nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojne ate, por ne fund ajo do jete vetem deshperim per ta, sepse do te jene te mundur. Ata qe nuk besojne, ne Xhehenem do te tubohen
Surah Al-Anfal, Verse 36


لِيَمِيزَ ٱللَّهُ ٱلۡخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ وَيَجۡعَلَ ٱلۡخَبِيثَ بَعۡضَهُۥ عَلَىٰ بَعۡضٖ فَيَرۡكُمَهُۥ جَمِيعٗا فَيَجۡعَلَهُۥ فِي جَهَنَّمَۚ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

qe Allahu te vecoje te keqin nga i miri; te keqijte t’i palose njerin mbi tjetrin, e te gjithe t’i hedhe ne Xhehenem. Keta, me te vertete, jane te humbur
Surah Al-Anfal, Verse 37


قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَنتَهُواْ يُغۡفَرۡ لَهُم مَّا قَدۡ سَلَفَ وَإِن يَعُودُواْ فَقَدۡ مَضَتۡ سُنَّتُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Thuaju atyre qe nuk besojne: nese largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nese kthehen (ne mosbesim), atehere denimi i popujve te meparshem eshte paralajmerim per ta
Surah Al-Anfal, Verse 38


وَقَٰتِلُوهُمۡ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتۡنَةٞ وَيَكُونَ ٱلدِّينُ كُلُّهُۥ لِلَّهِۚ فَإِنِ ٱنتَهَوۡاْ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

Luftoni kunder tyre, derisa te zhduket idhujtaria dhe derisa te mbetet vetem feja e Allahut. Nese ata heqin dore (prej mohimit), Allahu i sheh punet e tyre
Surah Al-Anfal, Verse 39


وَإِن تَوَلَّوۡاْ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَوۡلَىٰكُمۡۚ نِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ

Por, nese ata kthejne shpinen, dijeni se Allahu eshte mbrojtesi juaj. Ai eshte mbrojtes dhe mbeshtetes i mrekullueshem
Surah Al-Anfal, Verse 40


۞وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا غَنِمۡتُم مِّن شَيۡءٖ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُۥ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِ إِن كُنتُمۡ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَىٰ عَبۡدِنَا يَوۡمَ ٱلۡفُرۡقَانِ يَوۡمَ ٱلۡتَقَى ٱلۡجَمۡعَانِۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ

Ta dini se cfaredo qe te fitoni si placke lufte, nje e pesta i takon Allahut, te Derguarit dhe farefisit te tij, jetimeve, te varferve dhe udhetarit (qe ka ngelur ne rruge), nese besoni ne Allahun dhe ne ate qe ia kemi shpallur robit Tone ne diten e fitores (luften e Bedrit), ate dite kur u ndeshen dy ushtrite. Vertet, Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje
Surah Al-Anfal, Verse 41


إِذۡ أَنتُم بِٱلۡعُدۡوَةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُم بِٱلۡعُدۡوَةِ ٱلۡقُصۡوَىٰ وَٱلرَّكۡبُ أَسۡفَلَ مِنكُمۡۚ وَلَوۡ تَوَاعَدتُّمۡ لَٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡمِيعَٰدِ وَلَٰكِن لِّيَقۡضِيَ ٱللَّهُ أَمۡرٗا كَانَ مَفۡعُولٗا لِّيَهۡلِكَ مَنۡ هَلَكَ عَنۢ بَيِّنَةٖ وَيَحۡيَىٰ مَنۡ حَيَّ عَنۢ بَيِّنَةٖۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ

Kur ju ishit ne bregun e afert te lugines, ata ndodheshin ne bregun e larget, ndersa karvani poshte jush. Edhe sikur t’i kishit lene takim njeri-tjetrit, nuk do te ishit pajtuar per kohen e ndeshjes. Por Allahu e permbushi ate ngjarje qe ishte e caktuar, me qellim qe kush duhej te vdiste, te vdiste me prova te qarta dhe, kush duhej te mbetej gjalle, te jetonte me prova te qarta. Vertet, Allahu i degjon te gjitha dhe di cdo gje
Surah Al-Anfal, Verse 42


إِذۡ يُرِيكَهُمُ ٱللَّهُ فِي مَنَامِكَ قَلِيلٗاۖ وَلَوۡ أَرَىٰكَهُمۡ كَثِيرٗا لَّفَشِلۡتُمۡ وَلَتَنَٰزَعۡتُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ سَلَّمَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

(Kujto) kur Allahu te tregoi ne enderr se ata jane pak. Sikur te te tregonte se ishin shume, ju do te humbisnit guximin dhe do te grindeshit per ate ceshtje, por Allahu ju shpetoi. Ai e di se cfare keni ne zemrat tuaja
Surah Al-Anfal, Verse 43


وَإِذۡ يُرِيكُمُوهُمۡ إِذِ ٱلۡتَقَيۡتُمۡ فِيٓ أَعۡيُنِكُمۡ قَلِيلٗا وَيُقَلِّلُكُمۡ فِيٓ أَعۡيُنِهِمۡ لِيَقۡضِيَ ٱللَّهُ أَمۡرٗا كَانَ مَفۡعُولٗاۗ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ

Kur u perballet (me armikun), Ai jua shfaqi ata ne syte tuaj sikur ishin pak, ndersa ju ju beri te dukeshit pak ne syte e atyre, per te permbushur ate qe ishte caktuar. Tek Allahu kthehen te gjitha ceshtjet
Surah Al-Anfal, Verse 44


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمۡ فِئَةٗ فَٱثۡبُتُواْ وَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا لَّعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

O besimtare, kur te ndesheni me ndonje force armike, qendroni te patundur dhe permendni shume Allahun qe te fitoni
Surah Al-Anfal, Verse 45


وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَنَٰزَعُواْ فَتَفۡشَلُواْ وَتَذۡهَبَ رِيحُكُمۡۖ وَٱصۡبِرُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلصَّـٰبِرِينَ

Bindjuni Allahut dhe te Derguarit te Tij dhe mos u grindni ndermjet jush, sepse do te humbni guximin e do t’ju lere fuqia. Behuni te durueshem, se Allahu, me te vertete, eshte me te durueshmit
Surah Al-Anfal, Verse 46


وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بَطَرٗا وَرِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ بِمَا يَعۡمَلُونَ مُحِيطٞ

Mos u beni si ata (jobesimtaret e Mekes) qe dolen nga shtepite e tyre me mendjemadhesi e per sy e faqe te botes, duke dashur t’i pengojne njerezit nga rruga e Allahut. Allahu e di mire cfare punojne ata
Surah Al-Anfal, Verse 47


وَإِذۡ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ ٱلۡيَوۡمَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَإِنِّي جَارٞ لَّكُمۡۖ فَلَمَّا تَرَآءَتِ ٱلۡفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيۡهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكُمۡ إِنِّيٓ أَرَىٰ مَا لَا تَرَوۡنَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَۚ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Djalli ua zbukuroi atyre veprat e keqija dhe u tha: “Askush ne bote nuk do t’ju munde sot dhe une jam mbrojtesi juaj”. Mirepo, kur u ndeshen dy ushtrite (me engjejt perkrah besimtareve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtareve): “Une nuk kam te bej me ju; une shoh ate qe ju nuk e shihni dhe i frikesohem Allahut, sepse Allahu ndeshkon ashper”
Surah Al-Anfal, Verse 48


إِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَـٰٓؤُلَآءِ دِينُهُمۡۗ وَمَن يَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

Hipokritet dhe ata qe kishin semundje (dyshim) ne zemrat e veta, thoshin: “Keta i ka mashtruar feja e tyre!” Por ai qe mbeshtetet tek Allahu, me te vertete, do ta gjeje Ate te Plotfuqishem dhe te Urte
Surah Al-Anfal, Verse 49


وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ يَتَوَفَّى ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ

Eh,sikur te shihje se si engjejt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata ne fytyre dhe shpine (duke u thene): “Shijoni denimin e zjarrit
Surah Al-Anfal, Verse 50


ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّـٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ

Kjo eshte per shkak te asaj qe keni bere me duart tuaja, sepse Allahu nuk eshte i padrejte me roberit e Vet!”
Surah Al-Anfal, Verse 51


كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Keshtu u ndodhi edhe ithtareve te Faraonit dhe atyre qe kane qene para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i denoi per shkak te gjynaheve te tyre. Me te vertete, Allahu eshte i Fuqishem dhe ndeshkon ashper
Surah Al-Anfal, Verse 52


ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ لَمۡ يَكُ مُغَيِّرٗا نِّعۡمَةً أَنۡعَمَهَا عَلَىٰ قَوۡمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ

Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurre nje miresi qe ia ka dhene nje populli, derisa ata te ndryshojne ate qe kane ne veten e tyre. Vertet, Allahu degjon dhe di gjithcka
Surah Al-Anfal, Verse 53


كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ فَأَهۡلَكۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡ وَأَغۡرَقۡنَآ ءَالَ فِرۡعَوۡنَۚ وَكُلّٞ كَانُواْ ظَٰلِمِينَ

(Sjelljet e jobesimtareve te Mekes) ngjajne me sjelljet e ithtareve te Faraonit dhe te te tjereve qe jetuan para tyre. Ata i pergenjeshtruan shpalljet e Zotit te tyre dhe keshtu Ne i shkaterruam per shkak te gjynaheve te tyre, ndersa ithtaret e Faraonit i fundosem. Te gjithe ata ishin keqberes
Surah Al-Anfal, Verse 54


إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

Krijesat me te keqija tek Allahu jane ata qe mohojne dhe qe nuk do te besojne
Surah Al-Anfal, Verse 55


ٱلَّذِينَ عَٰهَدتَّ مِنۡهُمۡ ثُمَّ يَنقُضُونَ عَهۡدَهُمۡ فِي كُلِّ مَرَّةٖ وَهُمۡ لَا يَتَّقُونَ

jane ata me te cilet ke bere marreveshje, por qe cdo here e shkelin ate dhe nuk i frikesohen Allahut
Surah Al-Anfal, Verse 56


فَإِمَّا تَثۡقَفَنَّهُمۡ فِي ٱلۡحَرۡبِ فَشَرِّدۡ بِهِم مَّنۡ خَلۡفَهُمۡ لَعَلَّهُمۡ يَذَّكَّرُونَ

Nese ti i ndesh ata ne lufte, shpartalloji, qe te vene mend ata qe vijne pas tyre
Surah Al-Anfal, Verse 57


وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِن قَوۡمٍ خِيَانَةٗ فَٱنۢبِذۡ إِلَيۡهِمۡ عَلَىٰ سَوَآءٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡخَآئِنِينَ

Nese ke frike se ndonje fis e thyen besen, edhe ti prishja marreveshjen me te njejten menyre, sepse Allahu nuk i do ata qe tradhtojne
Surah Al-Anfal, Verse 58


وَلَا يَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ سَبَقُوٓاْۚ إِنَّهُمۡ لَا يُعۡجِزُونَ

Le te mos mendojne kurrsesi ata qe nuk besojne se do te fitojne, sepse nuk mund te Na pengojne
Surah Al-Anfal, Verse 59


وَأَعِدُّواْ لَهُم مَّا ٱسۡتَطَعۡتُم مِّن قُوَّةٖ وَمِن رِّبَاطِ ٱلۡخَيۡلِ تُرۡهِبُونَ بِهِۦ عَدُوَّ ٱللَّهِ وَعَدُوَّكُمۡ وَءَاخَرِينَ مِن دُونِهِمۡ لَا تَعۡلَمُونَهُمُ ٱللَّهُ يَعۡلَمُهُمۡۚ وَمَا تُنفِقُواْ مِن شَيۡءٖ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ يُوَفَّ إِلَيۡكُمۡ وَأَنتُمۡ لَا تُظۡلَمُونَ

Pergatisni kunder tyre kuaj dhe force per lufte sa te mundni, qe te tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, si dhe te tjere, pervec tyre, te cilet ju nuk i njihni, por qe Allahu i njeh. Cfaredo qe te shpenzoni ne rrugen e Allahut, do t’ju shperblehet dhe nuk do t’ju behet padrejtesi
Surah Al-Anfal, Verse 60


۞وَإِن جَنَحُواْ لِلسَّلۡمِ فَٱجۡنَحۡ لَهَا وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Nese ata shfaqin prirje per paqe, atehere edhe ti ano nga ajo dhe mbeshtetu tek Allahu, sepse, vertet, Ai degjon dhe di gjithcka
Surah Al-Anfal, Verse 61


وَإِن يُرِيدُوٓاْ أَن يَخۡدَعُوكَ فَإِنَّ حَسۡبَكَ ٱللَّهُۚ هُوَ ٱلَّذِيٓ أَيَّدَكَ بِنَصۡرِهِۦ وَبِٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Por, nese ata synojne te te mashtrojne, te mjafton Allahu (si mbrojtes). Ai te ka forcuar me ndihmen e Tij dhe me besimtaret
Surah Al-Anfal, Verse 62


وَأَلَّفَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡۚ لَوۡ أَنفَقۡتَ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مَّآ أَلَّفۡتَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ أَلَّفَ بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّهُۥ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

duke i bashkuar zemrat e tyre (si nje zemer e vetme). Sikur te shpenzoje tere pasurine qe gjendet ne Toke, nuk do te mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai eshte vertet i Plotfuqishem dhe i Urte
Surah Al-Anfal, Verse 63


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ حَسۡبُكَ ٱللَّهُ وَمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

O Profet! Allahu te mjafton ty dhe besimtareve qe te pasojne
Surah Al-Anfal, Verse 64


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ حَرِّضِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ عَلَى ٱلۡقِتَالِۚ إِن يَكُن مِّنكُمۡ عِشۡرُونَ صَٰبِرُونَ يَغۡلِبُواْ مِاْئَتَيۡنِۚ وَإِن يَكُن مِّنكُم مِّاْئَةٞ يَغۡلِبُوٓاْ أَلۡفٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ

O Profet! Jepu zemer e nxiti besimtaret per lufte! Nese mes jush gjenden njezet te qendrueshem, ata do te mundin dyqind (mohues) e, nese nga ju jane njeqind te qendrueshem, ata do te mundin nje mije mohues, sepse ata jane njerez qe nuk kuptojne
Surah Al-Anfal, Verse 65


ٱلۡـَٰٔنَ خَفَّفَ ٱللَّهُ عَنكُمۡ وَعَلِمَ أَنَّ فِيكُمۡ ضَعۡفٗاۚ فَإِن يَكُن مِّنكُم مِّاْئَةٞ صَابِرَةٞ يَغۡلِبُواْ مِاْئَتَيۡنِۚ وَإِن يَكُن مِّنكُمۡ أَلۡفٞ يَغۡلِبُوٓاْ أَلۡفَيۡنِ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّـٰبِرِينَ

Tani, Allahu ju ka lehtesuar ju, ngaqe Ai e di se keni dobesi. Keshtu, nese ka prej jush njeqind te qendrueshem, ata do te mundin dyqind (mohues) dhe, nese nga ju jane nje mije (te qendrueshem), me vullnetin e Allahut, ata do te mundin dy mije (mohues). Allahu eshte me te qendrueshmit
Surah Al-Anfal, Verse 66


مَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَكُونَ لَهُۥٓ أَسۡرَىٰ حَتَّىٰ يُثۡخِنَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ تُرِيدُونَ عَرَضَ ٱلدُّنۡيَا وَٱللَّهُ يُرِيدُ ٱلۡأٓخِرَةَۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

Asnje profet s’ka te drejte te kete rober per vete, derisa te arrije fitore te plote ne Toke. Ju[118] deshironi te mirat kalimtare te kesaj bote, kurse Allahu deshiron boten tjeter. Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte
Surah Al-Anfal, Verse 67


لَّوۡلَا كِتَٰبٞ مِّنَ ٱللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمۡ فِيمَآ أَخَذۡتُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Sikur te mos ishin urdherimet e meparshme te Allahut (per lejimin e plackes se luftes), do t’ju godiste nje denim i madh per ate qe keni marre
Surah Al-Anfal, Verse 68


فَكُلُواْ مِمَّا غَنِمۡتُمۡ حَلَٰلٗا طَيِّبٗاۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Gezojeni placken e luftes qe keni fituar si gje te lejueshme dhe te mire dhe frikesojuni Allahut! Vertet, Allahu eshte Fales e Meshireplote
Surah Al-Anfal, Verse 69


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّمَن فِيٓ أَيۡدِيكُم مِّنَ ٱلۡأَسۡرَىٰٓ إِن يَعۡلَمِ ٱللَّهُ فِي قُلُوبِكُمۡ خَيۡرٗا يُؤۡتِكُمۡ خَيۡرٗا مِّمَّآ أُخِذَ مِنكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

O Profet! Thuaju roberve qe gjenden ne duart tuaja: “Nese Allahu gjen miresi ne zemrat tuaja, do t’ju jape dicka edhe me te mire nga ajo qe ju eshte marre dhe do t’ju fale”. Se Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah Al-Anfal, Verse 70


وَإِن يُرِيدُواْ خِيَانَتَكَ فَقَدۡ خَانُواْ ٱللَّهَ مِن قَبۡلُ فَأَمۡكَنَ مِنۡهُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

E, nese ata duan te te tradhtojne, dije se me pare kane tradhtuar Allahun dhe prandaj Ai ta mundesoi ty fitoren ndaj tyre. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte
Surah Al-Anfal, Verse 71


إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَواْ وَّنَصَرُوٓاْ أُوْلَـٰٓئِكَ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۚ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يُهَاجِرُواْ مَا لَكُم مِّن وَلَٰيَتِهِم مِّن شَيۡءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُواْۚ وَإِنِ ٱسۡتَنصَرُوكُمۡ فِي ٱلدِّينِ فَعَلَيۡكُمُ ٱلنَّصۡرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

Vertet, ata qe besuan dhe merguan (per hir te besimit), e me pas luftuan me pasurine dhe jeten e tyre ne rrugen e Allahut dhe ata qe u dhane strehim e i ndihmuan, jane miq e mbrojtes per njeri-tjetrin. Por, ata qe besojne e qe nuk kane merguar, nuk te kerkohet t’i mbrosh, derisa te mergojne. E, nese ju luten qe t’i ndihmoni per ceshtjen e fese, atehere jeni te detyruar t’u dilni ne ndihme, pervecse (kur ju duhet te luftoni) kunder nje populli me te cilin keni marreveshje. Allahu e sheh mire ate qe veproni
Surah Al-Anfal, Verse 72


وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٍۚ إِلَّا تَفۡعَلُوهُ تَكُن فِتۡنَةٞ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَفَسَادٞ كَبِيرٞ

Kurse jobesimtaret jane miq e mbrojtes te njeri-tjetrit. Nese nuk veproni ashtu sic jeni urdheruar[119], do te behet ngaterrese dhe shkaterrim i madh ne Toke
Surah Al-Anfal, Verse 73


وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَواْ وَّنَصَرُوٓاْ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ حَقّٗاۚ لَّهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ

Ata qe besojne, mergojne e luftojne per ceshtjen e Allahut dhe ata qe u japin strehim atyre e i ndihmojne, pa dyshim, jane besimtare te vertete; per ta ka falje dhe shperblim bujar
Surah Al-Anfal, Verse 74


وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنۢ بَعۡدُ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ مَعَكُمۡ فَأُوْلَـٰٓئِكَ مِنكُمۡۚ وَأُوْلُواْ ٱلۡأَرۡحَامِ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلَىٰ بِبَعۡضٖ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمُۢ

Edhe ata qe u bene besimtare me vone, qe merguan dhe luftuan bashke me ju, jane vellezerit tuaj; ndonese, sipas Librit te Allahut, besimtaret qe kane lidhje farefisnore, jane me te afert per njeri-tjetrin (ne ndarjen e trashegimise). Me te vertete, Allahu eshte i Dijshem per cdo gje
Surah Al-Anfal, Verse 75


Author: Hassan Nahi


<< Surah 7
>> Surah 9

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai