Surah Al-Hadid - Albanian Translation by Hassan Nahi
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Allahun e larteson cdo gje qe eshte ne qiej dhe ne Toke. Ai eshte i Plotfuqishmi, i Urti
Surah Al-Hadid, Verse 1
لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ
Atij i perket sundimi i qiejve dhe i Tokes. Ai jep jete e vdekje dhe eshte i fuqishem per cdo gje
Surah Al-Hadid, Verse 2
هُوَ ٱلۡأَوَّلُ وَٱلۡأٓخِرُ وَٱلظَّـٰهِرُ وَٱلۡبَاطِنُۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ
Ai eshte i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Ai eshte i Dijshem per cdo gje
Surah Al-Hadid, Verse 3
هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يَعۡلَمُ مَا يَلِجُ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا يَخۡرُجُ مِنۡهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا يَعۡرُجُ فِيهَاۖ وَهُوَ مَعَكُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ
Ai i krijoi qiejt dhe Token per gjashte dite, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se cfare hyn ne Toke dhe cfare del prej saj, cfare zbret prej qiellit dhe cfare ngjitet drejt tij. Ai eshte me ju kudo qe te gjendeni; Ai sheh gjithcka qe beni
Surah Al-Hadid, Verse 4
لَّهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ
Atij i perket sundimi i qiejve dhe i Tokes; tek Allahu do te kthehet gjithcka
Surah Al-Hadid, Verse 5
يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِۚ وَهُوَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Ai e nderfut naten tek dita dhe diten tek nata. Ai e di cfare ka cdokush ne kraharor
Surah Al-Hadid, Verse 6
ءَامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَأَنفِقُواْ مِمَّا جَعَلَكُم مُّسۡتَخۡلَفِينَ فِيهِۖ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡ وَأَنفَقُواْ لَهُمۡ أَجۡرٞ كَبِيرٞ
Besoni Allahun dhe te Derguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato qe Ai jua ka lene trashegim, se per ata midis jush qe besojne dhe shpenzojne (per bamiresi), do te kete shperblim te madh
Surah Al-Hadid, Verse 7
وَمَا لَكُمۡ لَا تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلرَّسُولُ يَدۡعُوكُمۡ لِتُؤۡمِنُواْ بِرَبِّكُمۡ وَقَدۡ أَخَذَ مِيثَٰقَكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ
Cfare keni qe nuk besoni ne Allahun, nderkohe qe i Derguari i Tij ju fton qe te besoni ne Zotin tuaj, i Cili, tashme, ka marre besen prej jush?! Atehere besoni, nese jeni besimtare te vertete
Surah Al-Hadid, Verse 8
هُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦٓ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ لِّيُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ بِكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ
Eshte Ai qe i ka zbritur robit te Vet shpallje te qarta per t’ju nxjerre nga erresira ne drite. Allahu eshte vertet i Bute dhe Meshireplote me ju
Surah Al-Hadid, Verse 9
وَمَا لَكُمۡ أَلَّا تُنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا يَسۡتَوِي مِنكُم مَّنۡ أَنفَقَ مِن قَبۡلِ ٱلۡفَتۡحِ وَقَٰتَلَۚ أُوْلَـٰٓئِكَ أَعۡظَمُ دَرَجَةٗ مِّنَ ٱلَّذِينَ أَنفَقُواْ مِنۢ بَعۡدُ وَقَٰتَلُواْۚ وَكُلّٗا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ
Atehere, cfare keni qe nuk shpenzoni ne rrugen e Allahut, nderkohe qe vetem Atij i perket trashegimia e qiejve dhe e Tokes? Nuk jane te barabarte ata qe kane shpenzuar dhe kane luftuar para fitores me ata qe kane shpenzuar dhe kane luftuar me pas. Ata kane shkalle me te larte, mirepo Allahu u premton te gjitheve me te miren (Xhenetin). Allahu e di mire ate qe beni ju
Surah Al-Hadid, Verse 10
مَّن ذَا ٱلَّذِي يُقۡرِضُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا فَيُضَٰعِفَهُۥ لَهُۥ وَلَهُۥٓ أَجۡرٞ كَرِيمٞ
Kush eshte ai, qe do t’i jape vullnetarisht Allahut nje hua te mire, qe Ai pastaj t’ia ktheje shumefish?! (Vec kesaj), per ate do te kete shperblim fisnik
Surah Al-Hadid, Verse 11
يَوۡمَ تَرَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ يَسۡعَىٰ نُورُهُم بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۖ بُشۡرَىٰكُمُ ٱلۡيَوۡمَ جَنَّـٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
diten qe do te shohesh besimtaret dhe besimtaret, me driten e tyre qe shkelqen para dhe ne te djathte te tyre (e do t’u thuhet): “Lajm i mire sot per ju: kopshtet e Xhenetit neper te cilat rrjedhin lumenjte e ku do te banoni pergjithmone. Kjo eshte fitorja me e madhe!”
Surah Al-Hadid, Verse 12
يَوۡمَ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتُ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱنظُرُونَا نَقۡتَبِسۡ مِن نُّورِكُمۡ قِيلَ ٱرۡجِعُواْ وَرَآءَكُمۡ فَٱلۡتَمِسُواْ نُورٗاۖ فَضُرِبَ بَيۡنَهُم بِسُورٖ لَّهُۥ بَابُۢ بَاطِنُهُۥ فِيهِ ٱلرَّحۡمَةُ وَظَٰهِرُهُۥ مِن قِبَلِهِ ٱلۡعَذَابُ
Ate Dite, hipokritet dhe hipokritet do t’u thone besimtareve: “Na prisni edhe ne qe te marrim nga drita juaj”! Por atyre do t’u thuhet: “Kthehuni prapa e kerkoni tjeter drite!” Dhe, ndermjet tyre, do te vendoset nje mur me porte: brenda saj ka meshire, kurse jashte saj ka denim
Surah Al-Hadid, Verse 13
يُنَادُونَهُمۡ أَلَمۡ نَكُن مَّعَكُمۡۖ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَٰكِنَّكُمۡ فَتَنتُمۡ أَنفُسَكُمۡ وَتَرَبَّصۡتُمۡ وَٱرۡتَبۡتُمۡ وَغَرَّتۡكُمُ ٱلۡأَمَانِيُّ حَتَّىٰ جَآءَ أَمۡرُ ٱللَّهِ وَغَرَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ
“A nuk kemi qene me ju?” - do te therrasin ata. - “Po, - do t’u pergjigjen, - por ju e cuat veten ne tundim, pritet, dyshuat dhe u mashtruat nga vete deshirat tuaja te kota, derisa arriti urdhri i Allahut, e djalli ju mashtroi per Allahun
Surah Al-Hadid, Verse 14
فَٱلۡيَوۡمَ لَا يُؤۡخَذُ مِنكُمۡ فِدۡيَةٞ وَلَا مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ مَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُۖ هِيَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
Sot nuk pranohet prej jush kurrfare shperblese e as prej atyre qe nuk kane besuar: zjarri eshte vendbanimi juaj, ai eshte per ju; eh, sa vendbanim i tmerrshem qe eshte ai!”
Surah Al-Hadid, Verse 15
۞أَلَمۡ يَأۡنِ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن تَخۡشَعَ قُلُوبُهُمۡ لِذِكۡرِ ٱللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ ٱلۡحَقِّ وَلَا يَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلُ فَطَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَمَدُ فَقَسَتۡ قُلُوبُهُمۡۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ
A nuk ka ardhur koha per besimtaret e vertete, qe zemrat e tyre te perulen para keshillave te Allahut dhe para se Vertetes qe Ai ka shpallur e te mos behen si ata, qe iu eshte dhene Libri me pare?! Me kalimin e nje kohe te gjate, zemrat e tyre u ngurtesuan dhe shume syresh jane te pabindur
Surah Al-Hadid, Verse 16
ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ قَدۡ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ
Dijeni, se Allahu e ngjall token pas vdekjes se saj! Ne ju sqarojme shpalljet, ne menyre qe ju te kuptoni
Surah Al-Hadid, Verse 17
إِنَّ ٱلۡمُصَّدِّقِينَ وَٱلۡمُصَّدِّقَٰتِ وَأَقۡرَضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا يُضَٰعَفُ لَهُمۡ وَلَهُمۡ أَجۡرٞ كَرِيمٞ
Ata qe japin lemoshe e qe i japin Allahut nje hua te mire, qofshin burra ose gra, do t’u shumefishohet perfitimi dhe do te kene nje shperblim fisnik
Surah Al-Hadid, Verse 18
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦٓ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلصِّدِّيقُونَۖ وَٱلشُّهَدَآءُ عِندَ رَبِّهِمۡ لَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ وَنُورُهُمۡۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ
Ata qe besojne Allahun dhe te derguarit e Tij, pikerisht ata jane njerezit e sinqerte. Deshmoret do te kene te Zoti i vet shperblimin dhe driten e tyre. Kurse ata qe nuk jane besimtare dhe i mohojne shpalljet Tona, do te jene banore te zjarrit
Surah Al-Hadid, Verse 19
ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا لَعِبٞ وَلَهۡوٞ وَزِينَةٞ وَتَفَاخُرُۢ بَيۡنَكُمۡ وَتَكَاثُرٞ فِي ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَوۡلَٰدِۖ كَمَثَلِ غَيۡثٍ أَعۡجَبَ ٱلۡكُفَّارَ نَبَاتُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَكُونُ حُطَٰمٗاۖ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ عَذَابٞ شَدِيدٞ وَمَغۡفِرَةٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٞۚ وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا مَتَٰعُ ٱلۡغُرُورِ
Ta dini, se jeta ne kete bote, nuk eshte tjeter vecse loje, defrim e zbukurim, si dhe mburrje ndermjet jush e rivalitet per me shume pasuri dhe femije! Ajo i shembellen bimes, e cila pas shiut rritet dhe i gezon bujqit, por me vone zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlere. Ne boten tjeter ju presin vuajtje te medha ose falja e Allahut dhe kenaqesia e Tij; jeta ne kete bote eshte vetem kenaqesi e rreme
Surah Al-Hadid, Verse 20
سَابِقُوٓاْ إِلَىٰ مَغۡفِرَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ وَجَنَّةٍ عَرۡضُهَا كَعَرۡضِ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أُعِدَّتۡ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۚ ذَٰلِكَ فَضۡلُ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ
Prandaj rrekuni me njeri-tjetrin, duke kerkuar falje prej Zotit tuaj dhe nje kopsht te gjere sa qielli dhe Toka, qe eshte e pergatitur per ata qe i kane besuar Allahut dhe te derguarve te Tij. Ajo eshte miresia e Allahut, qe Ai ia jep kujt te doje; e Allahu ka miresi te pafund
Surah Al-Hadid, Verse 21
مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِيٓ أَنفُسِكُمۡ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مِّن قَبۡلِ أَن نَّبۡرَأَهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ
S’ka fatkeqesi qe godet token dhe ju, qe te mos jete e shenuar ne Liber (Leuhi Mahfudh) me pare se ta krijojme ate. Kjo per Allahun eshte vertet e lehte
Surah Al-Hadid, Verse 22
لِّكَيۡلَا تَأۡسَوۡاْ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمۡ وَلَا تَفۡرَحُواْ بِمَآ ءَاتَىٰكُمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَالٖ فَخُورٍ
(Kete paracaktim e kemi bere) qe ju te mos deshperoheni per ate qe ju ka kaluar, por edhe per te mos u gezuar se tepermi per ate qe Ai ju ka dhene. Allahu nuk i do kryelartet mburravece
Surah Al-Hadid, Verse 23
ٱلَّذِينَ يَبۡخَلُونَ وَيَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبُخۡلِۗ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ
e as ata qe, pervecse jane vete koprrace, i nxisin edhe te tjeret ne koprraci. Kushdo qe nuk ia ve veshin kesaj, le ta dije se Allahu eshte i Vetemjaftueshmi dhe i Denji per cdo lavd
Surah Al-Hadid, Verse 24
لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَنزَلۡنَا مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَأَنزَلۡنَا ٱلۡحَدِيدَ فِيهِ بَأۡسٞ شَدِيدٞ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥ وَرُسُلَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ
Ne i cuam te derguarit Tane me prova te qarta dhe bashke me ta zbritem Librat (e shenjte) dhe peshoren (e drejtesise): qe njerezit te veprojne drejt. Ne e zbritem hekurin, ne te cilin ka (material per) lufte te fuqishme dhe dobi (te tjera) per njerezit, me qellim qe Allahu te njohe ata qe e ndihmojne Ate dhe te derguarit e Tij, pa e pare Ate. Me te vertete, Allahu eshte i Forte dhe i Plotfuqishem
Surah Al-Hadid, Verse 25
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحٗا وَإِبۡرَٰهِيمَ وَجَعَلۡنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلۡكِتَٰبَۖ فَمِنۡهُم مُّهۡتَدٖۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ
Sigurisht, Ne derguam Nuhun dhe Ibrahimin e u dhuruam trashegimtareve te tyre Profecine dhe Librin. Disa syresh ishin ne rruge te drejte, kurse shumica prej tyre ishin gjynahqare te pabindur
Surah Al-Hadid, Verse 26
ثُمَّ قَفَّيۡنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِرُسُلِنَا وَقَفَّيۡنَا بِعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡإِنجِيلَۖ وَجَعَلۡنَا فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ رَأۡفَةٗ وَرَحۡمَةٗۚ وَرَهۡبَانِيَّةً ٱبۡتَدَعُوهَا مَا كَتَبۡنَٰهَا عَلَيۡهِمۡ إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ رِضۡوَٰنِ ٱللَّهِ فَمَا رَعَوۡهَا حَقَّ رِعَايَتِهَاۖ فَـَٔاتَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنۡهُمۡ أَجۡرَهُمۡۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ
Pas tyre Ne cuam te derguar te tjere, mandej derguam Isain, te birin e Merjemes. Ne i dhame atij Ungjillin, kurse ne zemrat e pasuesve te tij mbollem butesi dhe meshire. Sa per murgerine, Ne nuk ua urdheruam ate, por ata e shpiken vete per te arritur kenaqesine e Allahut. E megjithate, ata nuk u kujdesen si duhet per te. Keshtu, Ne u dhame besimtareve te vertete prej tyre shperblimin e merituar, sado qe shume prej tyre jane te pabindur
Surah Al-Hadid, Verse 27
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَءَامِنُواْ بِرَسُولِهِۦ يُؤۡتِكُمۡ كِفۡلَيۡنِ مِن رَّحۡمَتِهِۦ وَيَجۡعَل لَّكُمۡ نُورٗا تَمۡشُونَ بِهِۦ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
O ju (ithtare te Librit) qe besuat (ne Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni ne te Derguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t’ju dhuroje pjese te dyfishte nga meshira e Vet, do t’ju jape drite, me ndihmen e se ciles do te ecni dhe do t’ju fale; Allahu eshte Fales dhe Meshireplote
Surah Al-Hadid, Verse 28
لِّئَلَّا يَعۡلَمَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ أَلَّا يَقۡدِرُونَ عَلَىٰ شَيۡءٖ مِّن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡفَضۡلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ
Dhe le ta dine ithtaret e Librit, se ata nuk kane aspak fuqi mbi cfaredo miresie te Allahut dhe se miresia eshte vetem ne doren e Allahut. Ai ia jep kujt te doje. Allahu zoteron miresi te pakufishme
Surah Al-Hadid, Verse 29