UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Yusuf - Albanian Translation by Hassan Nahi


الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ

Elif, Lam, Ra. Keto jane vargjet e Librit te qarte
Surah Yusuf, Verse 1


إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَٰنًا عَرَبِيّٗا لَّعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ

Ne e zbritem kete Kuran ne gjuhen arabe, per ta kuptuar ju
Surah Yusuf, Verse 2


نَحۡنُ نَقُصُّ عَلَيۡكَ أَحۡسَنَ ٱلۡقَصَصِ بِمَآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ وَإِن كُنتَ مِن قَبۡلِهِۦ لَمِنَ ٱلۡغَٰفِلِينَ

Ne te tregojme ty (Muhamed) historine me te bukur[148] permes shpalljes se ketij Kurani, ndonese ti, me te vertete, nuk ke qene ne dijeni me pare
Surah Yusuf, Verse 3


إِذۡ قَالَ يُوسُفُ لِأَبِيهِ يَـٰٓأَبَتِ إِنِّي رَأَيۡتُ أَحَدَ عَشَرَ كَوۡكَبٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ رَأَيۡتُهُمۡ لِي سَٰجِدِينَ

Kur Jusufi i tha babait te vet: “O babai im! Une pashe ne enderr njembedhjete yje, Diellin dhe Henen! I pashe te me peruleshin ne sexhde”
Surah Yusuf, Verse 4


قَالَ يَٰبُنَيَّ لَا تَقۡصُصۡ رُءۡيَاكَ عَلَىٰٓ إِخۡوَتِكَ فَيَكِيدُواْ لَكَ كَيۡدًاۖ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ لِلۡإِنسَٰنِ عَدُوّٞ مُّبِينٞ

ai i tha: “O biri im! Mos ua trego endrren tende vellezerve te tu, qe te mos kurdisin ndonje gje kunder teje, sepse, vertet, djalli eshte armik i hapet i njeriut
Surah Yusuf, Verse 5


وَكَذَٰلِكَ يَجۡتَبِيكَ رَبُّكَ وَيُعَلِّمُكَ مِن تَأۡوِيلِ ٱلۡأَحَادِيثِ وَيُتِمُّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَعَلَىٰٓ ءَالِ يَعۡقُوبَ كَمَآ أَتَمَّهَا عَلَىٰٓ أَبَوَيۡكَ مِن قَبۡلُ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَۚ إِنَّ رَبَّكَ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

Dhe keshtu, Zoti yt te ka zgjedhur ty dhe te meson shpjegimin e endrrave dhe e ploteson dhuntine e Vet ndaj teje dhe familjes se Jakubit, ashtu sic e ka plotesuar me pare ndaj te pareve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Pa dyshim, Zoti yt eshte i Urte dhe i Gjithedijshem”
Surah Yusuf, Verse 6


۞لَّقَدۡ كَانَ فِي يُوسُفَ وَإِخۡوَتِهِۦٓ ءَايَٰتٞ لِّلسَّآئِلِينَ

Per te gjithe ata qe pyesin, ne historine e Jusufit dhe te vellezerve te tij, ka shume mesime
Surah Yusuf, Verse 7


إِذۡ قَالُواْ لَيُوسُفُ وَأَخُوهُ أَحَبُّ إِلَىٰٓ أَبِينَا مِنَّا وَنَحۡنُ عُصۡبَةٌ إِنَّ أَبَانَا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

Vellezerit e tij thane: “Jusufi dhe vellai i tij, jane me te dashur se ne per babane tone, nderkohe qe ne jemi nje grup i tere. Babai yne, me te vertete, po gabon
Surah Yusuf, Verse 8


ٱقۡتُلُواْ يُوسُفَ أَوِ ٱطۡرَحُوهُ أَرۡضٗا يَخۡلُ لَكُمۡ وَجۡهُ أَبِيكُمۡ وَتَكُونُواْ مِنۢ بَعۡدِهِۦ قَوۡمٗا صَٰلِحِينَ

Vriteni Jusufin ose braktiseni ne ndonje vend te larget,[149] se pastaj babai juaj do te kthehet nga ju dhe, pas kesaj, do te beheni njerez te mire”
Surah Yusuf, Verse 9


قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ لَا تَقۡتُلُواْ يُوسُفَ وَأَلۡقُوهُ فِي غَيَٰبَتِ ٱلۡجُبِّ يَلۡتَقِطۡهُ بَعۡضُ ٱلسَّيَّارَةِ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ

Njeri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin, por hidheni ne fund te ndonje pusi; do ta marre ndonje karvan; nese pernjemend doni te beni dicka me ate”
Surah Yusuf, Verse 10


قَالُواْ يَـٰٓأَبَانَا مَا لَكَ لَا تَأۡمَ۬نَّا عَلَىٰ يُوسُفَ وَإِنَّا لَهُۥ لَنَٰصِحُونَ

Ata thane: “O babai yne! Perse per Jusufin nuk ke besim te ne?! Ne te vertete, Ne i deshirojme cdo te mire atij
Surah Yusuf, Verse 11


أَرۡسِلۡهُ مَعَنَا غَدٗا يَرۡتَعۡ وَيَلۡعَبۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ

Dergoje neser me ne qe te argetohet dhe te luaje. Te sigurojme se do ta ruajme.”
Surah Yusuf, Verse 12


قَالَ إِنِّي لَيَحۡزُنُنِيٓ أَن تَذۡهَبُواْ بِهِۦ وَأَخَافُ أَن يَأۡكُلَهُ ٱلذِّئۡبُ وَأَنتُمۡ عَنۡهُ غَٰفِلُونَ

(Babai) tha: “Une brengosem po ta merrni dhe kam frike se mos do ta haje ujku, nderkohe qe ju s’do ta keni mendjen tek ai.”
Surah Yusuf, Verse 13


قَالُواْ لَئِنۡ أَكَلَهُ ٱلذِّئۡبُ وَنَحۡنُ عُصۡبَةٌ إِنَّآ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ

Ata thane: “Si do ta haje ujku, kur ne jemi nje grup i forte! Atehere, me te vertete qe ne do te ishim te humbur”
Surah Yusuf, Verse 14


فَلَمَّا ذَهَبُواْ بِهِۦ وَأَجۡمَعُوٓاْ أَن يَجۡعَلُوهُ فِي غَيَٰبَتِ ٱلۡجُبِّۚ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ لَتُنَبِّئَنَّهُم بِأَمۡرِهِمۡ هَٰذَا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Pasi e moren, vendosen qe ta hidhnin ne fund te nje pusi dhe Ne i shpallem Jusufit: “Ti do t’i lajmerosh ata per kete veper, pa e vene re ata (qe ti je Jusufi).”
Surah Yusuf, Verse 15


وَجَآءُوٓ أَبَاهُمۡ عِشَآءٗ يَبۡكُونَ

Dhe ne mbremje ata shkuan te babai i tyre, duke qare
Surah Yusuf, Verse 16


قَالُواْ يَـٰٓأَبَانَآ إِنَّا ذَهَبۡنَا نَسۡتَبِقُ وَتَرَكۡنَا يُوسُفَ عِندَ مَتَٰعِنَا فَأَكَلَهُ ٱلذِّئۡبُۖ وَمَآ أَنتَ بِمُؤۡمِنٖ لَّنَا وَلَوۡ كُنَّا صَٰدِقِينَ

Thane: “O babai yne, ne shkuam te vrapojme e Jusufin e lame te rrobat tona, andaj e hengri ujku. Por ti nuk na beson, edhe pse themi te verteten”
Surah Yusuf, Verse 17


وَجَآءُو عَلَىٰ قَمِيصِهِۦ بِدَمٖ كَذِبٖۚ قَالَ بَلۡ سَوَّلَتۡ لَكُمۡ أَنفُسُكُمۡ أَمۡرٗاۖ فَصَبۡرٞ جَمِيلٞۖ وَٱللَّهُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ

Dhe sollen kemishen e tij te pergjakur, me gjak te rreme. Ai tha: “Nuk eshte keshtu, por ju keni sajuar dicka (tjeter nga sa thoni). Por, durim! Allahut i kerkoj ndihme kunder asaj qe po tregoni ju”
Surah Yusuf, Verse 18


وَجَآءَتۡ سَيَّارَةٞ فَأَرۡسَلُواْ وَارِدَهُمۡ فَأَدۡلَىٰ دَلۡوَهُۥۖ قَالَ يَٰبُشۡرَىٰ هَٰذَا غُلَٰمٞۚ وَأَسَرُّوهُ بِضَٰعَةٗۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ

(Nderkohe ne pus) erdhi nje karvan. Ata derguan ujembartesin e vet dhe ai leshoi koven e tij dhe thirri: “O sa gezim! Qenka nje djale!” Ata e fshehen ate si placke tregtie, por Allahu e dinte mire cfare benin ata
Surah Yusuf, Verse 19


وَشَرَوۡهُ بِثَمَنِۭ بَخۡسٖ دَرَٰهِمَ مَعۡدُودَةٖ وَكَانُواْ فِيهِ مِنَ ٱلزَّـٰهِدِينَ

Ata e shiten Jusufin me nje cmim te ulet, vec disa grosh, pa pasur fare lakmi (per para)
Surah Yusuf, Verse 20


وَقَالَ ٱلَّذِي ٱشۡتَرَىٰهُ مِن مِّصۡرَ لِٱمۡرَأَتِهِۦٓ أَكۡرِمِي مَثۡوَىٰهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوۡ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدٗاۚ وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلِنُعَلِّمَهُۥ مِن تَأۡوِيلِ ٱلۡأَحَادِيثِۚ وَٱللَّهُ غَالِبٌ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِۦ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Nje njeri nga Egjipti qe e bleu, i tha gruas se vet: “Beja te kendshem qendrimin ketu. Ndoshta do te na sherbeje ose do ta biresojme!” Dhe keshtu, Ne e vendosem Jusufin ne ate toke te bukur dhe i mesuam shpjegimin e endrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi te plote mbi ceshtjet e Tij, por shumica e njerezve nuk e dine
Surah Yusuf, Verse 21


وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥٓ ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kur Jusufi arriti moshen e pjekurise, Ne i dhame aftesine e te gjykuarit dhe dituri. Keshtu i shperblejme Ne punemiret
Surah Yusuf, Verse 22


وَرَٰوَدَتۡهُ ٱلَّتِي هُوَ فِي بَيۡتِهَا عَن نَّفۡسِهِۦ وَغَلَّقَتِ ٱلۡأَبۡوَٰبَ وَقَالَتۡ هَيۡتَ لَكَۚ قَالَ مَعَاذَ ٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ رَبِّيٓ أَحۡسَنَ مَثۡوَايَۖ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّـٰلِمُونَ

Por ajo, ne shtepine e se ciles gjendej ai, nisi ta joshe ne kundershtim me deshiren e tij. Ajo ia mbylli te gjitha dyert dhe tha: “Jam e gatshme per ty!” Kurse ai tha: “Allahu me ruajtte! Me te vertete, Zoti im ka treguar kujdes per mua dhe, pa dyshim, keqberesit nuk do te shpetojne kurre”
Surah Yusuf, Verse 23


وَلَقَدۡ هَمَّتۡ بِهِۦۖ وَهَمَّ بِهَا لَوۡلَآ أَن رَّءَا بُرۡهَٰنَ رَبِّهِۦۚ كَذَٰلِكَ لِنَصۡرِفَ عَنۡهُ ٱلسُّوٓءَ وَٱلۡفَحۡشَآءَۚ إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Ajo e deshiroi ate; por edhe Jusufi do ta kishte deshiruar ate, sikur te mos kishte pare proven e Zotit te vet. Keshtu e larguam nga e keqja dhe vepra e shemtuar, sepse ai, ne te vertete, ishte nga roberit Tane te sinqerte
Surah Yusuf, Verse 24


وَٱسۡتَبَقَا ٱلۡبَابَ وَقَدَّتۡ قَمِيصَهُۥ مِن دُبُرٖ وَأَلۡفَيَا سَيِّدَهَا لَدَا ٱلۡبَابِۚ قَالَتۡ مَا جَزَآءُ مَنۡ أَرَادَ بِأَهۡلِكَ سُوٓءًا إِلَّآ أَن يُسۡجَنَ أَوۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Qe te dy vrapuan nga dera dhe ajo ia shqeu kemishen atij nga mbrapa. Te dera, ata hasen burrin e saj. Ajo tha: “Cfare denimi meriton ai qe kerkon t’i beje te keqe gruas sate, pervec burgosjes apo denimit te dhembshem?”
Surah Yusuf, Verse 25


قَالَ هِيَ رَٰوَدَتۡنِي عَن نَّفۡسِيۚ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۡ أَهۡلِهَآ إِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن قُبُلٖ فَصَدَقَتۡ وَهُوَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

(Jusufi) tha: “Ajo provoi te me joshte”. Nje i afert i saj (qe u gjend aty), pohoi: “Nese kemisha e tij eshte shqyer perpara, atehere ajo thote te verteten, kurse ai genjen
Surah Yusuf, Verse 26


وَإِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٖ فَكَذَبَتۡ وَهُوَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ

Por, nese kemisha e tij eshte shqyer prapa, atehere ajo genjen, ndersa ai thote te verteten”
Surah Yusuf, Verse 27


فَلَمَّا رَءَا قَمِيصَهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٖ قَالَ إِنَّهُۥ مِن كَيۡدِكُنَّۖ إِنَّ كَيۡدَكُنَّ عَظِيمٞ

Kur burri i saj pa se kemisha e Jusufit ishte shqyer nga mbrapa, tha: “Patjeter qe kjo eshte nje nga dredhite tuaja (te femrave). Ne te vertete, dredhite tuaja jane te medha
Surah Yusuf, Verse 28


يُوسُفُ أَعۡرِضۡ عَنۡ هَٰذَاۚ وَٱسۡتَغۡفِرِي لِذَنۢبِكِۖ إِنَّكِ كُنتِ مِنَ ٱلۡخَاطِـِٔينَ

Ti, o Jusuf, largohu nga kjo! Kurse ti (gruaja ime), kerko falje per kete gjynah, sepse, ne te vertete, ti je fajtore.”
Surah Yusuf, Verse 29


۞وَقَالَ نِسۡوَةٞ فِي ٱلۡمَدِينَةِ ٱمۡرَأَتُ ٱلۡعَزِيزِ تُرَٰوِدُ فَتَىٰهَا عَن نَّفۡسِهِۦۖ قَدۡ شَغَفَهَا حُبًّاۖ إِنَّا لَنَرَىٰهَا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Disa gra (te parise) ne qytet po thoshin: “Gruaja e Azizit (ministrit) deshi ta joshte sherbetorin e vet. Asaj i ka rene vertet ne koke dashuria per te. Ne besojme se ajo e ka humbur fare”
Surah Yusuf, Verse 30


فَلَمَّا سَمِعَتۡ بِمَكۡرِهِنَّ أَرۡسَلَتۡ إِلَيۡهِنَّ وَأَعۡتَدَتۡ لَهُنَّ مُتَّكَـٔٗا وَءَاتَتۡ كُلَّ وَٰحِدَةٖ مِّنۡهُنَّ سِكِّينٗا وَقَالَتِ ٱخۡرُجۡ عَلَيۡهِنَّۖ فَلَمَّا رَأَيۡنَهُۥٓ أَكۡبَرۡنَهُۥ وَقَطَّعۡنَ أَيۡدِيَهُنَّ وَقُلۡنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا هَٰذَا بَشَرًا إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا مَلَكٞ كَرِيمٞ

Kur degjoi per thashethemet e tyre, ajo i thirri ato ne gosti, cdonjeres i dha nga nje thike dhe (i) tha (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e pane, grate u mahniten nga bukuria e tij, prene duart dhe thane: “O Zot, o Zot! Ky nuk eshte njeri, por qenka nje engjell fisnik!”
Surah Yusuf, Verse 31


قَالَتۡ فَذَٰلِكُنَّ ٱلَّذِي لُمۡتُنَّنِي فِيهِۖ وَلَقَدۡ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفۡسِهِۦ فَٱسۡتَعۡصَمَۖ وَلَئِن لَّمۡ يَفۡعَلۡ مَآ ءَامُرُهُۥ لَيُسۡجَنَنَّ وَلَيَكُونٗا مِّنَ ٱلصَّـٰغِرِينَ

Ajo tha: “Ja, ky eshte ai per te cilin ju me qortuat. Jam perpjekur ta josh, por ai eshte ruajtur nga gjynahu. Por, nese ai nuk ben ate qe e urdheroj une, me siguri qe do te burgoset dhe do te poshterohet”
Surah Yusuf, Verse 32


قَالَ رَبِّ ٱلسِّجۡنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِۖ وَإِلَّا تَصۡرِفۡ عَنِّي كَيۡدَهُنَّ أَصۡبُ إِلَيۡهِنَّ وَأَكُن مِّنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ

Ai tha: “O Zoti im, me shume e dua burgun se ate ku me shtyjne ato. Nese Ti nuk e largon prej meje dredhine e tyre, une do te prirem drejt atyre dhe do te behem nga ata qe nuk (i) dine (ligjet e Tua).”
Surah Yusuf, Verse 33


فَٱسۡتَجَابَ لَهُۥ رَبُّهُۥ فَصَرَفَ عَنۡهُ كَيۡدَهُنَّۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Dhe Zoti e plotesoi lutjen e tij dhe e shmangu nga dredhite e tyre. Me te vertete, Ai degjon dhe di cdo gje
Surah Yusuf, Verse 34


ثُمَّ بَدَا لَهُم مِّنۢ بَعۡدِ مَا رَأَوُاْ ٱلۡأٓيَٰتِ لَيَسۡجُنُنَّهُۥ حَتَّىٰ حِينٖ

Pastaj u ra ndermend atyre[150], pasi i pane shenjat (e pafajesise se Jusufit) qe ta burgosin per nje kohe (ne menyre qe ngjarja te mos perhapej ne popull)
Surah Yusuf, Verse 35


وَدَخَلَ مَعَهُ ٱلسِّجۡنَ فَتَيَانِۖ قَالَ أَحَدُهُمَآ إِنِّيٓ أَرَىٰنِيٓ أَعۡصِرُ خَمۡرٗاۖ وَقَالَ ٱلۡأٓخَرُ إِنِّيٓ أَرَىٰنِيٓ أَحۡمِلُ فَوۡقَ رَأۡسِي خُبۡزٗا تَأۡكُلُ ٱلطَّيۡرُ مِنۡهُۖ نَبِّئۡنَا بِتَأۡوِيلِهِۦٓۖ إِنَّا نَرَىٰكَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Bashke me Jusufin hyne ne burg edhe dy djelmosha. Njeri prej tyre tha: “Une kam pare (ne enderr) veten, se si shtrydhja vere”. Tjetri tha: “Une kam pare ne enderr, se si mbaja ne koke buke, te cilen e hanin shpendet. Shpjegona kuptimin e endrrave. Ne, me te vertete, shohim se ti je njeri i mire.”
Surah Yusuf, Verse 36


قَالَ لَا يَأۡتِيكُمَا طَعَامٞ تُرۡزَقَانِهِۦٓ إِلَّا نَبَّأۡتُكُمَا بِتَأۡوِيلِهِۦ قَبۡلَ أَن يَأۡتِيَكُمَاۚ ذَٰلِكُمَا مِمَّا عَلَّمَنِي رَبِّيٓۚ إِنِّي تَرَكۡتُ مِلَّةَ قَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ كَٰفِرُونَ

Jusufi tha: “Sa here qe t’ju vije ndonje ushqim (ne enderr) si risk per ju, une do t’ju lajmeroj se cfare kuptimi ka, para se te behet realitet. Kjo eshte prej diturive qe m’i ka mesuar Zoti im. Une e kam flakur fene e njerezve qe nuk besojne Allahun e qe mohojne jeten tjeter
Surah Yusuf, Verse 37


وَٱتَّبَعۡتُ مِلَّةَ ءَابَآءِيٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۚ مَا كَانَ لَنَآ أَن نُّشۡرِكَ بِٱللَّهِ مِن شَيۡءٖۚ ذَٰلِكَ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ عَلَيۡنَا وَعَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ

Une besoj fene e te pareve te mi - Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne, kurre nuk mund t’i shoqerojme Allahut ndonje gje (ne adhurim). Kjo eshte dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerezve te tjere, ndonese shumica e njerezve nuk jane mirenjohes
Surah Yusuf, Verse 38


يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ ءَأَرۡبَابٞ مُّتَفَرِّقُونَ خَيۡرٌ أَمِ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ

O shoket e mi te burgut! A jane me mire nje mori zotash te ndryshem apo Allahu, i Vetmi, Ngadhenjimtari
Surah Yusuf, Verse 39


مَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ أَسۡمَآءٗ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِ أَمَرَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Ata qe ju i adhuroni ne vend te Allahut, jane vetem emra, te cilet i keni vene ju dhe te paret tuaj, pa pasur prej Tij asnje argument. Vendimi i perket vetem Allahut: Ai ka urdheruar qe te adhuroni vetem Ate. Kjo eshte e vetmja fe e vertete, por shumica e njerezve nuk e di
Surah Yusuf, Verse 40


يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ أَمَّآ أَحَدُكُمَا فَيَسۡقِي رَبَّهُۥ خَمۡرٗاۖ وَأَمَّا ٱلۡأٓخَرُ فَيُصۡلَبُ فَتَأۡكُلُ ٱلطَّيۡرُ مِن رَّأۡسِهِۦۚ قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ ٱلَّذِي فِيهِ تَسۡتَفۡتِيَانِ

O shoket e mi te burgut! Njeri prej jush do t’i sherbeje vere pronarit te vet, kurse tjetri do te kryqezohet, e shpendet do te hane prej kokes se tij. Keshtu eshte caktuar kjo gje per te cilen pyetet ju!”
Surah Yusuf, Verse 41


وَقَالَ لِلَّذِي ظَنَّ أَنَّهُۥ نَاجٖ مِّنۡهُمَا ٱذۡكُرۡنِي عِندَ رَبِّكَ فَأَنسَىٰهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ ذِكۡرَ رَبِّهِۦ فَلَبِثَ فِي ٱلسِّجۡنِ بِضۡعَ سِنِينَ

Jusufi i tha njerit prej ketyre te dyve, per te cilin e dinte se do te shpetonte: “Permendme mua te pronari yt!” Por djalli beri qe ai te harronte ta permendte te pronari i vet dhe keshtu, Jusufi mbeti edhe disa vjet ne burg
Surah Yusuf, Verse 42


وَقَالَ ٱلۡمَلِكُ إِنِّيٓ أَرَىٰ سَبۡعَ بَقَرَٰتٖ سِمَانٖ يَأۡكُلُهُنَّ سَبۡعٌ عِجَافٞ وَسَبۡعَ سُنۢبُلَٰتٍ خُضۡرٖ وَأُخَرَ يَابِسَٰتٖۖ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَأُ أَفۡتُونِي فِي رُءۡيَٰيَ إِن كُنتُمۡ لِلرُّءۡيَا تَعۡبُرُونَ

Dhe tha mbreti: “Kam pare ne enderr shtate lope te majme, te cilat po i hanin shtate lope te dobeta dhe kam pare shtate kallinj te gjelber e shtate te tjere te thare. O paria ime, me shpjegoni endrren time, nese dini t’i interpretoni endrrat!”
Surah Yusuf, Verse 43


قَالُوٓاْ أَضۡغَٰثُ أَحۡلَٰمٖۖ وَمَا نَحۡنُ بِتَأۡوِيلِ ٱلۡأَحۡلَٰمِ بِعَٰلِمِينَ

Ata thane: “Keto jane endrra te ngaterruara e ne nuk dime t’i shpjegojme.”
Surah Yusuf, Verse 44


وَقَالَ ٱلَّذِي نَجَا مِنۡهُمَا وَٱدَّكَرَ بَعۡدَ أُمَّةٍ أَنَا۠ أُنَبِّئُكُم بِتَأۡوِيلِهِۦ فَأَرۡسِلُونِ

Njerit nga ata dy qe shpetoi (nga burgu), iu kujtua pas nje kohe e tha: “Une do t’ju njoftoj per shpjegimin e kesaj (endrre), vetem me dergoni (te Jusufi)!”
Surah Yusuf, Verse 45


يُوسُفُ أَيُّهَا ٱلصِّدِّيقُ أَفۡتِنَا فِي سَبۡعِ بَقَرَٰتٖ سِمَانٖ يَأۡكُلُهُنَّ سَبۡعٌ عِجَافٞ وَسَبۡعِ سُنۢبُلَٰتٍ خُضۡرٖ وَأُخَرَ يَابِسَٰتٖ لَّعَلِّيٓ أَرۡجِعُ إِلَى ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَعۡلَمُونَ

(Sherbetori) I tha: “O Jusuf, o njeri i drejte! Na shpjego (endrren) per shtate lope te majme, te cilat hahen prej shtate lopeve te dobeta dhe per shtate kallinj te gjelber e shtate tjere te thare, qe te kthehem te njerezit e ta dine edhe ata”
Surah Yusuf, Verse 46


قَالَ تَزۡرَعُونَ سَبۡعَ سِنِينَ دَأَبٗا فَمَا حَصَدتُّمۡ فَذَرُوهُ فِي سُنۢبُلِهِۦٓ إِلَّا قَلِيلٗا مِّمَّا تَأۡكُلُونَ

(Jusufi) tha: “Do te mbillni shtate vjet rresht. Prodhimin qe do te korrni lereni ne kallinj, pervec nje pakice qe do t’ju sherbeje per te ngrene
Surah Yusuf, Verse 47


ثُمَّ يَأۡتِي مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ سَبۡعٞ شِدَادٞ يَأۡكُلۡنَ مَا قَدَّمۡتُمۡ لَهُنَّ إِلَّا قَلِيلٗا مِّمَّا تُحۡصِنُونَ

sepse pastaj do te vijne shtate vjet te thate, te cilet do t’i harxhojne ato qe i keni ruajtur ju, pervec nje pakice qe mund te kurseni
Surah Yusuf, Verse 48


ثُمَّ يَأۡتِي مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ عَامٞ فِيهِ يُغَاثُ ٱلنَّاسُ وَفِيهِ يَعۡصِرُونَ

Pastaj, pas ketyre do te vije nje vit plot shi per njerezit, vit ne te cilin ata do te shtrydhin (rrush etj.).”
Surah Yusuf, Verse 49


وَقَالَ ٱلۡمَلِكُ ٱئۡتُونِي بِهِۦۖ فَلَمَّا جَآءَهُ ٱلرَّسُولُ قَالَ ٱرۡجِعۡ إِلَىٰ رَبِّكَ فَسۡـَٔلۡهُ مَا بَالُ ٱلنِّسۡوَةِ ٱلَّـٰتِي قَطَّعۡنَ أَيۡدِيَهُنَّۚ إِنَّ رَبِّي بِكَيۡدِهِنَّ عَلِيمٞ

Mbreti tha: “Sillmani ate!” Kur (Jusufit) i erdhi i derguari, ai i tha: “Kthehu te mbreti yt e pyete: c’paten ato gra qe prene duart e veta?” Me te vertete, Zoti im i di dredhite e tyre”
Surah Yusuf, Verse 50


قَالَ مَا خَطۡبُكُنَّ إِذۡ رَٰوَدتُّنَّ يُوسُفَ عَن نَّفۡسِهِۦۚ قُلۡنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا عَلِمۡنَا عَلَيۡهِ مِن سُوٓءٖۚ قَالَتِ ٱمۡرَأَتُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡـَٰٔنَ حَصۡحَصَ ٱلۡحَقُّ أَنَا۠ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفۡسِهِۦ وَإِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ

Mbreti u tha (grave): “Si qe puna juaj kur deshet ta joshnit Jusufin?”. Ato thane: “Allahu na ruajtte! Ne nuk dime asgje te keqe per ate”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do te dale ne shesh e verteta! Une u perpoqa qe ta joshja ate; ai eshte vertet njeri i drejte”
Surah Yusuf, Verse 51


ذَٰلِكَ لِيَعۡلَمَ أَنِّي لَمۡ أَخُنۡهُ بِٱلۡغَيۡبِ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي كَيۡدَ ٱلۡخَآئِنِينَ

(Jusufi) tha: “(E kerkova kete hetim) qe ta dije ai[151], se une nuk e kam tradhtuar gjate kohes se mungeses se tij. Vertet, Allahu nuk u jep fund te mire dredhive te tradhtareve
Surah Yusuf, Verse 52


۞وَمَآ أُبَرِّئُ نَفۡسِيٓۚ إِنَّ ٱلنَّفۡسَ لَأَمَّارَةُۢ بِٱلسُّوٓءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّيٓۚ إِنَّ رَبِّي غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Une nuk e shfajesoj veten, sepse shpirti (i njeriut) eshte fort i prire per te keqe, pervec atij qe e meshiron Zoti im. Me te vertete, Zoti im eshte Fales dhe Meshireplote”
Surah Yusuf, Verse 53


وَقَالَ ٱلۡمَلِكُ ٱئۡتُونِي بِهِۦٓ أَسۡتَخۡلِصۡهُ لِنَفۡسِيۖ فَلَمَّا كَلَّمَهُۥ قَالَ إِنَّكَ ٱلۡيَوۡمَ لَدَيۡنَا مَكِينٌ أَمِينٞ

Mbreti tha: “Ma sillni ate, do ta marr prane vetes.” Pasi bisedoi me te, i tha: “Qysh sot, ti ke pozite te larte dhe je i besuar.”
Surah Yusuf, Verse 54


قَالَ ٱجۡعَلۡنِي عَلَىٰ خَزَآئِنِ ٱلۡأَرۡضِۖ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٞ

(Jusufi) i tha: “Me cakto pergjegjes te depove te vendit, sepse une jam ruajtes dhe njohes (i mire i ketyre puneve)”
Surah Yusuf, Verse 55


وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَتَبَوَّأُ مِنۡهَا حَيۡثُ يَشَآءُۚ نُصِيبُ بِرَحۡمَتِنَا مَن نَّشَآءُۖ وَلَا نُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Dhe keshtu, Ne i dhame Jusufit pozite ne ate vend dhe ai kishte cfare te deshironte. Ne e shperblejme me meshiren Tone, ke te duam dhe, punemireve nuk ua humbim shperblimin
Surah Yusuf, Verse 56


وَلَأَجۡرُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

Ndersa shperblimi i jetes tjeter eshte me i mire per ata qe besojne dhe e kane frike Allahun
Surah Yusuf, Verse 57


وَجَآءَ إِخۡوَةُ يُوسُفَ فَدَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَعَرَفَهُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ

Dhe erdhen vellezerit e Jusufit e hyne tek ai. Ai i njohu, por ata nuk e njohen
Surah Yusuf, Verse 58


وَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمۡ قَالَ ٱئۡتُونِي بِأَخٖ لَّكُم مِّنۡ أَبِيكُمۡۚ أَلَا تَرَوۡنَ أَنِّيٓ أُوفِي ٱلۡكَيۡلَ وَأَنَا۠ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ

Kur i furnizoi ata me ushqim te nevojshem, u tha: “Me sillni vellain tuaj prej babait! A nuk e shihni se une jua jap masen te plote dhe jam me i miri mikprites
Surah Yusuf, Verse 59


فَإِن لَّمۡ تَأۡتُونِي بِهِۦ فَلَا كَيۡلَ لَكُمۡ عِندِي وَلَا تَقۡرَبُونِ

Nese nuk ma sillni ate, nuk do te kete me ushqim per ju dhe mos ejani tek une”
Surah Yusuf, Verse 60


قَالُواْ سَنُرَٰوِدُ عَنۡهُ أَبَاهُ وَإِنَّا لَفَٰعِلُونَ

Ata thane: “Ne do te perpiqemi disi, qe ta sjellim nga baba i tij dhe do ta bejme kete”
Surah Yusuf, Verse 61


وَقَالَ لِفِتۡيَٰنِهِ ٱجۡعَلُواْ بِضَٰعَتَهُمۡ فِي رِحَالِهِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَعۡرِفُونَهَآ إِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ

Jusufi u tha sherbetoreve te vet: “Ngarkoni barret ne kafshet e tyre e ua fusni brenda parate! Ata do t’i gjejne ato, kur te shkojne te familja e vet, keshtu qe do te kthehen perseri te ne”
Surah Yusuf, Verse 62


فَلَمَّا رَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَبِيهِمۡ قَالُواْ يَـٰٓأَبَانَا مُنِعَ مِنَّا ٱلۡكَيۡلُ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَآ أَخَانَا نَكۡتَلۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ

Kur u kthyen te babai i tyre, ata thane: “O ati yne! Nuk do te na japin me ushqim. Prandaj dergoje me ne vellain tone, qe te mund te marrim ushqim; te sigurojme se ne do ta ruajme ate!”
Surah Yusuf, Verse 63


قَالَ هَلۡ ءَامَنُكُمۡ عَلَيۡهِ إِلَّا كَمَآ أَمِنتُكُمۡ عَلَىٰٓ أَخِيهِ مِن قَبۡلُ فَٱللَّهُ خَيۡرٌ حَٰفِظٗاۖ وَهُوَ أَرۡحَمُ ٱلرَّـٰحِمِينَ

Ai u tha: “A mos valle t’jua besoj juve, ashtu sic jua pata besuar me pare vellane e tij? Allahu eshte Ruajtesi me i mire dhe Ai eshte me i Meshirshmi i meshiruesve”
Surah Yusuf, Verse 64


وَلَمَّا فَتَحُواْ مَتَٰعَهُمۡ وَجَدُواْ بِضَٰعَتَهُمۡ رُدَّتۡ إِلَيۡهِمۡۖ قَالُواْ يَـٰٓأَبَانَا مَا نَبۡغِيۖ هَٰذِهِۦ بِضَٰعَتُنَا رُدَّتۡ إِلَيۡنَاۖ وَنَمِيرُ أَهۡلَنَا وَنَحۡفَظُ أَخَانَا وَنَزۡدَادُ كَيۡلَ بَعِيرٖۖ ذَٰلِكَ كَيۡلٞ يَسِيرٞ

Kur i celen barret e tyre dhe gjeten te hollat e tyre, qe ua kishin kthyer, ata thane: “O ati yne! C’duam me teper? Keto jane gjerat tona; na jane kthyer. Ne do ta furnizojme familjen tone, do ta ruajme vellain tone dhe do ta shtojme nje barre deveje (ushqim), e kjo eshte barre e lehte.”
Surah Yusuf, Verse 65


قَالَ لَنۡ أُرۡسِلَهُۥ مَعَكُمۡ حَتَّىٰ تُؤۡتُونِ مَوۡثِقٗا مِّنَ ٱللَّهِ لَتَأۡتُنَّنِي بِهِۦٓ إِلَّآ أَن يُحَاطَ بِكُمۡۖ فَلَمَّآ ءَاتَوۡهُ مَوۡثِقَهُمۡ قَالَ ٱللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٞ

Ai tha: “Une kurrsesi nuk do ta dergoj me ju, derisa te betoheni ne Allahun, se do te ma ktheni, me perjashtim te rastit kur ju rrezikon ndonje e keqe e madhe (te gjitheve).” Kur ata u betuan, ai u tha: “Allahu eshte dorezenes per ate qe flasim ne
Surah Yusuf, Verse 66


وَقَالَ يَٰبَنِيَّ لَا تَدۡخُلُواْ مِنۢ بَابٖ وَٰحِدٖ وَٱدۡخُلُواْ مِنۡ أَبۡوَٰبٖ مُّتَفَرِّقَةٖۖ وَمَآ أُغۡنِي عَنكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٍۖ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَعَلَيۡهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ

O djemte e mi, mos hyni nga e njejta porte (e qytetit), por nga porta te ndryshme. Une nuk mund te largoj prej jush asgje nga (ajo qe ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i perket vetem Allahut. Tek Ai mbeshtetem une dhe tek Ai le te mbeshteten ata qe deshirojne te jene te mbeshtetur (tek Allahu)”
Surah Yusuf, Verse 67


وَلَمَّا دَخَلُواْ مِنۡ حَيۡثُ أَمَرَهُمۡ أَبُوهُم مَّا كَانَ يُغۡنِي عَنۡهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٍ إِلَّا حَاجَةٗ فِي نَفۡسِ يَعۡقُوبَ قَضَىٰهَاۚ وَإِنَّهُۥ لَذُو عِلۡمٖ لِّمَا عَلَّمۡنَٰهُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Kur ata hyne (ne qytet), ashtu sic i urdheroi babai i tyre, deshira e Jakubit u permbush, por kjo nuk i ndihmoi aspak para caktimit te Allahut. Ai (Jakubi), ne te vertete, ka qene dijetar i madh, sepse Ne e kemi mesuar, por shumica e njerezve nuk e di
Surah Yusuf, Verse 68


وَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَىٰ يُوسُفَ ءَاوَىٰٓ إِلَيۡهِ أَخَاهُۖ قَالَ إِنِّيٓ أَنَا۠ أَخُوكَ فَلَا تَبۡتَئِسۡ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Kur dolen para Jusufit, ky e afroi vellane e vet (Beniaminin) dhe i tha: “Une ne fakt jam vellai yt dhe mos u hidhero per ate qe me bene vellezerit tane!”
Surah Yusuf, Verse 69


فَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمۡ جَعَلَ ٱلسِّقَايَةَ فِي رَحۡلِ أَخِيهِ ثُمَّ أَذَّنَ مُؤَذِّنٌ أَيَّتُهَا ٱلۡعِيرُ إِنَّكُمۡ لَسَٰرِقُونَ

Pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshem, (Jusufi) shtiu nje gote (te cmueshme) ne ngarkesen e vellait te vet e pastaj nje lajmetar thirri: “O karvan, ju jeni vjedhes te vertete!”
Surah Yusuf, Verse 70


قَالُواْ وَأَقۡبَلُواْ عَلَيۡهِم مَّاذَا تَفۡقِدُونَ

Ata u kthyen drejt tyre (e thane): “C’ju ka humbur”
Surah Yusuf, Verse 71


قَالُواْ نَفۡقِدُ صُوَاعَ ٱلۡمَلِكِ وَلِمَن جَآءَ بِهِۦ حِمۡلُ بَعِيرٖ وَأَنَا۠ بِهِۦ زَعِيمٞ

Thane: “Po kerkojme goten e mbretit. Kush e sjell ate, ka shperblim nje barre deveje ushqim. Une per kete jam dorezenes”
Surah Yusuf, Verse 72


قَالُواْ تَٱللَّهِ لَقَدۡ عَلِمۡتُم مَّا جِئۡنَا لِنُفۡسِدَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كُنَّا سَٰرِقِينَ

(Vellezerit e Jusufit) thane: “Betohemi per Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur te bejme turbullira ne kete vend dhe nuk jemi vjedhes”
Surah Yusuf, Verse 73


قَالُواْ فَمَا جَزَـٰٓؤُهُۥٓ إِن كُنتُمۡ كَٰذِبِينَ

Ata pyeten: “E cili do te jete denimi, nese ju genjeni”
Surah Yusuf, Verse 74


قَالُواْ جَزَـٰٓؤُهُۥ مَن وُجِدَ فِي رَحۡلِهِۦ فَهُوَ جَزَـٰٓؤُهُۥۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّـٰلِمِينَ

(Vellezerit) thane: “Denimi per ate, ne barren e te cilit gjendet gota, eshte qe te mbahet peng ai vete. Keshtu i denojme ne keqberesit.”
Surah Yusuf, Verse 75


فَبَدَأَ بِأَوۡعِيَتِهِمۡ قَبۡلَ وِعَآءِ أَخِيهِ ثُمَّ ٱسۡتَخۡرَجَهَا مِن وِعَآءِ أَخِيهِۚ كَذَٰلِكَ كِدۡنَا لِيُوسُفَۖ مَا كَانَ لِيَأۡخُذَ أَخَاهُ فِي دِينِ ٱلۡمَلِكِ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ نَرۡفَعُ دَرَجَٰتٖ مَّن نَّشَآءُۗ وَفَوۡقَ كُلِّ ذِي عِلۡمٍ عَلِيمٞ

Dhe nisi te kontrolloje barret e tyre para barres se vellait te Jusufit. Pastaj nxori goten nga barra e vellait te tij. Keshtu, Ne e mesuam Jusufin, qe ta bente kete dredhi. Ai, sipas ligjit te mbretit nuk mund ta merrte (per skllav) vellane e vet, pervec se me vullnetin e Allahut. Ne e ngreme lart ate qe duam, e mbi cdo te ditur eshte nje i Gjithedijshem
Surah Yusuf, Verse 76


۞قَالُوٓاْ إِن يَسۡرِقۡ فَقَدۡ سَرَقَ أَخٞ لَّهُۥ مِن قَبۡلُۚ فَأَسَرَّهَا يُوسُفُ فِي نَفۡسِهِۦ وَلَمۡ يُبۡدِهَا لَهُمۡۚ قَالَ أَنتُمۡ شَرّٞ مَّكَانٗاۖ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا تَصِفُونَ

(Bijte e Jakubit) thane: “Nese ka vjedhur, me pare ka vjedhur edhe vellai i tij!”[152] Jusufi heshti per kete dhe nuk shpalli gje, por mendoi ne vetvete: “Ju jeni ne pozite me te keqe. Allahu eshte me i dijshem per ato qe thoni ju”
Surah Yusuf, Verse 77


قَالُواْ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡعَزِيزُ إِنَّ لَهُۥٓ أَبٗا شَيۡخٗا كَبِيرٗا فَخُذۡ أَحَدَنَا مَكَانَهُۥٓۖ إِنَّا نَرَىٰكَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

(Bijte e Jakubit) thane: “O minister, ai e ka babane shume plak, andaj merr ndonjerin prej nesh ne vend te tij! Ne po shohim se ti je bamires”
Surah Yusuf, Verse 78


قَالَ مَعَاذَ ٱللَّهِ أَن نَّأۡخُذَ إِلَّا مَن وَجَدۡنَا مَتَٰعَنَا عِندَهُۥٓ إِنَّآ إِذٗا لَّظَٰلِمُونَ

(Jusufi) tha: “Allahu na ruajtte, si te marrim ate tjetrin ne vend te atij te i cili e kemi gjetur sendin tone! Atehere, ne, me te vertete, do te ishim te padrejte!”
Surah Yusuf, Verse 79


فَلَمَّا ٱسۡتَيۡـَٔسُواْ مِنۡهُ خَلَصُواْ نَجِيّٗاۖ قَالَ كَبِيرُهُمۡ أَلَمۡ تَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ أَبَاكُمۡ قَدۡ أَخَذَ عَلَيۡكُم مَّوۡثِقٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَمِن قَبۡلُ مَا فَرَّطتُمۡ فِي يُوسُفَۖ فَلَنۡ أَبۡرَحَ ٱلۡأَرۡضَ حَتَّىٰ يَأۡذَنَ لِيٓ أَبِيٓ أَوۡ يَحۡكُمَ ٱللَّهُ لِيۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡحَٰكِمِينَ

Meqe e humben shpresen ne te (Jusufin), u shperndane dhe u keshilluan fshehurazi. Me i madhi nga ata tha: “A nuk e dini qe babai juaj ka marre prej jush betimin ne Allahun. Ju edhe me pare e keni shkelur betimin qe bete per Jusufin. Nuk do te ndahem prej ketij vendi, derisa te me lejoje babai im ose te me gjykoje Allahu, sepse Ai eshte Gjykatesi me i mire
Surah Yusuf, Verse 80


ٱرۡجِعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَبِيكُمۡ فَقُولُواْ يَـٰٓأَبَانَآ إِنَّ ٱبۡنَكَ سَرَقَ وَمَا شَهِدۡنَآ إِلَّا بِمَا عَلِمۡنَا وَمَا كُنَّا لِلۡغَيۡبِ حَٰفِظِينَ

Kthehuni te babai juaj dhe thoni: “O babai yne, djali yt ka vjedhur. Ne deshmojme vetem per ate qe dime. Ne nuk mund ta parashikonim te panjohuren
Surah Yusuf, Verse 81


وَسۡـَٔلِ ٱلۡقَرۡيَةَ ٱلَّتِي كُنَّا فِيهَا وَٱلۡعِيرَ ٱلَّتِيٓ أَقۡبَلۡنَا فِيهَاۖ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Pyet banoret e qytetit ne te cilin kemi qene dhe karvanin me te cilin kemi udhetuar dhe ki besim se ne jemi te drejte”
Surah Yusuf, Verse 82


قَالَ بَلۡ سَوَّلَتۡ لَكُمۡ أَنفُسُكُمۡ أَمۡرٗاۖ فَصَبۡرٞ جَمِيلٌۖ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَأۡتِيَنِي بِهِمۡ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ

Jakubi tha: “Nuk eshte keshtu, por ju keni kurdisur dicka. Une do te kem durim. Shpresoj se Allahu do te m’i ktheje te gjitha, sepse Ai, ne te vertete, eshte i Gjithedijshem dhe i Urte”
Surah Yusuf, Verse 83


وَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَـٰٓأَسَفَىٰ عَلَىٰ يُوسُفَ وَٱبۡيَضَّتۡ عَيۡنَاهُ مِنَ ٱلۡحُزۡنِ فَهُوَ كَظِيمٞ

U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri une per Jusufin!” Syte i ishin zbardhur prej pikellimit dhe ishte plot zemerim
Surah Yusuf, Verse 84


قَالُواْ تَٱللَّهِ تَفۡتَؤُاْ تَذۡكُرُ يُوسُفَ حَتَّىٰ تَكُونَ حَرَضًا أَوۡ تَكُونَ مِنَ ٱلۡهَٰلِكِينَ

Ata thane: “Per Allahun, ti po e permend Jusufin pa pushim, saqe do te semuresh rende ose do te vdesesh!”
Surah Yusuf, Verse 85


قَالَ إِنَّمَآ أَشۡكُواْ بَثِّي وَحُزۡنِيٓ إِلَى ٱللَّهِ وَأَعۡلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ

(Jakubi) tha: “Une dhimbjen time dhe pikellimin tim ia paraqes vetem Allahut e nga Allahu di ate qe nuk e dini ju”
Surah Yusuf, Verse 86


يَٰبَنِيَّ ٱذۡهَبُواْ فَتَحَسَّسُواْ مِن يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَاْيۡـَٔسُواْ مِن رَّوۡحِ ٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ لَا يَاْيۡـَٔسُ مِن رَّوۡحِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ

“O bijte e mi, shkoni e kerkoni lajme per Jusufin dhe vellain e tij dhe mos e humbni shpresen ne meshiren e Allahut. Shpresen ne meshiren e Allahut nuk e humb askush, pervec jobesimtareve”
Surah Yusuf, Verse 87


فَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَيۡهِ قَالُواْ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلۡعَزِيزُ مَسَّنَا وَأَهۡلَنَا ٱلضُّرُّ وَجِئۡنَا بِبِضَٰعَةٖ مُّزۡجَىٰةٖ فَأَوۡفِ لَنَا ٱلۡكَيۡلَ وَتَصَدَّقۡ عَلَيۡنَآۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَجۡزِي ٱلۡمُتَصَدِّقِينَ

Kur ata dolen para Jusufit, thane: “O minister, ne dhe familjen tone e ka goditur nje fatkeqesi e madhe dhe kemi sjelle pak gjera! Sidoqofte, na e ploteso masen (per ushqimin) tone dhe na jep lemoshe, sepse Allahu i shperblen dhenesit e lemoshes”
Surah Yusuf, Verse 88


قَالَ هَلۡ عَلِمۡتُم مَّا فَعَلۡتُم بِيُوسُفَ وَأَخِيهِ إِذۡ أَنتُمۡ جَٰهِلُونَ

Ai tha: “A nuk e mbani mend cfare keni bere me Jusufin dhe vellane e tij, kur ishit te paditur?”
Surah Yusuf, Verse 89


قَالُوٓاْ أَءِنَّكَ لَأَنتَ يُوسُفُۖ قَالَ أَنَا۠ يُوسُفُ وَهَٰذَآ أَخِيۖ قَدۡ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَآۖ إِنَّهُۥ مَن يَتَّقِ وَيَصۡبِرۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ata thane: “Valle, ti je vertet Jusufi?!” Ai u pergjigj: “Po, une jam Jusufi e ky eshte vellai im. Allahu na meshiroi. Ate qe ruhet (nga gjynahet) dhe behet i durueshem, Allahu e shperblen, se Ai kurre nuk ia humb shperblimin punemireve”
Surah Yusuf, Verse 90


قَالُواْ تَٱللَّهِ لَقَدۡ ءَاثَرَكَ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا وَإِن كُنَّا لَخَٰطِـِٔينَ

Ata thane: “Betohemi per Allahun, vertet qe Allahu te ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qene vertet te gabuar”
Surah Yusuf, Verse 91


قَالَ لَا تَثۡرِيبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡيَوۡمَۖ يَغۡفِرُ ٱللَّهُ لَكُمۡۖ وَهُوَ أَرۡحَمُ ٱلرَّـٰحِمِينَ

Ai u tha: “Sot s’ka qortim per ju; Allahu do t’ju fale. Ai eshte me i Meshirshmi i meshiruesve
Surah Yusuf, Verse 92


ٱذۡهَبُواْ بِقَمِيصِي هَٰذَا فَأَلۡقُوهُ عَلَىٰ وَجۡهِ أَبِي يَأۡتِ بَصِيرٗا وَأۡتُونِي بِأَهۡلِكُمۡ أَجۡمَعِينَ

Shkoni me kete kemishe timen dhe vereni ne fytyren e atit tim e ai do te shohe, dhe m’i sillni tere familjet tuaja!”
Surah Yusuf, Verse 93


وَلَمَّا فَصَلَتِ ٱلۡعِيرُ قَالَ أَبُوهُمۡ إِنِّي لَأَجِدُ رِيحَ يُوسُفَۖ لَوۡلَآ أَن تُفَنِّدُونِ

Kur karvani u largua nga vendi (Egjipti), babai i tyre tha: “Une, me te vertete, po ndiej eren e Jusufit, ndonese ju mund te me quani matuf ”
Surah Yusuf, Verse 94


قَالُواْ تَٱللَّهِ إِنَّكَ لَفِي ضَلَٰلِكَ ٱلۡقَدِيمِ

Ata thane: “Per Allahun, me te vertete, ti edhe tani qendron ne gabimin e meparshem”
Surah Yusuf, Verse 95


فَلَمَّآ أَن جَآءَ ٱلۡبَشِيرُ أَلۡقَىٰهُ عَلَىٰ وَجۡهِهِۦ فَٱرۡتَدَّ بَصِيرٗاۖ قَالَ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ إِنِّيٓ أَعۡلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ

Kur erdhi sjellesi i lajmit te mire dhe ia vuri kemishen ne fytyre, atij iu kthye shikimi. Ai tha: “A nuk ju kam thene se une di nga Allahu ate qe ju nuk e dini”
Surah Yusuf, Verse 96


قَالُواْ يَـٰٓأَبَانَا ٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَآ إِنَّا كُنَّا خَٰطِـِٔينَ

Ata thane: “O babai yne, kerko falje per ne e per gabimet tona! Ne paskemi qene vertet gjynahqare”
Surah Yusuf, Verse 97


قَالَ سَوۡفَ أَسۡتَغۡفِرُ لَكُمۡ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Ai u pergjigj: “Do ta lus Zotin tim qe t’ju fale. Pa dyshim qe Ai eshte Falesi dhe Meshireploti”
Surah Yusuf, Verse 98


فَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَىٰ يُوسُفَ ءَاوَىٰٓ إِلَيۡهِ أَبَوَيۡهِ وَقَالَ ٱدۡخُلُواْ مِصۡرَ إِن شَآءَ ٱللَّهُ ءَامِنِينَ

Kur ata hyne te Jusufi, ai i afroi prane prinderit e vet dhe tha: “Hyni ne Egjipt! Me lejen e Allahut, ju do te jeni te sigurt prej cdo te keqeje”
Surah Yusuf, Verse 99


وَرَفَعَ أَبَوَيۡهِ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ وَخَرُّواْ لَهُۥ سُجَّدٗاۖ وَقَالَ يَـٰٓأَبَتِ هَٰذَا تَأۡوِيلُ رُءۡيَٰيَ مِن قَبۡلُ قَدۡ جَعَلَهَا رَبِّي حَقّٗاۖ وَقَدۡ أَحۡسَنَ بِيٓ إِذۡ أَخۡرَجَنِي مِنَ ٱلسِّجۡنِ وَجَآءَ بِكُم مِّنَ ٱلۡبَدۡوِ مِنۢ بَعۡدِ أَن نَّزَغَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بَيۡنِي وَبَيۡنَ إِخۡوَتِيٓۚ إِنَّ رَبِّي لَطِيفٞ لِّمَا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ

Ai i ngriti prinderit e vet ne fron dhe ata te gjithe iu perulen atij. Ai tha: “O babai im, ky eshte shpjegimi i endrres sime te dikurshme. Zoti im e permbushi ate. Mua me beri miresi, kur me nxori nga burgu, kurse ju ju solli nga shkretetira, pasi djalli pati futur ngaterrese midis meje dhe vellezerve te mi. Vertet, Zoti im eshte i Bute me ke te doje; Ai eshte i Gjithedijshmi dhe i Urti
Surah Yusuf, Verse 100


۞رَبِّ قَدۡ ءَاتَيۡتَنِي مِنَ ٱلۡمُلۡكِ وَعَلَّمۡتَنِي مِن تَأۡوِيلِ ٱلۡأَحَادِيثِۚ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ أَنتَ وَلِيِّۦ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۖ تَوَفَّنِي مُسۡلِمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّـٰلِحِينَ

O Zoti im! Ti me ke dhene pushtet dhe me ke mesuar shpjegimin e endrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokes, Ti je Mbrojtesi im edhe ne kete bote, edhe ne boten tjeter! Bej qe te vdes si mysliman dhe me shoqero me punemiret (ne boten tjeter)!”
Surah Yusuf, Verse 101


ذَٰلِكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡغَيۡبِ نُوحِيهِ إِلَيۡكَۖ وَمَا كُنتَ لَدَيۡهِمۡ إِذۡ أَجۡمَعُوٓاْ أَمۡرَهُمۡ وَهُمۡ يَمۡكُرُونَ

Keto jane disa nga historite e fshehta, te cilat Ne po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ke qene me ata, kur vendosnin per punen e tyre dhe kurdisnin dredhira
Surah Yusuf, Verse 102


وَمَآ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ وَلَوۡ حَرَصۡتَ بِمُؤۡمِنِينَ

Shumica e njerezve, sado qe te deshirosh ti, nuk jane besimtare
Surah Yusuf, Verse 103


وَمَا تَسۡـَٔلُهُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ

Ti nuk po kerkon prej tyre kurrfare shperblimi per kete. Ai (Kurani) eshte vetem keshille per te gjithe njerezit
Surah Yusuf, Verse 104


وَكَأَيِّن مِّنۡ ءَايَةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ يَمُرُّونَ عَلَيۡهَا وَهُمۡ عَنۡهَا مُعۡرِضُونَ

Eh, sa shume shenja ka ne qiej dhe ne Toke, prane te cilave ata kalojne pa ua vene veshin
Surah Yusuf, Verse 105


وَمَا يُؤۡمِنُ أَكۡثَرُهُم بِٱللَّهِ إِلَّا وَهُم مُّشۡرِكُونَ

Shumica e tyre nuk besojne ne Allahun, pa i shoqeruar Atij njekohesisht (idhuj te rreme) ne adhurim
Surah Yusuf, Verse 106


أَفَأَمِنُوٓاْ أَن تَأۡتِيَهُمۡ غَٰشِيَةٞ مِّنۡ عَذَابِ ٱللَّهِ أَوۡ تَأۡتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

A jane te sigurt ata se nuk do t’i godase nje denim gjitheperfshires nga Allahu apo qe nuk do t’u vije papritmas Ora, nderkohe qe jane te pavetedijshem
Surah Yusuf, Verse 107


قُلۡ هَٰذِهِۦ سَبِيلِيٓ أَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۚ عَلَىٰ بَصِيرَةٍ أَنَا۠ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِيۖ وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Thuaj: “Kjo eshte rruga ime: te ftoj drejt Allahut me dituri te plote, une dhe cdokush qe me pason mua. I perlevduar qofte Allahu; une nuk jam prej idhujtareve!”
Surah Yusuf, Verse 108


وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡقُرَىٰٓۗ أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۗ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

Para teje, Ne kemi derguar vetem burra nga banoret e qyteteve, te cilet i frymezuam me shpallje. Valle! A nuk kane udhetuar ata neper bote per te pare se si ka qene fundi i popujve, qe kane jetuar para tyre? Pa dyshim, bota tjeter eshte me e mire per ata qe (e) kane frike (Allahun). Pra, a nuk kuptoni
Surah Yusuf, Verse 109


حَتَّىٰٓ إِذَا ٱسۡتَيۡـَٔسَ ٱلرُّسُلُ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ قَدۡ كُذِبُواْ جَآءَهُمۡ نَصۡرُنَا فَنُجِّيَ مَن نَّشَآءُۖ وَلَا يُرَدُّ بَأۡسُنَا عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Dhe, kur te derguarit gati e humben shpresen dhe menduan se do te shpalleshin genjeshtare, atehere u arriti ndihma Jone: Ne shpetojme ate qe duam dhe denimi Yne nuk zmbrapset nga populli keqberes
Surah Yusuf, Verse 110


لَقَدۡ كَانَ فِي قَصَصِهِمۡ عِبۡرَةٞ لِّأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِۗ مَا كَانَ حَدِيثٗا يُفۡتَرَىٰ وَلَٰكِن تَصۡدِيقَ ٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَتَفۡصِيلَ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Ne tregimet e atyre (te derguarve) ka keshilla per ata qe jane me mend. Ky (Kuran) nuk eshte tregim i trilluar, por ai eshte vertetues i atyre (librave) qe jane shpallur para tij, eshte shpjegues i cdo gjeje dhe udherrefyes e meshire per njerezit besimtare
Surah Yusuf, Verse 111


Author: Hassan Nahi


<< Surah 11
>> Surah 13

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai