UAE Prayer Times

  • Dubai
  • Abu Dhabi
  • Sharjah
  • Ajman
  • Fujairah
  • Umm Al Quwain
  • Ras Al Khaimah
  • Quran Translations

Surah Al-Hadid - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi


سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Perendine e falenderon cdo gje qe eshte ne qiej dhe ne Toke, e Ai eshte i Plotefuqishem dhe i Gjithedijshem
Surah Al-Hadid, Verse 1


لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ

Pushteti i Tij eshte ne qiej dhe ne Toke; jeta dhe vdekja jane veper e Tij, dhe Ai eshte i pushtetshem per cdo gje
Surah Al-Hadid, Verse 2


هُوَ ٱلۡأَوَّلُ وَٱلۡأٓخِرُ وَٱلظَّـٰهِرُ وَٱلۡبَاطِنُۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ

Ai eshte i Pari dhe i Mbrami, edhe i Dukshmi edhe i Padukshmi, dhe Ai eshte i dijshem per cdo gje
Surah Al-Hadid, Verse 3


هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يَعۡلَمُ مَا يَلِجُ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا يَخۡرُجُ مِنۡهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا يَعۡرُجُ فِيهَاۖ وَهُوَ مَعَكُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

Ai ka krijuar qiejt dhe Token per gjashte dite (periudha kohore), dhe pastaj mbisundoi Arshin (Gjithesine); Ai di se cka hyn ne Toke dhe cka del prej saj, cka zbret prej qiellit dhe cka ngritet kah ai. Ai eshte me ju (u sheh) kudo qe gjendeni, dhe ckado qe punoni, Perendia i sheh (te gjitha) cka punoni
Surah Al-Hadid, Verse 4


لَّهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ

Pushteti i Tij esht ene qiej dhe ne Toke, dhe te Perndia do te kthehen te gjitha
Surah Al-Hadid, Verse 5


يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِۚ وَهُوَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Ai e shtie naten ne dite dhe diten ne nate, dhe ai e di mendimin e cdokujt
Surah Al-Hadid, Verse 6


ءَامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَأَنفِقُواْ مِمَّا جَعَلَكُم مُّسۡتَخۡلَفِينَ فِيهِۖ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡ وَأَنفَقُواْ لَهُمۡ أَجۡرٞ كَبِيرٞ

Besoni Perendine dhe te Derguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato cka Ai ju ka lene ne dispozicion juve, se ata qe kane besuar nga ju dhe kane shpenzuar (per te mire), per ta ka shperblim te madh
Surah Al-Hadid, Verse 7


وَمَا لَكُمۡ لَا تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلرَّسُولُ يَدۡعُوكُمۡ لِتُؤۡمِنُواْ بِرَبِّكُمۡ وَقَدۡ أَخَذَ مِيثَٰقَكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ

Cka keni qe nuk besoni ne Perendine? E i Derguari i Tij ju fton qe ta besoni Zotin tuaj, kurse ai prej jush ka marre obligimin – nese deshroni te jeni besimtare
Surah Al-Hadid, Verse 8


هُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦٓ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ لِّيُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ بِكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ

Ai, robit te Vet i ka zbritur fakte te qarta per t’ju nxjerre nga erresira ne drite – e Perendia ndaj jush, me te vertete, eshte i mire dhe i meshirshem
Surah Al-Hadid, Verse 9


وَمَا لَكُمۡ أَلَّا تُنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا يَسۡتَوِي مِنكُم مَّنۡ أَنفَقَ مِن قَبۡلِ ٱلۡفَتۡحِ وَقَٰتَلَۚ أُوْلَـٰٓئِكَ أَعۡظَمُ دَرَجَةٗ مِّنَ ٱلَّذِينَ أَنفَقُواْ مِنۢ بَعۡدُ وَقَٰتَلُواْۚ وَكُلّٗا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ

Dhe, c’keni qe nuk shpenzoni ne rrugen e Perendise, pasi qe qiejt dhe Toka i mbeten trashegim Perendise? Nuk jane te barabarte ata qe kane shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata qe kane luftuar dhe shpenzuar pastaj. Ketu, dallimi eshte ne nje shkalle te larte; mirepo, Perendia te gjitheve u premton dhuntine. – Perendia di mire ate qe punoni ju
Surah Al-Hadid, Verse 10


مَّن ذَا ٱلَّذِي يُقۡرِضُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا فَيُضَٰعِفَهُۥ لَهُۥ وَلَهُۥٓ أَجۡرٞ كَرِيمٞ

Kush do t’i jap vullnetarisht Perendise hua – te mire – qe Ai pastaj t’ia ktheje shumefish, e madje, per te ka shperblim fisnik
Surah Al-Hadid, Verse 11


يَوۡمَ تَرَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ يَسۡعَىٰ نُورُهُم بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۖ بُشۡرَىٰكُمُ ٱلۡيَوۡمَ جَنَّـٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

ne Diten qe do te shohish besimtaret dhe besimtaret, qe para tyre dhe ne te djahte ece drite e tyre (e ju thuhet): “Gezim (ka) sot per ju: kopshtet e xhennetit neper te cilet rrjedhin lumenjte, ne te cilet do te banoni pergjithmone. Ky eshte sukses i madh
Surah Al-Hadid, Verse 12


يَوۡمَ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتُ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱنظُرُونَا نَقۡتَبِسۡ مِن نُّورِكُمۡ قِيلَ ٱرۡجِعُواْ وَرَآءَكُمۡ فَٱلۡتَمِسُواْ نُورٗاۖ فَضُرِبَ بَيۡنَهُم بِسُورٖ لَّهُۥ بَابُۢ بَاطِنُهُۥ فِيهِ ٱلرَّحۡمَةُ وَظَٰهِرُهُۥ مِن قِبَلِهِ ٱلۡعَذَابُ

Ne Diten kur hipokritet dhe hipokritet do t’u flasin besimtareve: “Pritna neve, qe te shperblehemi me driten tuaj!” – u pergjigjet (atyre): “Kthehuni prapa, e kerkoni tjeter drite!” Dhe, ndermjet tyre do te vendose barriera (pengesa) qe ka dere; brenda saj ka meshire, kurse jashte saj ka vuajtje
Surah Al-Hadid, Verse 13


يُنَادُونَهُمۡ أَلَمۡ نَكُن مَّعَكُمۡۖ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَٰكِنَّكُمۡ فَتَنتُمۡ أَنفُسَكُمۡ وَتَرَبَّصۡتُمۡ وَٱرۡتَبۡتُمۡ وَغَرَّتۡكُمُ ٱلۡأَمَانِيُّ حَتَّىٰ جَآءَ أَمۡرُ ٱللَّهِ وَغَرَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ

A nuk kemi qene me ju? – therrasin ata. – “Po” – pergjigjen, - por ju e keni komprometuar veten dhe keni pritur, edhe keni dyshuar, dhe deshirat e kota ju kane mashtruar, perderisa ka arritur urdheri i Perendise, e djalli u ka mashtruar ndaj Perendise
Surah Al-Hadid, Verse 14


فَٱلۡيَوۡمَ لَا يُؤۡخَذُ مِنكُمۡ فِدۡيَةٞ وَلَا مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ مَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُۖ هِيَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

Sot, prej jush nuk pranohet kurrfare kompensimi, e as prej atyre qe nuk kane besuar: zjarri eshte vendbanimi juaj, ai eshte per ju, e sa vendbanim i tmerrshem qe eshte ai!”
Surah Al-Hadid, Verse 15


۞أَلَمۡ يَأۡنِ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن تَخۡشَعَ قُلُوبُهُمۡ لِذِكۡرِ ٱللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ ٱلۡحَقِّ وَلَا يَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلُ فَطَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَمَدُ فَقَسَتۡ قُلُوبُهُمۡۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ

A nuk eshte koha qe besimtareve t’u zbutet zemra, kur permendet Perendia dhe e Verteta (Kur’ani) qe eshte reveluar (shpallur), dhe mos te behen ata sikur atyre qe qysh me pare iu eshte dhene Libri, por zemrat e tyre, me kalimin e nje kohe te gjate – u forcuan (ne te keqe), dhe shume prej tyre jane mekatare
Surah Al-Hadid, Verse 16


ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ قَدۡ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ

Dijeni, se Perendia, me te vertete, e ngjalle token pas vdekjes se saj! Na ju sqarojme argumentet per te kuptuar ju
Surah Al-Hadid, Verse 17


إِنَّ ٱلۡمُصَّدِّقِينَ وَٱلۡمُصَّدِّقَٰتِ وَأَقۡرَضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا يُضَٰعَفُ لَهُمۡ وَلَهُمۡ أَجۡرٞ كَرِيمٞ

At dhe ato qe japin lemoshe dhe vullnetarisht i japin hua Perendise, do t’u kthehet shumefish dhe per ta ka shperblim fisnik
Surah Al-Hadid, Verse 18


وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦٓ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلصِّدِّيقُونَۖ وَٱلشُّهَدَآءُ عِندَ رَبِّهِمۡ لَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ وَنُورُهُمۡۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ

Ata qe besojne Perendine dhe profetet e Tij, ata jane njerez te drejte dhe deshmitare te Zoti i tyre dhe do te shperblehen dhe do te kene drite. Kurse, ata qe nuk jane besimtare dhe i mohojne argumentet Tona, do te jene banore te zjarrit
Surah Al-Hadid, Verse 19


ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا لَعِبٞ وَلَهۡوٞ وَزِينَةٞ وَتَفَاخُرُۢ بَيۡنَكُمۡ وَتَكَاثُرٞ فِي ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَوۡلَٰدِۖ كَمَثَلِ غَيۡثٍ أَعۡجَبَ ٱلۡكُفَّارَ نَبَاتُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَكُونُ حُطَٰمٗاۖ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابٞ شَدِيدٞ وَمَغۡفِرَةٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٞۚ وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا مَتَٰعُ ٱلۡغُرُورِ

Dijeni qe jeta ne kete bote nuk eshte kurrgje tjeer vecse loje dhe defrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndermjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i femijeve! Kjo i shembellen bimes, e cila pas hiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po me vone e sheh te zverdhur (vyshkur), qe me ne fund (te shkaterrohet). Kurse, ne boten tjeter ka vuajtje te medha dhe amnesti nga Perendia dhe kenaqesi nga Ai; jeta ne kete bote eshte vetem kenaqesi e mashtruar
Surah Al-Hadid, Verse 20


سَابِقُوٓاْ إِلَىٰ مَغۡفِرَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ وَجَنَّةٍ عَرۡضُهَا كَعَرۡضِ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أُعِدَّتۡ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۚ ذَٰلِكَ فَضۡلُ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ

Beni gara qe te Perendia i juaj te meritoni amnestine parajsen e gjere sa qielli dhe Toka, qe eshte e pergatitur per ata qe i kane besuar Perendise dhe profeteve te Tij. Ajo eshte dhurata e Perendise qe ia jep Ai kujt te doje; e Perendia eshte pronar i dhuntise se madhe
Surah Al-Hadid, Verse 21


مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ أَن نَّبۡرَأَهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ

S’ka mjerim (fatkeqesi) qe e godet Token dhe juve, pervec asaj qe eshe shenur me pare ne Liber, - kjo per Perendine, me te vertete, eshte lehte
Surah Al-Hadid, Verse 22


لِّكَيۡلَا تَأۡسَوۡاْ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمۡ وَلَا تَفۡرَحُواْ بِمَآ ءَاتَىٰكُمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَالٖ فَخُورٍ

Per te mos u deshperuar per ate qe ju ka kaluar, por edhe per te mos u gezuar se tepermi per ate qe Ai ju ka dhene juve, Perendia nuk i don lavderuesit dhe vetmburresit
Surah Al-Hadid, Verse 23


ٱلَّذِينَ يَبۡخَلُونَ وَيَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبُخۡلِۗ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

ata qe jane koprrace dhe nxisin edhe te tjeret ne koprraci. E ata qe i shmangen urdherit, me te vertete, Perendia eshte i pavarur (i pasur) dhe i lavderueshem
Surah Al-Hadid, Verse 24


لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَنزَلۡنَا مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَأَنزَلۡنَا ٱلۡحَدِيدَ فِيهِ بَأۡسٞ شَدِيدٞ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥ وَرُسُلَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ

Me te vertete, Ne i kemi derguar profetet Tone me argumente te qarta dhe me ta u kemi dhene librin dhe terezite, (drejtesine): qe njerezit te veprojne drejt; kurse hekurin e kemi krijuar, se, ne ate ka tmerr te madh, po edhe dobi per njerezit dhe qe Perendia te deftoje ata qe ndihmojne besimin e Tij dhe te derguarit e Tij – pa i pare. Me te vertete, Perendia eshte i fuqishem dhe i madherueshem
Surah Al-Hadid, Verse 25


وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحٗا وَإِبۡرَٰهِيمَ وَجَعَلۡنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلۡكِتَٰبَۖ فَمِنۡهُم مُّهۡتَدٖۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ

Me te vertete, e kemi derguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe disa trashegimtare te tyre, qe iu kemi shpallur profetnine dhe iu kemi derguar Librin. Disa prej tyre kane qene ne rruge te drejte, kurse shumica prej tyre kane qene ngaterrestare
Surah Al-Hadid, Verse 26


ثُمَّ قَفَّيۡنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِرُسُلِنَا وَقَفَّيۡنَا بِعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡإِنجِيلَۖ وَجَعَلۡنَا فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ رَأۡفَةٗ وَرَحۡمَةٗۚ وَرَهۡبَانِيَّةً ٱبۡتَدَعُوهَا مَا كَتَبۡنَٰهَا عَلَيۡهِمۡ إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ رِضۡوَٰنِ ٱللَّهِ فَمَا رَعَوۡهَا حَقَّ رِعَايَتِهَاۖ فَـَٔاتَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنۡهُمۡ أَجۡرَهُمۡۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ

Pastaj pas gjurmeve te tyre – ju kemi derguar profetet Tone, dhe pastaj kemi derguar Isane, te birin e Merjemes, te cilit ia dhame Inxhilin, kurse ne zemrat e ithtareve te tij kemi mbjelle (frymezuar) butesi dhe meshire, ndersa, ata vete e kane trilluar jeten (lutese – te terhequr prej shoqerise dhe jetes normale), per te arritur kenaqesine e Perendise. Ne nuk i kemi obliguar ata per kete, por ata nuk u kujdesen per ate si duhet. Ata te cilet kane besuar si duhet – i shperblejme, e shume prej tyre jane ngaterrestare
Surah Al-Hadid, Verse 27


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَءَامِنُواْ بِرَسُولِهِۦ يُؤۡتِكُمۡ كِفۡلَيۡنِ مِن رَّحۡمَتِهِۦ وَيَجۡعَل لَّكُمۡ نُورٗا تَمۡشُونَ بِهِۦ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

O ju besimtare, - ruajuni Perendise dhe besoni Profetin e Tij, Ai do t’ju dhuroje meshire te dyfishte, dhe do t’u jape drite me ndihmen e se ciles do te ecni dhe do t’ju fale (gabimet); Perendia eshte fales dhe meshirues –
Surah Al-Hadid, Verse 28


لِّئَلَّا يَعۡلَمَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ أَلَّا يَقۡدِرُونَ عَلَىٰ شَيۡءٖ مِّن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡفَضۡلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ

dhe le ta dine ithtaret e Librit, se ata, kurrfare dhuntie te Perendise nuk do te fitojne (marrin), pasi qe dhuntia eshte vetem ne doren e Perendise – Ai ia dhuron kujt te doje. E Perendia eshte pronar i miresise se madhe
Surah Al-Hadid, Verse 29


Author: Hasan Efendi Nahi


<< Surah 56
>> Surah 58

Albanian Translations by other Authors


Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Feti Mehdiu
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hasan Efendi Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Hassan Nahi
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Sherif Ahmeti
Albanian Translation By Unknown
Albanian Translation By Unknown
Popular Areas
Apartments for rent in Dubai Apartments for rent Abu Dhabi Villas for rent in Dubai House for rent Abu Dhabi Apartments for sale in Dubai Apartments for sale in Abu Dhabi Flat for rent Sharjah
Popular Searches
Studios for rent in UAE Apartments for rent in UAE Villas for rent in UAE Apartments for sale in UAE Villas for sale in UAE Land for sale in UAE Dubai Real Estate
Trending Areas
Apartments for rent in Dubai Marina Apartments for sale in Dubai Marina Villa for rent in Sharjah Villa for sale in Dubai Flat for rent in Ajman Studio for rent in Abu Dhabi Villa for rent in Ajman
Trending Searches
Villa for rent in Abu Dhabi Shop for rent in Dubai Villas for sale in Ajman Studio for rent in Sharjah 1 Bedroom Apartment for rent in Dubai Property for rent in Abu Dhabi Commercial properties for sale
© Copyright Dubai Prayer Time. All Rights Reserved
Designed by Prayer Time In Dubai