UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah At-Taubah - Albanian Translation by Hassan Nahi


بَرَآءَةٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Lirim (i deklaruar) nga ana e Allahut dhe te Derguarit te Tij prej cdo detyrimi ndaj idhujtareve me te cilet kishit bere marreveshje
Surah At-Taubah, Verse 1


فَسِيحُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَرۡبَعَةَ أَشۡهُرٖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّكُمۡ غَيۡرُ مُعۡجِزِي ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُخۡزِي ٱلۡكَٰفِرِينَ

“Udhetoni neper bote ju (idhujtare) edhe kater muaj (te sigurt), por ta dini se nuk do te mund t’i shpetoni Allahut dhe se Allahu do t’i poshteroje mohuesit”
Surah At-Taubah, Verse 2


وَأَذَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلنَّاسِ يَوۡمَ ٱلۡحَجِّ ٱلۡأَكۡبَرِ أَنَّ ٱللَّهَ بَرِيٓءٞ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ وَرَسُولُهُۥۚ فَإِن تُبۡتُمۡ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّكُمۡ غَيۡرُ مُعۡجِزِي ٱللَّهِۗ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

Ja shpallja e Allahut dhe e te Derguarit te Tij drejtuar njerezve ne diten e haxhit te madh: “Allahu dhe i Derguari i Tij shkepusin cdo detyrim ndaj idhujtareve”. Nese ju (idhujtare) pendoheni, eshte me mire per ju; por, nese largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do te mund t’i shpetoni Allahut! Njoftoji mohuesit per denimin e dhembshem (qe i pret)
Surah At-Taubah, Verse 3


إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ثُمَّ لَمۡ يَنقُصُوكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَمۡ يُظَٰهِرُواْ عَلَيۡكُمۡ أَحَدٗا فَأَتِمُّوٓاْ إِلَيۡهِمۡ عَهۡدَهُمۡ إِلَىٰ مُدَّتِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَّقِينَ

Perjashtim bejne ata idhujtare, me te cilet keni lidhur marreveshje e qe nuk ju kane shkelur asgje prej saj dhe qe nuk kane ndihmuar askend kunder jush. Respektojeni marreveshjen me ta deri ne fund. Me te vertete, Allahu i do ata qe (i) frikesohen (Atij)
Surah At-Taubah, Verse 4


فَإِذَا ٱنسَلَخَ ٱلۡأَشۡهُرُ ٱلۡحُرُمُ فَٱقۡتُلُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ حَيۡثُ وَجَدتُّمُوهُمۡ وَخُذُوهُمۡ وَٱحۡصُرُوهُمۡ وَٱقۡعُدُواْ لَهُمۡ كُلَّ مَرۡصَدٖۚ فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ فَخَلُّواْ سَبِيلَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Kur te kalojne muajt e shenjte (ne te cilet ndalohet lufta), atehere i vritni idhujtaret kudo qe t’i ndeshni, i zini rober, i rrethoni dhe u beni pusi kudo! Por, nese pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atehere i lini te qete! Vertet, Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah At-Taubah, Verse 5


وَإِنۡ أَحَدٞ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٱسۡتَجَارَكَ فَأَجِرۡهُ حَتَّىٰ يَسۡمَعَ كَلَٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ أَبۡلِغۡهُ مَأۡمَنَهُۥۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَعۡلَمُونَ

Nese ndonje nga idhujtaret kerkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, ne menyre qe te degjoje fjalen e Allahut, e pastaj percille ne vendin e tij te sigurt. Keshtu duhet, sepse ata jane njerez qe nuk dine
Surah At-Taubah, Verse 6


كَيۡفَ يَكُونُ لِلۡمُشۡرِكِينَ عَهۡدٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ رَسُولِهِۦٓ إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّمۡ عِندَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۖ فَمَا ٱسۡتَقَٰمُواْ لَكُمۡ فَٱسۡتَقِيمُواْ لَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَّقِينَ

Si mund te kene idhujtaret beselidhje me Allahun dhe te Derguarin e Tij, me perjashtim te atyre me te cilet keni lidhur ju marreveshje te Xhamia e Shenjte?! Sa kohe qe ata t’i permbahen marreveshjes - permbajuni edhe ju, sepse Allahu i do ata qe (i) frikesohen (Atij)
Surah At-Taubah, Verse 7


كَيۡفَ وَإِن يَظۡهَرُواْ عَلَيۡكُمۡ لَا يَرۡقُبُواْ فِيكُمۡ إِلّٗا وَلَا ذِمَّةٗۚ يُرۡضُونَكُم بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَتَأۡبَىٰ قُلُوبُهُمۡ وَأَكۡثَرُهُمۡ فَٰسِقُونَ

Si (mund t’u besoni) kur, nese ju mundin, ata nuk e respektojne as farefisnine, as marreveshjen? Ata ju kenaqin me fjale, ndersa zemrat e tyre ju kundershtojne; shumica e tyre jane te ligj
Surah At-Taubah, Verse 8


ٱشۡتَرَوۡاْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنٗا قَلِيلٗا فَصَدُّواْ عَن سَبِيلِهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ سَآءَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ata i shesin fjalet e Allahut per nje vlere te vogel dhe i pengojne njerezit nga Rruga e Tij. Vertet te shemtuara jane veprat e tyre
Surah At-Taubah, Verse 9


لَا يَرۡقُبُونَ فِي مُؤۡمِنٍ إِلّٗا وَلَا ذِمَّةٗۚ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُعۡتَدُونَ

Ndaj besimtareve, ata nuk respektojne as farefisni, as beselidhje; keta jane tejkaluesit e kufirit (ne te keqija)
Surah At-Taubah, Verse 10


فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِۗ وَنُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ

Megjithate, nese ata pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atehere jane vellezerit tuaj ne fe. Keshtu ua shpjegojme shpalljet njerezve qe dine
Surah At-Taubah, Verse 11


وَإِن نَّكَثُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُم مِّنۢ بَعۡدِ عَهۡدِهِمۡ وَطَعَنُواْ فِي دِينِكُمۡ فَقَٰتِلُوٓاْ أَئِمَّةَ ٱلۡكُفۡرِ إِنَّهُمۡ لَآ أَيۡمَٰنَ لَهُمۡ لَعَلَّهُمۡ يَنتَهُونَ

Por, nese ata e prishin betimin pas lidhjes se marreveshjes dhe sulmojne fene tuaj, atehere luftoni kunder krereve te mosbesimit - sepse ata nuk kane bese - qe te mund te frenohen (nga te keqijat)
Surah At-Taubah, Verse 12


أَلَا تُقَٰتِلُونَ قَوۡمٗا نَّكَثُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُمۡ وَهَمُّواْ بِإِخۡرَاجِ ٱلرَّسُولِ وَهُم بَدَءُوكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٍۚ أَتَخۡشَوۡنَهُمۡۚ فَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَوۡهُ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ

Valle, a nuk do te luftoni kunder atyre qe e kane shkelur beselidhjen, jane perpjekur ta debojne te Derguarin dhe kane filluar te paret t’ju sulmojne?! Valle, nga ata keni frike? Allahu e meriton me shume se ata qe t’i frikesoheni, nese jeni besimtare
Surah At-Taubah, Verse 13


قَٰتِلُوهُمۡ يُعَذِّبۡهُمُ ٱللَّهُ بِأَيۡدِيكُمۡ وَيُخۡزِهِمۡ وَيَنصُرۡكُمۡ عَلَيۡهِمۡ وَيَشۡفِ صُدُورَ قَوۡمٖ مُّؤۡمِنِينَ

Luftoni kunder tyre, qe Allahu t’i denoje ata me duart tuaja, t’i poshteroje, t’ju ndihmoje juve kunder tyre, t’i sheroje shpirtrat e besimtareve
Surah At-Taubah, Verse 14


وَيُذۡهِبۡ غَيۡظَ قُلُوبِهِمۡۗ وَيَتُوبُ ٱللَّهُ عَلَىٰ مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

dhe ta largoje hidherimin nga zemrat e tyre! Allahu ia pranon pendimin kujt te doje. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte
Surah At-Taubah, Verse 15


أَمۡ حَسِبۡتُمۡ أَن تُتۡرَكُواْ وَلَمَّا يَعۡلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَٰهَدُواْ مِنكُمۡ وَلَمۡ يَتَّخِذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَا رَسُولِهِۦ وَلَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَلِيجَةٗۚ وَٱللَّهُ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

Vertet mendoni se do te liheni te qete para se Allahu t’i kete njohur ata midis jush qe kane luftuar dhe qe nuk kane kerkuar aleate te tjere, pervec Allahut, te Derguarit te Tij dhe besimtareve?! Allahu e di mire se cfare beni
Surah At-Taubah, Verse 16


مَا كَانَ لِلۡمُشۡرِكِينَ أَن يَعۡمُرُواْ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ شَٰهِدِينَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِم بِٱلۡكُفۡرِۚ أُوْلَـٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ وَفِي ٱلنَّارِ هُمۡ خَٰلِدُونَ

Nuk u takon idhujtareve te perkujdesen per faltoret e Allahut, perderisa edhe ata vete deshmojne se jane jobesimtare. Te kota do te jene vepra e tyre dhe ne zjarrin e Xhehenemit do te qendrojne pergjithmone
Surah At-Taubah, Verse 17


إِنَّمَا يَعۡمُرُ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَلَمۡ يَخۡشَ إِلَّا ٱللَّهَۖ فَعَسَىٰٓ أُوْلَـٰٓئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡتَدِينَ

Faltoret e Allahut i vizitojne dhe i mirembajne vetem ata qe besojne Allahun dhe Diten e Fundit, qe falin namazin dhe japin zekatin e qe nuk i frikesohen askujt, pervec Allahut. Sigurisht qe keta jane ne rruge te drejte
Surah At-Taubah, Verse 18


۞أَجَعَلۡتُمۡ سِقَايَةَ ٱلۡحَآجِّ وَعِمَارَةَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ كَمَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَجَٰهَدَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ لَا يَسۡتَوُۥنَ عِندَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ

Vertet mendoni se ai qe u jep uje haxhilereve dhe miremban Xhamine e Shenjte eshte njesoj me ate qe beson ne Allahun dhe Diten e Fundit dhe qe lufton ne rrugen e Allahut?! Keta nuk jane te njejte para Allahut. Ai nuk i udhezon ne rruge te drejte njerezit keqberes
Surah At-Taubah, Verse 19


ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ أَعۡظَمُ دَرَجَةً عِندَ ٱللَّهِۚ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ

Ata qe besojne, mergojne dhe luftojne ne rrugen e Allahut me pasurine e tyre dhe jeten e tyre, jane ne shkalle me te larte tek Allahu. Pikerisht keta jane te fituarit
Surah At-Taubah, Verse 20


يُبَشِّرُهُمۡ رَبُّهُم بِرَحۡمَةٖ مِّنۡهُ وَرِضۡوَٰنٖ وَجَنَّـٰتٖ لَّهُمۡ فِيهَا نَعِيمٞ مُّقِيمٌ

Zoti i tyre u jep lajmin e mire per meshiren dhe miratimin e Tij, si dhe per kopshtet ku do te kete kenaqesi te perhershme per ta
Surah At-Taubah, Verse 21


خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓ أَجۡرٌ عَظِيمٞ

dhe ku do te qendrojne pergjithmone. Me te vertete, vetem tek Allahu eshte shperblimi i madh
Surah At-Taubah, Verse 22


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُوٓاْ ءَابَآءَكُمۡ وَإِخۡوَٰنَكُمۡ أَوۡلِيَآءَ إِنِ ٱسۡتَحَبُّواْ ٱلۡكُفۡرَ عَلَى ٱلۡإِيمَٰنِۚ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمۡ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ

O besimtare! Mos i pranoni per mbrojtes baballaret dhe vellezerit tuaj, nese ata e duan mosbesimin me shume sesa besimin. Kushdo prej jush qe i merr ata per mbrojtes, eshte keqberes
Surah At-Taubah, Verse 23


قُلۡ إِن كَانَ ءَابَآؤُكُمۡ وَأَبۡنَآؤُكُمۡ وَإِخۡوَٰنُكُمۡ وَأَزۡوَٰجُكُمۡ وَعَشِيرَتُكُمۡ وَأَمۡوَٰلٌ ٱقۡتَرَفۡتُمُوهَا وَتِجَٰرَةٞ تَخۡشَوۡنَ كَسَادَهَا وَمَسَٰكِنُ تَرۡضَوۡنَهَآ أَحَبَّ إِلَيۡكُم مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَجِهَادٖ فِي سَبِيلِهِۦ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ ٱللَّهُ بِأَمۡرِهِۦۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Thuaj: “Nese eterit tuaj, bijte tuaj, vellezerit tuaj, grate tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj qe e keni fituar, tregtia per te cilen keni frike se nuk do te shkoje mire dhe shtepite ku e ndieni veten rehat, jane me te dashura per ju sesa Allahu, i Derguari i Tij dhe lufta ne rrugen e Tij, atehere pritni derisa Allahu te sjelle vendimin (denimin) e Tij. Allahu nuk e udhezon ne rrugen e drejte popullin e pabindur.”
Surah At-Taubah, Verse 24


لَقَدۡ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ فِي مَوَاطِنَ كَثِيرَةٖ وَيَوۡمَ حُنَيۡنٍ إِذۡ أَعۡجَبَتۡكُمۡ كَثۡرَتُكُمۡ فَلَمۡ تُغۡنِ عَنكُمۡ شَيۡـٔٗا وَضَاقَتۡ عَلَيۡكُمُ ٱلۡأَرۡضُ بِمَا رَحُبَتۡ ثُمَّ وَلَّيۡتُم مُّدۡبِرِينَ

Ne te vertete, Allahu ju ka ndihmuar ne shume beteja, si dhe ne diten e (luftes se) Hunejnit, kur ju ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numer nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushte, edhe pse eshte e gjere dhe kthyet shpinen duke ia mbathur
Surah At-Taubah, Verse 25


ثُمَّ أَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَأَنزَلَ جُنُودٗا لَّمۡ تَرَوۡهَا وَعَذَّبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Pastaj, Allahu zbriti qetesine[120] e Tij mbi te Derguarin e Vet dhe mbi besimtaret, si dhe zbriti luftetare (engjej), te cilet ju nuk i pate dot e i denoi jobesimtaret. Keshtu u “shperblyen” mohuesit
Surah At-Taubah, Verse 26


ثُمَّ يَتُوبُ ٱللَّهُ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ عَلَىٰ مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Pas kesaj, Allahu e pranon pendimin per ke te doje. Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah At-Taubah, Verse 27


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّمَا ٱلۡمُشۡرِكُونَ نَجَسٞ فَلَا يَقۡرَبُواْ ٱلۡمَسۡجِدَ ٱلۡحَرَامَ بَعۡدَ عَامِهِمۡ هَٰذَاۚ وَإِنۡ خِفۡتُمۡ عَيۡلَةٗ فَسَوۡفَ يُغۡنِيكُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦٓ إِن شَآءَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

O besimtare! Ne te vertete, idhujtaret jane te papaster (per shkak te besimit te kote), prandaj te mos i afrohen me Xhamise se Shenjte pas ketij viti. Dhe mos kini frike nga varferia, sepse, po deshi, Allahu ju ben te pasur me dhuntite e veta.[121] Vertet, Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte
Surah At-Taubah, Verse 28


قَٰتِلُواْ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَلَا بِٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَلَا يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَلَا يَدِينُونَ دِينَ ٱلۡحَقِّ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ حَتَّىٰ يُعۡطُواْ ٱلۡجِزۡيَةَ عَن يَدٖ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ

Luftojini ata qe nuk besojne ne Allahun e as ne Diten e Kiametit, qe nuk e marrin per te ndaluar ate qe e ka ndaluar Allahu dhe i Derguari i Tij, dhe ata, midis atyre qe u eshte dhene Libri, qe nuk e pranojne fene e vertete, derisa te japin xhizjen (taksen)[122] me doren e tyre, duke qene te perulur
Surah At-Taubah, Verse 29


وَقَالَتِ ٱلۡيَهُودُ عُزَيۡرٌ ٱبۡنُ ٱللَّهِ وَقَالَتِ ٱلنَّصَٰرَى ٱلۡمَسِيحُ ٱبۡنُ ٱللَّهِۖ ذَٰلِكَ قَوۡلُهُم بِأَفۡوَٰهِهِمۡۖ يُضَٰهِـُٔونَ قَوۡلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَبۡلُۚ قَٰتَلَهُمُ ٱللَّهُۖ أَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ

Hebrenjte thone: “Uzejri eshte i biri i Allahut”, te krishteret thone: “Mesihu eshte i biri i Allahut”. Keto jane fjalet e tyre, nga goja e tyre, i imitojne fjalet e jobesimtareve te meparshem. I vrafte Allahu! Si po shmangen (nga e verteta)
Surah At-Taubah, Verse 30


ٱتَّخَذُوٓاْ أَحۡبَارَهُمۡ وَرُهۡبَٰنَهُمۡ أَرۡبَابٗا مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَٱلۡمَسِيحَ ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَمَآ أُمِرُوٓاْ إِلَّا لِيَعۡبُدُوٓاْ إِلَٰهٗا وَٰحِدٗاۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ سُبۡحَٰنَهُۥ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Ne vend te Allahut, ata kane zgjedhur per zot rabinet dhe murgjit e tyre, si dhe Mesine, te birin e Merjemes, nderkohe qe jane urdheruar te adhurojne vetem nje Zot, pervec te Cilit nuk ka tjeter qe meriton te adhurohet. I lartesuar qofte Ai mbi gjithcka qe ia shoqerojne (ne adhurim)
Surah At-Taubah, Verse 31


يُرِيدُونَ أَن يُطۡفِـُٔواْ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَيَأۡبَى ٱللَّهُ إِلَّآ أَن يُتِمَّ نُورَهُۥ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ

Ata deshirojne ta fikin driten (fene) e Allahut me gojen e tyre, por Allahu ka vendosur vetem qe ta persose driten e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejne kete gje
Surah At-Taubah, Verse 32


هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ

(Allahu) Eshte Ai qe e ka derguar te Derguarin e Tij me udherrefimin (Kuranin) dhe fene e se vertetes, per ta lartesuar ate mbi te gjitha fete[123], edhe sikur idhujtaret ta urrejne kete gje
Surah At-Taubah, Verse 33


۞يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡأَحۡبَارِ وَٱلرُّهۡبَانِ لَيَأۡكُلُونَ أَمۡوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡبَٰطِلِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۗ وَٱلَّذِينَ يَكۡنِزُونَ ٱلذَّهَبَ وَٱلۡفِضَّةَ وَلَا يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٖ

O besimtare! Ne te vertete, shume prifterinj dhe murgj perlajne pasurine e njerezve pa te drejte dhe i largojne ata nga rruga e Allahut. Ata qe grumbullojne ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojne per hir te Allahut, paralajmeroji me denim te dhembshem
Surah At-Taubah, Verse 34


يَوۡمَ يُحۡمَىٰ عَلَيۡهَا فِي نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكۡوَىٰ بِهَا جِبَاهُهُمۡ وَجُنُوبُهُمۡ وَظُهُورُهُمۡۖ هَٰذَا مَا كَنَزۡتُمۡ لِأَنفُسِكُمۡ فَذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡنِزُونَ

Do te vije dita, kur (thesaret e mbledhura) do te digjen ne zjarrin e Xhehenemit dhe me to do te damkoset balli, anet dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo eshte ajo qe keni grumbulluar per veten; pra, shijoni ate qe grumbulluat!”
Surah At-Taubah, Verse 35


إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثۡنَا عَشَرَ شَهۡرٗا فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ يَوۡمَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ مِنۡهَآ أَرۡبَعَةٌ حُرُمٞۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُۚ فَلَا تَظۡلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمۡۚ وَقَٰتِلُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ كَآفَّةٗ كَمَا يُقَٰتِلُونَكُمۡ كَآفَّةٗۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُتَّقِينَ

Vertet, numri i muajve tek Allahu eshte dymbedhjete, sipas Librit te Allahut, qe prej dites kur krijoi qiejt dhe Token. Kater prej tyre jane te shenjte, sipas besimit te drejte. Prandaj, mos i beni vetes dem, duke i shkelur keta muaj! Megjithate, luftoni te gjithe kunder idhujtareve, ashtu si luftojne ata te gjithe kunder jush. Ta dini se Allahu eshte me ata qe ruhen nga gjynahet
Surah At-Taubah, Verse 36


إِنَّمَا ٱلنَّسِيٓءُ زِيَادَةٞ فِي ٱلۡكُفۡرِۖ يُضَلُّ بِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُحِلُّونَهُۥ عَامٗا وَيُحَرِّمُونَهُۥ عَامٗا لِّيُوَاطِـُٔواْ عِدَّةَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ فَيُحِلُّواْ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُۚ زُيِّنَ لَهُمۡ سُوٓءُ أَعۡمَٰلِهِمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Vertet, muaji shtese eshte vetem shtese ne mosbesim. Per shkak te tij jobesimtaret shkojne ne humbje: nje vit e quajne te lejueshem e vitin tjeter, te ndaluar, per te plotesuar numrin e muajve qe i ka ndaluar Allahu.[124] Keshtu, ata lejojne ate qe ka ndaluar Allahu. Atyre u duken te bukura veprat e tyre te shemtuara. Allahu nuk i udhezon ne rruge te drejte njerezit jobesimtare
Surah At-Taubah, Verse 37


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَا لَكُمۡ إِذَا قِيلَ لَكُمُ ٱنفِرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱثَّاقَلۡتُمۡ إِلَى ٱلۡأَرۡضِۚ أَرَضِيتُم بِٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا مِنَ ٱلۡأٓخِرَةِۚ فَمَا مَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ إِلَّا قَلِيلٌ

O besimtare! Cfare keni qe ngurroni e mbertheheni fort per toke kur ju thuhet: “Dilni ne lufte, ne rrugen e Allahut?! A jeni te kenaqur me jeten e kesaj bote, ne vend te se amshueshmes?! Kenaqesia e kesaj bote, ne krahasim me ate te botes tjeter, eshte shume e vogel
Surah At-Taubah, Verse 38


إِلَّا تَنفِرُواْ يُعَذِّبۡكُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا وَيَسۡتَبۡدِلۡ قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ وَلَا تَضُرُّوهُ شَيۡـٔٗاۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ

Nese nuk shkoni ne lufte, Ai do t’ju ndeshkoje me denim te dhembshem dhe do t’ju zevendesoje me nje popull tjeter; Atij ju nuk do te mund t’i beni dem aspak, se Allahu eshte i Fuqishem per cdo gje
Surah At-Taubah, Verse 39


إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدۡ نَصَرَهُ ٱللَّهُ إِذۡ أَخۡرَجَهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ثَانِيَ ٱثۡنَيۡنِ إِذۡ هُمَا فِي ٱلۡغَارِ إِذۡ يَقُولُ لِصَٰحِبِهِۦ لَا تَحۡزَنۡ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَنَاۖ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَيۡهِ وَأَيَّدَهُۥ بِجُنُودٖ لَّمۡ تَرَوۡهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلسُّفۡلَىٰۗ وَكَلِمَةُ ٱللَّهِ هِيَ ٱلۡعُلۡيَاۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Nese ju nuk e ndihmoni ate (Muhamedin a.s.), Allahu tashme e ka ndihmuar diten kur ate e debuan mohuesit vete te dytin, kur ishin ne shpelle e ai i thoshte shokut te vet (Ebu Bekrit): “Mos u merzit, se Allahu eshte vertet me ne!” Atehere, Allahu zbriti qetesine e Vet mbi te, e ndihmoi me nje ushtri te padukshme (engjejsh) dhe beri qe fjala e mosbesimtareve te jete me e poshteruara, kurse Fjala e Allahut te jete me e lartesuara. Vertet, Allahu eshte i Plotfuqishem dhe i Urte
Surah At-Taubah, Verse 40


ٱنفِرُواْ خِفَافٗا وَثِقَالٗا وَجَٰهِدُواْ بِأَمۡوَٰلِكُمۡ وَأَنفُسِكُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Dilni ne lufte, qofshi te shendoshe ose te semure dhe luftoni me pasurine e jeten tuaj ne rrugen e Allahut! Kjo eshte me mire per ju, vec sikur ta dinit
Surah At-Taubah, Verse 41


لَوۡ كَانَ عَرَضٗا قَرِيبٗا وَسَفَرٗا قَاصِدٗا لَّٱتَّبَعُوكَ وَلَٰكِنۢ بَعُدَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلشُّقَّةُۚ وَسَيَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ لَوِ ٱسۡتَطَعۡنَا لَخَرَجۡنَا مَعَكُمۡ يُهۡلِكُونَ أَنفُسَهُمۡ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Po te ishte perfitimi afer dhe rruga jo aq e gjate, ata do te vinin pas teje. Por iu duk rruge e larget. Dhe ata do te betohen ne Allahun: “Sikur te kishim mundur, me siguri do te dilnim bashke me ju;” dhe keshtu ata e shkaterrojne vetveten; Allahu e di se ata jane genjeshtare
Surah At-Taubah, Verse 42


عَفَا ٱللَّهُ عَنكَ لِمَ أَذِنتَ لَهُمۡ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكَ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَتَعۡلَمَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Allahu te fal ty qe u lejove atyre te mungojne, para se ta kuptoje se kush te flet te verteten dhe derisa t’i njihje genjeshtaret
Surah At-Taubah, Verse 43


لَا يَسۡتَـٔۡذِنُكَ ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ أَن يُجَٰهِدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلۡمُتَّقِينَ

Nuk do te te kerkojne leje per te mos luftuar me pasurine dhe jeten e tyre, ata qe besojne ne Allahun dhe Diten e Kiametit. E Allahu i di mire ata qe ruhen nga gjynahet
Surah At-Taubah, Verse 44


إِنَّمَا يَسۡتَـٔۡذِنُكَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَٱرۡتَابَتۡ قُلُوبُهُمۡ فَهُمۡ فِي رَيۡبِهِمۡ يَتَرَدَّدُونَ

Ty do te kerkojne leje vetem ata qe nuk besojne ne Allahun dhe Diten e Kiametit dhe qe zemrat e tyre dyshojne. Ata luhaten ne dyshimin e vet
Surah At-Taubah, Verse 45


۞وَلَوۡ أَرَادُواْ ٱلۡخُرُوجَ لَأَعَدُّواْ لَهُۥ عُدَّةٗ وَلَٰكِن كَرِهَ ٱللَّهُ ٱنۢبِعَاثَهُمۡ فَثَبَّطَهُمۡ وَقِيلَ ٱقۡعُدُواْ مَعَ ٱلۡقَٰعِدِينَ

Sikur ata te kishin dashur te dilnin me ty, do te ishin pergatitur; por Allahu nuk e pelqeu vajtjen e tyre, prandaj i pengoi dhe atyre iu tha: “Rrini me ata (te paafte per lufte) qe do te ulen (ne shtepi)!”
Surah At-Taubah, Verse 46


لَوۡ خَرَجُواْ فِيكُم مَّا زَادُوكُمۡ إِلَّا خَبَالٗا وَلَأَوۡضَعُواْ خِلَٰلَكُمۡ يَبۡغُونَكُمُ ٱلۡفِتۡنَةَ وَفِيكُمۡ سَمَّـٰعُونَ لَهُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّـٰلِمِينَ

Sikur te kishin dale me ju, ata do t’ju shtonin juve vetem te keqe, do te shtinin ngaterresa midis jush dhe do te ngjallnin percarje, sepse edhe nder ju ka nga ata qe ua vene veshin. Por Allahu i njeh mire keqberesit
Surah At-Taubah, Verse 47


لَقَدِ ٱبۡتَغَوُاْ ٱلۡفِتۡنَةَ مِن قَبۡلُ وَقَلَّبُواْ لَكَ ٱلۡأُمُورَ حَتَّىٰ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَظَهَرَ أَمۡرُ ٱللَّهِ وَهُمۡ كَٰرِهُونَ

Ata edhe me pare perpiqeshin te te nxirrnin ngaterresa dhe t’i peshtjellonin punet e tua, deri sa erdhi e Verteta (fitorja) dhe u tregua e qarte feja e Allahut, gje qe ata e urrenin
Surah At-Taubah, Verse 48


وَمِنۡهُم مَّن يَقُولُ ٱئۡذَن لِّي وَلَا تَفۡتِنِّيٓۚ أَلَا فِي ٱلۡفِتۡنَةِ سَقَطُواْۗ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةُۢ بِٱلۡكَٰفِرِينَ

Disa prej atyre (hipokriteve) thone: “Me lejo (te mungoj ne lufte) dhe mos me ver ne sprove!” Ja, ata rane pikerisht ne sprove. Me te vertete, Xhehenemi i perfshin mohuesit
Surah At-Taubah, Verse 49


إِن تُصِبۡكَ حَسَنَةٞ تَسُؤۡهُمۡۖ وَإِن تُصِبۡكَ مُصِيبَةٞ يَقُولُواْ قَدۡ أَخَذۡنَآ أَمۡرَنَا مِن قَبۡلُ وَيَتَوَلَّواْ وَّهُمۡ فَرِحُونَ

Nese ty te vjen ndonje e mire, ata hidherohen; nese te godet ndonje e keqe, ata thone: “Sa mire qe i morem masat qe me pare” dhe largohen te gezuar
Surah At-Taubah, Verse 50


قُل لَّن يُصِيبَنَآ إِلَّا مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَنَا هُوَ مَوۡلَىٰنَاۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

Thuaj: “Do te na godase vetem ajo qe na ka caktuar Allahu; Ai eshte Mbrojtesi yne dhe vetem tek Allahu le te mbeshteten besimtaret!”
Surah At-Taubah, Verse 51


قُلۡ هَلۡ تَرَبَّصُونَ بِنَآ إِلَّآ إِحۡدَى ٱلۡحُسۡنَيَيۡنِۖ وَنَحۡنُ نَتَرَبَّصُ بِكُمۡ أَن يُصِيبَكُمُ ٱللَّهُ بِعَذَابٖ مِّنۡ عِندِهِۦٓ أَوۡ بِأَيۡدِينَاۖ فَتَرَبَّصُوٓاْ إِنَّا مَعَكُم مُّتَرَبِّصُونَ

Thuaj: “Cfare prisni per ne, pervecse njeres prej dy te mirave (fitores ose martirizimit)? Ndersa ne po presim qe Allahu t’ju godase me denim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni se edhe ne me ju do te presim”
Surah At-Taubah, Verse 52


قُلۡ أَنفِقُواْ طَوۡعًا أَوۡ كَرۡهٗا لَّن يُتَقَبَّلَ مِنكُمۡ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ

Thuaj: “Shpenzoni me hir a me pahir, nga ju nuk do te pranohet kurrsesi, sepse ju jeni vertet nje popull i mbrapshte.”
Surah At-Taubah, Verse 53


وَمَا مَنَعَهُمۡ أَن تُقۡبَلَ مِنۡهُمۡ نَفَقَٰتُهُمۡ إِلَّآ أَنَّهُمۡ كَفَرُواْ بِٱللَّهِ وَبِرَسُولِهِۦ وَلَا يَأۡتُونَ ٱلصَّلَوٰةَ إِلَّا وَهُمۡ كُسَالَىٰ وَلَا يُنفِقُونَ إِلَّا وَهُمۡ كَٰرِهُونَ

Ndihmesat e tyre nuk do te pranohen, ngase ata jane njerez qe nuk besojne ne Allahun dhe te Derguarin e Tij, namazit i afrohen vetem ne menyre te ngathet dhe nuk shpenzojne (nga pasuria), vecse ne menyre perbuzese
Surah At-Taubah, Verse 54


فَلَا تُعۡجِبۡكَ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُهُمۡۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُعَذِّبَهُم بِهَا فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَتَزۡهَقَ أَنفُسُهُمۡ وَهُمۡ كَٰفِرُونَ

Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe femijet e tyre, sepse nepermjet tyre Allahu kerkon t’i ndeshkoje ata ne kete jete, keshtu qe t’u dale shpirti duke qene jobesimtare
Surah At-Taubah, Verse 55


وَيَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ إِنَّهُمۡ لَمِنكُمۡ وَمَا هُم مِّنكُمۡ وَلَٰكِنَّهُمۡ قَوۡمٞ يَفۡرَقُونَ

Ata betohen per Allahun se jane ne fene tuaj, nderkohe qe nuk jane prej jush, por jane njerez frikacake (per te treguar si jane ne te vertete)
Surah At-Taubah, Verse 56


لَوۡ يَجِدُونَ مَلۡجَـًٔا أَوۡ مَغَٰرَٰتٍ أَوۡ مُدَّخَلٗا لَّوَلَّوۡاْ إِلَيۡهِ وَهُمۡ يَجۡمَحُونَ

Sikur ata te gjenin ndonje strehim, shpelle apo vend mbrojtjeje, do te niseshin atje me nxitim
Surah At-Taubah, Verse 57


وَمِنۡهُم مَّن يَلۡمِزُكَ فِي ٱلصَّدَقَٰتِ فَإِنۡ أُعۡطُواْ مِنۡهَا رَضُواْ وَإِن لَّمۡ يُعۡطَوۡاْ مِنۡهَآ إِذَا هُمۡ يَسۡخَطُونَ

Ka edhe te tille qe te qortojne per shkak te ndarjes se lemoshes. Nese atyre u jepet ndonje pjese, ata kenaqen, por, nese nuk u jepet, pernjehere zemerohen
Surah At-Taubah, Verse 58


وَلَوۡ أَنَّهُمۡ رَضُواْ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَقَالُواْ حَسۡبُنَا ٱللَّهُ سَيُؤۡتِينَا ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦ وَرَسُولُهُۥٓ إِنَّآ إِلَى ٱللَّهِ رَٰغِبُونَ

Sikur ata te kenaqeshin me ate qe u ka dhene Allahu dhe i Derguari i Tij, do te thoshin: “Na mjafton Allahu! Allahu do te na jape nga miresite e Veta; edhe i Derguari i Tij. Ne vetem tek Allahu i varim shpresat”
Surah At-Taubah, Verse 59


۞إِنَّمَا ٱلصَّدَقَٰتُ لِلۡفُقَرَآءِ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱلۡعَٰمِلِينَ عَلَيۡهَا وَٱلۡمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمۡ وَفِي ٱلرِّقَابِ وَٱلۡغَٰرِمِينَ وَفِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِۖ فَرِيضَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Lemosha e zekatit eshte vetem per te varfrit, per nevojtaret, per ata qe jane ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, per ata te cileve u duhet fituar zemra (ne Islam), per lirimin e sklleverve, per te renduarit nga borxhet, per (luftetaret ne) rrugen e Allahut dhe per udhetaret e mbetur rrugeve. Keto jane detyrat e vena prej Allahut. Vertet, Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte
Surah At-Taubah, Verse 60


وَمِنۡهُمُ ٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱلنَّبِيَّ وَيَقُولُونَ هُوَ أُذُنٞۚ قُلۡ أُذُنُ خَيۡرٖ لَّكُمۡ يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَيُؤۡمِنُ لِلۡمُؤۡمِنِينَ وَرَحۡمَةٞ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡۚ وَٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ رَسُولَ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Ka te atille qe e shqetesojne te Derguarin dhe thone: “Ai degjon cdo gje qe i thuhet”. Thuaj (o Muhamed): “Ai degjon ate qe eshte e mire per ju, beson ne Allahun dhe u beson besimtareve. Ai eshte meshire per ata midis jush qe besojne. Kurse ata qe e lendojne te Derguarin e Allahut, i pret nje ndeshkim i dhembshem.”
Surah At-Taubah, Verse 61


يَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ لَكُمۡ لِيُرۡضُوكُمۡ وَٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَحَقُّ أَن يُرۡضُوهُ إِن كَانُواْ مُؤۡمِنِينَ

Ata ju betohen per Allahun per t’ju kenaqur, por eshte me e drejte te kenaqin Allahun dhe te Derguarin e Tij, nese jane besimtare
Surah At-Taubah, Verse 62


أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّهُۥ مَن يُحَادِدِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَأَنَّ لَهُۥ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدٗا فِيهَاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡخِزۡيُ ٱلۡعَظِيمُ

Valle, a nuk e dine ata, se per ate qe e kundershton Allahun dhe te Derguarit e Tij, eshte pergatitur zjarri i Xhehenemit, ne te cilin do te qendroje perhere? Ky eshte poshterimi me i madh
Surah At-Taubah, Verse 63


يَحۡذَرُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ أَن تُنَزَّلَ عَلَيۡهِمۡ سُورَةٞ تُنَبِّئُهُم بِمَا فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلِ ٱسۡتَهۡزِءُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ مُخۡرِجٞ مَّا تَحۡذَرُونَ

Hipokritet druajne se do te shpallet ndonje sure e cila do t’i lajmeroje se c’ka ne zemrat e tyre. Thuaj: “Talluni po deshet! Allahu sigurisht qe do ta nxjerre ne pah ate se ciles ju i druheni”
Surah At-Taubah, Verse 64


وَلَئِن سَأَلۡتَهُمۡ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلۡعَبُۚ قُلۡ أَبِٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ وَرَسُولِهِۦ كُنتُمۡ تَسۡتَهۡزِءُونَ

Nese i pyet, ata do te te pergjigjen: “Ne vetem po benim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos valle me Allahun, shpalljet dhe te Derguarin e Tij po talleni?”
Surah At-Taubah, Verse 65


لَا تَعۡتَذِرُواْ قَدۡ كَفَرۡتُم بَعۡدَ إِيمَٰنِكُمۡۚ إِن نَّعۡفُ عَن طَآئِفَةٖ مِّنكُمۡ نُعَذِّبۡ طَآئِفَةَۢ بِأَنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ

Mos u shfajesoni! Ju e mohuat fene, pasi patet besuar. Nese Ne i falim disa prej jush (per shkak se u penduan), do t’i ndeshkojme te tjeret, ngase jane fajtore (nuk u penduan per talljen qe bene)
Surah At-Taubah, Verse 66


ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتُ بَعۡضُهُم مِّنۢ بَعۡضٖۚ يَأۡمُرُونَ بِٱلۡمُنكَرِ وَيَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَقۡبِضُونَ أَيۡدِيَهُمۡۚ نَسُواْ ٱللَّهَ فَنَسِيَهُمۡۚ إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ

Hipokritet dhe hipokritet jane te ngjashem me njeri - tjetrin: kerkojne qe te behen vepra te keqija e pengojne te mirat dhe jane doreshtrenguar. Ata e kane harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata. Me te vertete, hipokritet jane keqberes
Surah At-Taubah, Verse 67


وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡكُفَّارَ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ هِيَ حَسۡبُهُمۡۚ وَلَعَنَهُمُ ٱللَّهُۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّقِيمٞ

Allahu u ka premtuar hipokriteve, hipokriteve dhe jobesimtareve zjarrin e Xhehenemit, ku do te qendrojne pergjithmone; ai do t’iu mjaftoje atyre! Allahu i ka mallkuar dhe ata do te kene denim te vazhdueshem
Surah At-Taubah, Verse 68


كَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ كَانُوٓاْ أَشَدَّ مِنكُمۡ قُوَّةٗ وَأَكۡثَرَ أَمۡوَٰلٗا وَأَوۡلَٰدٗا فَٱسۡتَمۡتَعُواْ بِخَلَٰقِهِمۡ فَٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِخَلَٰقِكُمۡ كَمَا ٱسۡتَمۡتَعَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُم بِخَلَٰقِهِمۡ وَخُضۡتُمۡ كَٱلَّذِي خَاضُوٓاْۚ أُوْلَـٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

(Ju hipokrite jeni) si ata qe kane qene para jush! Ata kane qene me te forte se ju, kane pasur me shume pasuri dhe femije. Ata jane kenaqur me pjesen e vet te kesaj bote, por edhe ju po kenaqeni me pjesen tuaj sic jane kenaqur edhe ata; edhe ju jeni dhene pas te keqijave, ashtu sic ishin dhene ata. Veprat e tyre do te zhduken ne kete bote dhe ne tjetren; ata jane te shkaterruar
Surah At-Taubah, Verse 69


أَلَمۡ يَأۡتِهِمۡ نَبَأُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ قَوۡمِ نُوحٖ وَعَادٖ وَثَمُودَ وَقَوۡمِ إِبۡرَٰهِيمَ وَأَصۡحَٰبِ مَدۡيَنَ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتِۚ أَتَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ فَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظۡلِمَهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

A nuk kane degjuar ata per popujt qe kane qene me perpara: per popullin e Nuhut, per fiset Ad dhe Themud, per popullin e Ibrahimit, per banoret e Medjenit dhe per qytetet e permbysura (te popullit te Lutit)? Te derguarit e tyre u sollen shenja te qarta. Allahu nuk u beri padrejtesi, por ata i bene padrejtesi vetvetes
Surah At-Taubah, Verse 70


وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتُ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۚ يَأۡمُرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَيُطِيعُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓۚ أُوْلَـٰٓئِكَ سَيَرۡحَمُهُمُ ٱللَّهُۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

Besimtaret dhe besimtaret jane miq per njeri-tjetrin. Ata urdherojne qe te behen vepra te mira dhe i ndalojne te keqijat; falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe te Derguarit te Tij. Keta jane ata qe do t’i meshiroje Allahu. Se, Allahu me te vertete, eshte i Plotfuqishem dhe i Urte
Surah At-Taubah, Verse 71


وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَمَسَٰكِنَ طَيِّبَةٗ فِي جَنَّـٰتِ عَدۡنٖۚ وَرِضۡوَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِ أَكۡبَرُۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Allahu u ka premtuar besimtareve dhe besimtareve kopshte, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te banojne pergjithmone, si dhe pallate te mrekullueshme ne Xhenetin e Adnit. Por kenaqesia prej Allahut eshte shperblimi me i madh.[125] Kjo eshte fitorja madheshtore
Surah At-Taubah, Verse 72


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ جَٰهِدِ ٱلۡكُفَّارَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱغۡلُظۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

O i Derguar! Lufto kunder mohuesve dhe hipokriteve dhe behu i ashper ndaj tyre! Strehimi i tyre eshte Xhehenemi; sa vendbanim i shemtuar
Surah At-Taubah, Verse 73


يَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ مَا قَالُواْ وَلَقَدۡ قَالُواْ كَلِمَةَ ٱلۡكُفۡرِ وَكَفَرُواْ بَعۡدَ إِسۡلَٰمِهِمۡ وَهَمُّواْ بِمَا لَمۡ يَنَالُواْۚ وَمَا نَقَمُوٓاْ إِلَّآ أَنۡ أَغۡنَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ مِن فَضۡلِهِۦۚ فَإِن يَتُوبُواْ يَكُ خَيۡرٗا لَّهُمۡۖ وَإِن يَتَوَلَّوۡاْ يُعَذِّبۡهُمُ ٱللَّهُ عَذَابًا أَلِيمٗا فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَمَا لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

Hipokritet betohen per Allahun se nuk thane asgje (te keqe). Por, ne te vertete, ata thane fjalen e mosbesimit, mohuan pas (pranimit te) Islamit dhe synuan te benin gjera te paarritshme. Ata u bene keqdashes, vetem sepse Allahu dhe i Derguari i Tij u kishin dhene (besimtareve) nga te mirat e Tij. Nese pendohen, do te jete me mire per ta; por, nese kthejne shpinen, Allahu do t’i ndeshkoje me denim te rende ne kete jete dhe ne tjetren dhe ata nuk do te kene kurrfare mbrojtesi apo ndihmesi ne Toke
Surah At-Taubah, Verse 74


۞وَمِنۡهُم مَّنۡ عَٰهَدَ ٱللَّهَ لَئِنۡ ءَاتَىٰنَا مِن فَضۡلِهِۦ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ

Ka nga ata (hipokrite) qe kane bere beselidhjen me Allahun, duke thene: “Nese Ai na jep nga dhuntite e Tij, sigurisht qe do te japim lemoshe dhe sigurisht qe do te behemi njerez te mire”
Surah At-Taubah, Verse 75


فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُم مِّن فَضۡلِهِۦ بَخِلُواْ بِهِۦ وَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ

Por kur Ai u dha atyre nga dhuntite e Veta, ata u bene koprrace dhe kthyen shpinen, duke u larguar
Surah At-Taubah, Verse 76


فَأَعۡقَبَهُمۡ نِفَاقٗا فِي قُلُوبِهِمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ يَلۡقَوۡنَهُۥ بِمَآ أَخۡلَفُواْ ٱللَّهَ مَا وَعَدُوهُ وَبِمَا كَانُواْ يَكۡذِبُونَ

Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizine ne zemrat e tyre, deri ne diten kur do te dalin para Tij, sepse e shkelen premtimin dhene Allahut. Ata e kishin zakon genjeshtren
Surah At-Taubah, Verse 77


أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ سِرَّهُمۡ وَنَجۡوَىٰهُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ عَلَّـٰمُ ٱلۡغُيُوبِ

Valle, a nuk e dine ata se Allahu i di te fshehtat e tyre dhe bisedat e fshehta?! Ne te vertete, Allahu eshte Ai qe i di te gjitha fshehtesite
Surah At-Taubah, Verse 78


ٱلَّذِينَ يَلۡمِزُونَ ٱلۡمُطَّوِّعِينَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ فِي ٱلصَّدَقَٰتِ وَٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ إِلَّا جُهۡدَهُمۡ فَيَسۡخَرُونَ مِنۡهُمۡ سَخِرَ ٱللَّهُ مِنۡهُمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Sa per ata (hipokrite) qe perqeshin besimtaret qe japin lemoshe me vullnet dhe tallen me ata qe nuk jane ne gjendje te japin gje pervec (fryteve te) punes se tyre, Allahu do te tallet me ta. Ata do te kene denim te dhembshem
Surah At-Taubah, Verse 79


ٱسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ أَوۡ لَا تَسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ إِن تَسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ سَبۡعِينَ مَرَّةٗ فَلَن يَغۡفِرَ ٱللَّهُ لَهُمۡۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَفَرُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ

U lute per ta apo nuk u lute (o Muhamed), Allahu nuk do t’i fale, edhe sikur ti te kerkosh falje per ta shtatedhjete here! Kjo sepse ata e mohuan Allahun dhe te Derguarin e Tij. Allahu nuk i udhezon ne rruge te mbare njerezit e pabindur
Surah At-Taubah, Verse 80


فَرِحَ ٱلۡمُخَلَّفُونَ بِمَقۡعَدِهِمۡ خِلَٰفَ رَسُولِ ٱللَّهِ وَكَرِهُوٓاْ أَن يُجَٰهِدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَالُواْ لَا تَنفِرُواْ فِي ٱلۡحَرِّۗ قُلۡ نَارُ جَهَنَّمَ أَشَدُّ حَرّٗاۚ لَّوۡ كَانُواْ يَفۡقَهُونَ

Ata qe mbeten ne shtepite e tyre, pas (daljes per lufte te) te Derguarit te Allahut, u gezuan; nuk u pelqente te luftonin ne rrugen e Allahut me pasurine dhe jeten e tyre dhe thane: “Mos shkoni ne lufte, neper vape!” Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit eshte edhe me i nxehte!” Vec sikur te kuptonin
Surah At-Taubah, Verse 81


فَلۡيَضۡحَكُواْ قَلِيلٗا وَلۡيَبۡكُواْ كَثِيرٗا جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Le te qeshin pak (ne kete bote) e te qajne shume (ne boten tjeter) si denim per ate qe kane bere
Surah At-Taubah, Verse 82


فَإِن رَّجَعَكَ ٱللَّهُ إِلَىٰ طَآئِفَةٖ مِّنۡهُمۡ فَٱسۡتَـٔۡذَنُوكَ لِلۡخُرُوجِ فَقُل لَّن تَخۡرُجُواْ مَعِيَ أَبَدٗا وَلَن تُقَٰتِلُواْ مَعِيَ عَدُوًّاۖ إِنَّكُمۡ رَضِيتُم بِٱلۡقُعُودِ أَوَّلَ مَرَّةٖ فَٱقۡعُدُواْ مَعَ ٱلۡخَٰلِفِينَ

Dhe, nese te kthen Allahu (pas betejes) te nje grup i hipokriteve e ata kerkojne leje nga ti qe te shkojne me ty ne lufte, thuaju (o Muhamed): “Kurre nuk do te vini me mua ne lufte dhe kurre nuk do te luftoni me mua kunder armikut! Ju ishit te kenaqur kur nuk erdhet heren e pare, prandaj rrini me ata qe ngelin pas”
Surah At-Taubah, Verse 83


وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰٓ أَحَدٖ مِّنۡهُم مَّاتَ أَبَدٗا وَلَا تَقُمۡ عَلَىٰ قَبۡرِهِۦٓۖ إِنَّهُمۡ كَفَرُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَمَاتُواْ وَهُمۡ فَٰسِقُونَ

Askujt prej hipokriteve, kur te vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afer varrit te hipokritit, sepse ata e kane mohuar Allahun dhe te Derguarin e Tij dhe qendruan te pabindur deri ne vdekje
Surah At-Taubah, Verse 84


وَلَا تُعۡجِبۡكَ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَأَوۡلَٰدُهُمۡۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُعَذِّبَهُم بِهَا فِي ٱلدُّنۡيَا وَتَزۡهَقَ أَنفُسُهُمۡ وَهُمۡ كَٰفِرُونَ

Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe femijet e tyre, sepse nepermjet tyre Allahu kerkon t’i ndeshkoje ata ne kete jete, ne menyre qe t’u dale shpirti duke qene jobesimtare
Surah At-Taubah, Verse 85


وَإِذَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٌ أَنۡ ءَامِنُواْ بِٱللَّهِ وَجَٰهِدُواْ مَعَ رَسُولِهِ ٱسۡتَـٔۡذَنَكَ أُوْلُواْ ٱلطَّوۡلِ مِنۡهُمۡ وَقَالُواْ ذَرۡنَا نَكُن مَّعَ ٱلۡقَٰعِدِينَ

Dhe kur shpallet nje sure qe thote: “Besoni Allahun dhe luftoni se bashku me te Derguarin e Tij!” pasaniket e tyre (hipokriteve) kerkojne leje, duke thene: “Na lini te rrime me ata qe nuk shkojne ne lufte!”
Surah At-Taubah, Verse 86


رَضُواْ بِأَن يَكُونُواْ مَعَ ٱلۡخَوَالِفِ وَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَهُمۡ لَا يَفۡقَهُونَ

Kenaqen te jene me ata qe nuk shkojne ne lufte, zemrat e tyre jane te vulosura e ata nuk kuptojne
Surah At-Taubah, Verse 87


لَٰكِنِ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ جَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡۚ وَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلۡخَيۡرَٰتُۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Por, i Derguari dhe ata qe besojne ne te, luftojne me pasurine e tyre dhe jeten e tyre. Per ata do te kete cdo te mire dhe pikerisht ata do te jene te shpetuarit
Surah At-Taubah, Verse 88


أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Allahu u ka pergatitur atyre kopshtet e Xhenetit, neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te banojne pergjithmone. Kjo eshte fitorja madheshtore
Surah At-Taubah, Verse 89


وَجَآءَ ٱلۡمُعَذِّرُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ لِيُؤۡذَنَ لَهُمۡ وَقَعَدَ ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Disa beduine erdhen me shfajesime, duke te te kerkuar leje, qe te mos shkonin ne lufte. Dhe munguan ata qe e genjyen Allahun dhe te Derguarin e Tij. Ata prej atyre qe mohuan, me te vertete, do t’i godase nje denim i dhembshem
Surah At-Taubah, Verse 90


لَّيۡسَ عَلَى ٱلضُّعَفَآءِ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرۡضَىٰ وَلَا عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ مَا يُنفِقُونَ حَرَجٌ إِذَا نَصَحُواْ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦۚ مَا عَلَى ٱلۡمُحۡسِنِينَ مِن سَبِيلٖۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Nuk eshte gjynah te mos shkojne ne lufte te dobetit, as te semuret, as ata qe nuk mund te sigurojne shpenzimet, nese jane te sinqerte me Allahun dhe te Derguarin e Tij. Nuk ka vend per verejtje ndaj punemireve. Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah At-Taubah, Verse 91


وَلَا عَلَى ٱلَّذِينَ إِذَا مَآ أَتَوۡكَ لِتَحۡمِلَهُمۡ قُلۡتَ لَآ أَجِدُ مَآ أَحۡمِلُكُمۡ عَلَيۡهِ تَوَلَّواْ وَّأَعۡيُنُهُمۡ تَفِيضُ مِنَ ٱلدَّمۡعِ حَزَنًا أَلَّا يَجِدُواْ مَا يُنفِقُونَ

(Nuk ka gjynah) as per ata te cilet, kur vijne te ti per te kerkuar kafshe shalimi e ti u thua: “Une nuk mund t’ju siguroj kafshe shalimi”, kthehen me syte e tyre qe u rrjedhin lot, ngaqe nuk munden te gjenin gje per te dhene (ne rruge te Allahut)
Surah At-Taubah, Verse 92


۞إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَسۡتَـٔۡذِنُونَكَ وَهُمۡ أَغۡنِيَآءُۚ رَضُواْ بِأَن يَكُونُواْ مَعَ ٱلۡخَوَالِفِ وَطَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Por ka vend per t’u qortuar ata, qe kerkojne leje nga ti, duke qene te pasur. Ata kenaqen te rrine me ata qe nuk shkojne ne lufte. Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, por ata nuk dine
Surah At-Taubah, Verse 93


يَعۡتَذِرُونَ إِلَيۡكُمۡ إِذَا رَجَعۡتُمۡ إِلَيۡهِمۡۚ قُل لَّا تَعۡتَذِرُواْ لَن نُّؤۡمِنَ لَكُمۡ قَدۡ نَبَّأَنَا ٱللَّهُ مِنۡ أَخۡبَارِكُمۡۚ وَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمۡ وَرَسُولُهُۥ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Kur te ktheheni tek ata, do t’ju vijne duke u shfajesuar. Thuaju: “Mos kerkoni falje! Sido qe te jete, ne nuk ju besojme, sepse Allahu na ka lajmeruar per qellimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Derguari i Tij do t’i shohin veprat tuaja; pastaj ju do te ktheheni tek Ai, qe i di gjerat e padukshme dhe te dukshme e do t’ju lajmeroje per ate qe keni bere
Surah At-Taubah, Verse 94


سَيَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ لَكُمۡ إِذَا ٱنقَلَبۡتُمۡ إِلَيۡهِمۡ لِتُعۡرِضُواْ عَنۡهُمۡۖ فَأَعۡرِضُواْ عَنۡهُمۡۖ إِنَّهُمۡ رِجۡسٞۖ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Kur te ktheheni tek ata, do t’ju betohen per Allahun qe t’i lini. Largohuni prej tyre! Ata jane te ndyre dhe strehimi i tyre eshte Xhehenemi. Ky eshte denimi per veprat e tyre
Surah At-Taubah, Verse 95


يَحۡلِفُونَ لَكُمۡ لِتَرۡضَوۡاْ عَنۡهُمۡۖ فَإِن تَرۡضَوۡاْ عَنۡهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يَرۡضَىٰ عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Ata do t’ju betohen qe te jeni te kenaqur me ata. Nese ju do te jeni te kenaqur me ata, dijeni se Allahu sigurisht qe nuk eshte i kenaqur me popullin e pabindur
Surah At-Taubah, Verse 96


ٱلۡأَعۡرَابُ أَشَدُّ كُفۡرٗا وَنِفَاقٗا وَأَجۡدَرُ أَلَّا يَعۡلَمُواْ حُدُودَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Beduinet jane mohuesit dhe hipokritet me te medhenj dhe me te priret per te mos njohur kufijte qe Allahu ia ka shpallur te Derguarit te Tij. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte
Surah At-Taubah, Verse 97


وَمِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مَن يَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ مَغۡرَمٗا وَيَتَرَبَّصُ بِكُمُ ٱلدَّوَآئِرَۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ

Nder beduinet, ka te atille, qe shpenzimin ne rruge te Allahut, e quajne si gjobe dhe presin qe ju t’ju godase ndonje fatkeqesi. Le t’i godase ata radha e fatkeqesise! Allahu degjon dhe di gjithcka
Surah At-Taubah, Verse 98


وَمِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مَن يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَيَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ قُرُبَٰتٍ عِندَ ٱللَّهِ وَصَلَوَٰتِ ٱلرَّسُولِۚ أَلَآ إِنَّهَا قُرۡبَةٞ لَّهُمۡۚ سَيُدۡخِلُهُمُ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Po ka nga beduinet te atille qe besojne Allahun dhe Diten e Kiametit dhe shpenzimin (ne rruge te Allahut) e quajne si mjet per t’iu afruar Allahut dhe per te merituar bekimin e te Derguarit. Dhe vertet qe kjo do t’u sjelle afrimin: Allahu do t’i pranoje ata ne meshiren e Vet. Njemend, Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote
Surah At-Taubah, Verse 99


وَٱلسَّـٰبِقُونَ ٱلۡأَوَّلُونَ مِنَ ٱلۡمُهَٰجِرِينَ وَٱلۡأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحۡسَٰنٖ رَّضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي تَحۡتَهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Sa u perket besimtareve te pare, prej muhaxhireve[126] dhe ensareve[127], Allahu eshte i kenaqur me ata dhe me te gjithe te tjeret qe i pasuan me vendosmeri e perkushtim ne besim; edhe ata jane te kenaqur me Ate. Allahu ka pergatitur per ata kopshte neper te cilat rrjedhin lumenj dhe ku do te jetojne pergjithmone. Kjo eshte fitorja madheshtore
Surah At-Taubah, Verse 100


وَمِمَّنۡ حَوۡلَكُم مِّنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مُنَٰفِقُونَۖ وَمِنۡ أَهۡلِ ٱلۡمَدِينَةِ مَرَدُواْ عَلَى ٱلنِّفَاقِ لَا تَعۡلَمُهُمۡۖ نَحۡنُ نَعۡلَمُهُمۡۚ سَنُعَذِّبُهُم مَّرَّتَيۡنِ ثُمَّ يُرَدُّونَ إِلَىٰ عَذَابٍ عَظِيمٖ

Ka beduine ne mjedisin tuaj, qe jane hipokrite, por ka edhe nder banoret e Medines te atille qe jane kembengules ne hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dime. Ne do t’i denojme dy here[128] e pastaj, do te kthehen ne denimin e madh (ne Xhehenem)
Surah At-Taubah, Verse 101


وَءَاخَرُونَ ٱعۡتَرَفُواْ بِذُنُوبِهِمۡ خَلَطُواْ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَءَاخَرَ سَيِّئًا عَسَى ٱللَّهُ أَن يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ

Nderkaq, disa te tjere i pranojne gjynahet e veta, se i kane perzier veprat e mira me te keqijat. Ka gjase qe Allahu t’ua pranoje pendimin. Vertet, Allahu eshte Fales i madh dhe Meshireplote
Surah At-Taubah, Verse 102


خُذۡ مِنۡ أَمۡوَٰلِهِمۡ صَدَقَةٗ تُطَهِّرُهُمۡ وَتُزَكِّيهِم بِهَا وَصَلِّ عَلَيۡهِمۡۖ إِنَّ صَلَوٰتَكَ سَكَنٞ لَّهُمۡۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Merr nga pasuria e tyre lemoshe me te cilen t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisesh veprat e mira! Lutu per ta, sepse lutja jote eshte vertet qetesim per ata. Allahu degjon dhe di gjithcka
Surah At-Taubah, Verse 103


أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَأۡخُذُ ٱلصَّدَقَٰتِ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

A nuk e dine ata se Allahu eshte Ai qe pranon pendimin dhe bamiresine nga roberit e Vet dhe se Ai eshte Pranuesi i pendimeve dhe Meshireploti
Surah At-Taubah, Verse 104


وَقُلِ ٱعۡمَلُواْ فَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمۡ وَرَسُولُهُۥ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَۖ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Derguari i Tij dhe besimtaret do te shohin punen tuaj. Se shpejti do te ktheheni tek Ai qe di te dukshmen dhe te padukshmen e Ai do t’ju njoftoje per ate qe keni bere.”
Surah At-Taubah, Verse 105


وَءَاخَرُونَ مُرۡجَوۡنَ لِأَمۡرِ ٱللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمۡ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيۡهِمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Ka edhe te tjere qe jane lene ne pritje te vendimit te Allahut, a do t’i denoje apo do t’ua pranoje pendimin. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte
Surah At-Taubah, Verse 106


وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مَسۡجِدٗا ضِرَارٗا وَكُفۡرٗا وَتَفۡرِيقَۢا بَيۡنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَإِرۡصَادٗا لِّمَنۡ حَارَبَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ مِن قَبۡلُۚ وَلَيَحۡلِفُنَّ إِنۡ أَرَدۡنَآ إِلَّا ٱلۡحُسۡنَىٰۖ وَٱللَّهُ يَشۡهَدُ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

(Hipokrite) jane edhe ata qe ndertuan nje xhami per t’u shkaktuar dem (besimtareve), per ta forcuar mohimin dhe per te krijuar percarje ne mesin e besimtareve, duke iu sherbyer ajo si pusi atyre qe qysh me pare luftonin kunder Allahut dhe te Derguarit te Tij. Dhe, vertet ata betohen: “Ne kishim per qellim qe te benim vetem nje veper te mire”! Por Allahu deshmon se ne te vertete ata jane genjeshtare
Surah At-Taubah, Verse 107


لَا تَقُمۡ فِيهِ أَبَدٗاۚ لَّمَسۡجِدٌ أُسِّسَ عَلَى ٱلتَّقۡوَىٰ مِنۡ أَوَّلِ يَوۡمٍ أَحَقُّ أَن تَقُومَ فِيهِۚ فِيهِ رِجَالٞ يُحِبُّونَ أَن يَتَطَهَّرُواْۚ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلۡمُطَّهِّرِينَ

Ti ne ate xhami kurre mos fal namaz. Ndersa xhamia e themeluar ne perkushtim (ndaj Allahut) qe ne diten e pare, pa dyshim qe eshte me e denje per te falur namaz ne te. Aty ka njerez qe duan te pastrohen. Allahu i do ata qe pastrohen shpesh
Surah At-Taubah, Verse 108


أَفَمَنۡ أَسَّسَ بُنۡيَٰنَهُۥ عَلَىٰ تَقۡوَىٰ مِنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٍ خَيۡرٌ أَم مَّنۡ أَسَّسَ بُنۡيَٰنَهُۥ عَلَىٰ شَفَا جُرُفٍ هَارٖ فَٱنۡهَارَ بِهِۦ فِي نَارِ جَهَنَّمَۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ

Cili eshte me i mire, ai qe themelet e godines se vet i ve ne perkushtimin ndaj Allahut dhe ne kenaqesine e Tij apo ai qe themelet e godines se tij i ve ne bregun e gerryer dhe qe rrokulliset me te ne zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhezon ne rruge te drejte popullin keqberes
Surah At-Taubah, Verse 109


لَا يَزَالُ بُنۡيَٰنُهُمُ ٱلَّذِي بَنَوۡاْ رِيبَةٗ فِي قُلُوبِهِمۡ إِلَّآ أَن تَقَطَّعَ قُلُوبُهُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Godina qe ata ndertuan, mbjell gjithnje dyshim ne zemrat e tyre, derisa zemrat e tyre t’u copetohen. Allahu eshte i Gjithedijshem, i Urte
Surah At-Taubah, Verse 110


۞إِنَّ ٱللَّهَ ٱشۡتَرَىٰ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ أَنفُسَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُم بِأَنَّ لَهُمُ ٱلۡجَنَّةَۚ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَيَقۡتُلُونَ وَيُقۡتَلُونَۖ وَعۡدًا عَلَيۡهِ حَقّٗا فِي ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَٱلۡإِنجِيلِ وَٱلۡقُرۡءَانِۚ وَمَنۡ أَوۡفَىٰ بِعَهۡدِهِۦ مِنَ ٱللَّهِۚ فَٱسۡتَبۡشِرُواْ بِبَيۡعِكُمُ ٱلَّذِي بَايَعۡتُم بِهِۦۚ وَذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Ne te vertete, Allahu ka blere nga besimtaret jeten dhe pasurine e tyre, ne kembim te Xhenetit. Ata luftojne ne rrugen e Allahut, vrasin dhe vriten. (Ky eshte) premtimi i Tij i vertete ne Teurat, Ungjill dhe Kuran. E kush i permbahet beselidhjes me fort se Allahu? Andaj, gezojuni kesaj shitjeje! Kjo eshte fitorja madheshtore
Surah At-Taubah, Verse 111


ٱلتَّـٰٓئِبُونَ ٱلۡعَٰبِدُونَ ٱلۡحَٰمِدُونَ ٱلسَّـٰٓئِحُونَ ٱلرَّـٰكِعُونَ ٱلسَّـٰجِدُونَ ٱلۡأٓمِرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَٱلنَّاهُونَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَٱلۡحَٰفِظُونَ لِحُدُودِ ٱللَّهِۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

(Keta jane) ata qe pendohen, e adhurojne Allahun, e falenderojne Ate, agjerojne, perkulen (ne namaz), bien ne sexhde (gjate namazit), urdherojne vepra te mira, pengojne te keqijat dhe u permbahen kufijve te caktuar nga Allahu. Jepu lajmin e mire besimtareve
Surah At-Taubah, Verse 112


مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن يَسۡتَغۡفِرُواْ لِلۡمُشۡرِكِينَ وَلَوۡ كَانُوٓاْ أُوْلِي قُرۡبَىٰ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمۡ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ

Nuk i takon te Derguarit dhe besimtareve qe te kerkojne falje per idhujtaret, qofshin keta edhe te afermit e tyre, pasi u eshte bere e qarte se ata jane banore te Xhehenemit
Surah At-Taubah, Verse 113


وَمَا كَانَ ٱسۡتِغۡفَارُ إِبۡرَٰهِيمَ لِأَبِيهِ إِلَّا عَن مَّوۡعِدَةٖ وَعَدَهَآ إِيَّاهُ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥٓ أَنَّهُۥ عَدُوّٞ لِّلَّهِ تَبَرَّأَ مِنۡهُۚ إِنَّ إِبۡرَٰهِيمَ لَأَوَّـٰهٌ حَلِيمٞ

Ndersa lutja e Ibrahimit per faljen e babait te tij, ka qene vetem per shkak te nje premtimi, qe i kishte bere. Por, kur iu be e qarte se i ati ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithate, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i bute
Surah At-Taubah, Verse 114


وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِلَّ قَوۡمَۢا بَعۡدَ إِذۡ هَدَىٰهُمۡ حَتَّىٰ يُبَيِّنَ لَهُم مَّا يَتَّقُونَۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ

Allahu kurre nuk e con ne humbje nje popull qe me pare e ka udhezuar ne rruge te drejte, pa ia bere te njohur se prej cfare duhet te ruhet. Me te vertete, Allahu eshte i Dijshem per cdo gje
Surah At-Taubah, Verse 115


إِنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۚ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

Njemend, Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokes; Ai e jep jeten dhe vdekjen. Pervec Allahut, ju nuk keni tjeter mbrojtes apo perkrahes
Surah At-Taubah, Verse 116


لَّقَد تَّابَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلنَّبِيِّ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ وَٱلۡأَنصَارِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ فِي سَاعَةِ ٱلۡعُسۡرَةِ مِنۢ بَعۡدِ مَا كَادَ يَزِيغُ قُلُوبُ فَرِيقٖ مِّنۡهُمۡ ثُمَّ تَابَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّهُۥ بِهِمۡ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ

Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e te Derguarit, te muhaxhireve dhe te ensareve, te cilet shkuan pas atij ne castin e veshtire, pasi zemrat e disave prej tyre per nje fije qene afer shmangies (nga detyra), pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre[129]. Vertet, Ai eshte i Bute dhe i Meshirshem me ta
Surah At-Taubah, Verse 117


وَعَلَى ٱلثَّلَٰثَةِ ٱلَّذِينَ خُلِّفُواْ حَتَّىٰٓ إِذَا ضَاقَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَرۡضُ بِمَا رَحُبَتۡ وَضَاقَتۡ عَلَيۡهِمۡ أَنفُسُهُمۡ وَظَنُّوٓاْ أَن لَّا مَلۡجَأَ مِنَ ٱللَّهِ إِلَّآ إِلَيۡهِ ثُمَّ تَابَ عَلَيۡهِمۡ لِيَتُوبُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

Ai ua pranoi pendimin edhe atyre te treve[130], qe mbeten prapa atehere, kur toka, sado e gjere, iu duk e ngushte dhe iu shtrenguan shpirtrat, aq sa u binden se nuk ka strehim tjeter pervec Allahut e pastaj Allahu u dha meshire qe te pendohen. Me te vertete, Allahu pranon pendimin dhe eshte Meshireplote
Surah At-Taubah, Verse 118


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَكُونُواْ مَعَ ٱلصَّـٰدِقِينَ

O besimtare! Frikesojuni Allahut dhe behuni me ata qe jane te sinqerte (ne fjale dhe ne vepra)
Surah At-Taubah, Verse 119


مَا كَانَ لِأَهۡلِ ٱلۡمَدِينَةِ وَمَنۡ حَوۡلَهُم مِّنَ ٱلۡأَعۡرَابِ أَن يَتَخَلَّفُواْ عَن رَّسُولِ ٱللَّهِ وَلَا يَرۡغَبُواْ بِأَنفُسِهِمۡ عَن نَّفۡسِهِۦۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ لَا يُصِيبُهُمۡ ظَمَأٞ وَلَا نَصَبٞ وَلَا مَخۡمَصَةٞ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا يَطَـُٔونَ مَوۡطِئٗا يَغِيظُ ٱلۡكُفَّارَ وَلَا يَنَالُونَ مِنۡ عَدُوّٖ نَّيۡلًا إِلَّا كُتِبَ لَهُم بِهِۦ عَمَلٞ صَٰلِحٌۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Banoreve te Medines dhe beduineve qe jane rreth saj, nuk u lejohet te mos ndjekin te Derguarin e Allahut, as te kursejne jeten e tyre para jetes se tij. Kjo eshte keshtu, sepse ata qe jane ne rrugen e Allahut, sa here qe t’i godase etja, lodhja e uria dhe sa here qe te shkelin ne ndonje vend ku do t’i zemerojne mohuesit apo t’i gjeje gje nga ana e armikut, atyre do t’iu shkruhet si veper e mire. Me te vertete, Allahu nuk do t’ua humbe shperblimin punemireve
Surah At-Taubah, Verse 120


وَلَا يُنفِقُونَ نَفَقَةٗ صَغِيرَةٗ وَلَا كَبِيرَةٗ وَلَا يَقۡطَعُونَ وَادِيًا إِلَّا كُتِبَ لَهُمۡ لِيَجۡزِيَهُمُ ٱللَّهُ أَحۡسَنَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

(Gjithashtu) sa here qe ata te shpenzojne dicka te vogel a te madhe apo te kapercejne cfaredo lugine (ne rruge te Allahut), kjo do t’u shenohet, ne menyre qe Allahu t’i shperbleje sipas veprave me te mira qe kane bere
Surah At-Taubah, Verse 121


۞وَمَا كَانَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ لِيَنفِرُواْ كَآفَّةٗۚ فَلَوۡلَا نَفَرَ مِن كُلِّ فِرۡقَةٖ مِّنۡهُمۡ طَآئِفَةٞ لِّيَتَفَقَّهُواْ فِي ٱلدِّينِ وَلِيُنذِرُواْ قَوۡمَهُمۡ إِذَا رَجَعُوٓاْ إِلَيۡهِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَحۡذَرُونَ

Nuk eshte mire qe besimtaret te shkojne ne lufte te gjithe njeheresh, por prej cdo bashkesie, nje grup te mbetet mbrapa, qe te thellohet ne mesimin e fese dhe keshtu te keshilloje popullin e vet, mbasi te kthehet nga lufta, qe t’i frikesohet Allahut
Surah At-Taubah, Verse 122


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قَٰتِلُواْ ٱلَّذِينَ يَلُونَكُم مِّنَ ٱلۡكُفَّارِ وَلۡيَجِدُواْ فِيكُمۡ غِلۡظَةٗۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُتَّقِينَ

O besimtare! Luftoni kunder mohuesve qe gjenden afer jush dhe le ta ndiejne ata ashpersine tuaj. Dhe, ta dini se Allahu eshte me ata qe ruhen nga gjynahet
Surah At-Taubah, Verse 123


وَإِذَا مَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٞ فَمِنۡهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمۡ زَادَتۡهُ هَٰذِهِۦٓ إِيمَٰنٗاۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فَزَادَتۡهُمۡ إِيمَٰنٗا وَهُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ

Kur shpallet ndonje sure, disa prej atyre (qe kane dyshim dhe hipokrizi) thone: “Kujt prej jush do t’ia shtoje besimin kjo sure?” Per sa u perket besimtareve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gezohen
Surah At-Taubah, Verse 124


وَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ فَزَادَتۡهُمۡ رِجۡسًا إِلَىٰ رِجۡسِهِمۡ وَمَاتُواْ وَهُمۡ كَٰفِرُونَ

E sa u perket atyre qe kane semundje ne zemrat e veta, ajo ua shton edhe me dyshimin qe kane dhe ata vdesin si mohues
Surah At-Taubah, Verse 125


أَوَلَا يَرَوۡنَ أَنَّهُمۡ يُفۡتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٖ مَّرَّةً أَوۡ مَرَّتَيۡنِ ثُمَّ لَا يَتُوبُونَ وَلَا هُمۡ يَذَّكَّرُونَ

Valle, a nuk e shohin ata se cdo vit vihen ne prove nje ose dy here e prapeseprape as nuk pendohen, as nuk e mbledhin mendjen
Surah At-Taubah, Verse 126


وَإِذَا مَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٞ نَّظَرَ بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٍ هَلۡ يَرَىٰكُم مِّنۡ أَحَدٖ ثُمَّ ٱنصَرَفُواْۚ صَرَفَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُم بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ

Kur shpallet ndonje sure (qe u terheq verejtje), ata shikojne njeri-tjetrin (duke thene): “A po ju sheh ndokush?”[131], pastaj largohen. Allahu i shmang zemrat e tyre, sepse ata jane njerez qe nuk kuptojne
Surah At-Taubah, Verse 127


لَقَدۡ جَآءَكُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ عَزِيزٌ عَلَيۡهِ مَا عَنِتُّمۡ حَرِيصٌ عَلَيۡكُم بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ

Tashme ju ka ardhur nje i Derguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rende per gjynahet qe beni ju, jua deshiron te miren me gjithe zemer qe ju te shkoni rruges se drejte dhe eshte i bute e i meshirshem me besimtaret
Surah At-Taubah, Verse 128


فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَهُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ

Nese ata largohen (nga e verteta), thuaj: “Me mjafton Allahu, s’ka zot tjeter pervec Tij. Une mbeshtetem tek Ai qe eshte Zot i Fronit te Madh
Surah At-Taubah, Verse 129


Author: Hassan Nahi


<< Surah 8
>> Surah 10

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai