Surah Al-Maarij - Albanian Translation by Hassan Nahi
سَأَلَ سَآئِلُۢ بِعَذَابٖ وَاقِعٖ
Dikush kërkoi një dënim të shpejtë
Surah Al-Maarij, Verse 1
لِّلۡكَٰفِرِينَ لَيۡسَ لَهُۥ دَافِعٞ
Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim)
Surah Al-Maarij, Verse 2
مِّنَ ٱللَّهِ ذِي ٱلۡمَعَارِجِ
(që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes
Surah Al-Maarij, Verse 3
تَعۡرُجُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥ خَمۡسِينَ أَلۡفَ سَنَةٖ
Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet
Surah Al-Maarij, Verse 4
فَٱصۡبِرۡ صَبۡرٗا جَمِيلًا
Prandaj, duro, me durim të hijshëm
Surah Al-Maarij, Verse 5
إِنَّهُمۡ يَرَوۡنَهُۥ بَعِيدٗا
Ata e mendojnë atë (dënim) të largët
Surah Al-Maarij, Verse 6
وَنَرَىٰهُ قَرِيبٗا
kurse Ne e shohim të afërt
Surah Al-Maarij, Verse 7
يَوۡمَ تَكُونُ ٱلسَّمَآءُ كَٱلۡمُهۡلِ
Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit
Surah Al-Maarij, Verse 8
وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ
e malet do të bëhen si lesh i shprishur
Surah Al-Maarij, Verse 9
وَلَا يَسۡـَٔلُ حَمِيمٌ حَمِيمٗا
Shoku s’do të pyesë për të shokun
Surah Al-Maarij, Verse 10
يُبَصَّرُونَهُمۡۚ يَوَدُّ ٱلۡمُجۡرِمُ لَوۡ يَفۡتَدِي مِنۡ عَذَابِ يَوۡمِئِذِۭ بِبَنِيهِ
edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet
Surah Al-Maarij, Verse 11
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَأَخِيهِ
edhe gruan, edhe vëllanë e vet
Surah Al-Maarij, Verse 12
وَفَصِيلَتِهِ ٱلَّتِي تُـٔۡوِيهِ
edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës)
Surah Al-Maarij, Verse 13
وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا ثُمَّ يُنجِيهِ
si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte
Surah Al-Maarij, Verse 14
كَلَّآۖ إِنَّهَا لَظَىٰ
Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues
Surah Al-Maarij, Verse 15
نَزَّاعَةٗ لِّلشَّوَىٰ
që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht skalpin e kokës
Surah Al-Maarij, Verse 16
تَدۡعُواْ مَنۡ أَدۡبَرَ وَتَوَلَّىٰ
Ai thërret këdo që (i) ka kthyer shpinën e (i) është larguar (besimit)
Surah Al-Maarij, Verse 17
وَجَمَعَ فَأَوۡعَىٰٓ
dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur
Surah Al-Maarij, Verse 18
۞إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ خُلِقَ هَلُوعًا
Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm
Surah Al-Maarij, Verse 19
إِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ جَزُوعٗا
kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort
Surah Al-Maarij, Verse 20
وَإِذَا مَسَّهُ ٱلۡخَيۡرُ مَنُوعًا
por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac
Surah Al-Maarij, Verse 21
إِلَّا ٱلۡمُصَلِّينَ
Përjashtim bëjnë ata që falen
Surah Al-Maarij, Verse 22
ٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ دَآئِمُونَ
e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre
Surah Al-Maarij, Verse 23
وَٱلَّذِينَ فِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ مَّعۡلُومٞ
e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre
Surah Al-Maarij, Verse 24
لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ
për lypësin dhe për nevojtarin
Surah Al-Maarij, Verse 25
وَٱلَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit)
Surah Al-Maarij, Verse 26
وَٱلَّذِينَ هُم مِّنۡ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشۡفِقُونَ
e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre
Surah Al-Maarij, Verse 27
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمۡ غَيۡرُ مَأۡمُونٖ
vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet
Surah Al-Maarij, Verse 28
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ
e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)
Surah Al-Maarij, Verse 29
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ
përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim
Surah Al-Maarij, Verse 30
فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ
por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit
Surah Al-Maarij, Verse 31
وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ
e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre
Surah Al-Maarij, Verse 32
وَٱلَّذِينَ هُم بِشَهَٰدَٰتِهِمۡ قَآئِمُونَ
e që gjithnjë dëshmojnë drejt
Surah Al-Maarij, Verse 33
وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ يُحَافِظُونَ
e që i falin namazet rregullisht
Surah Al-Maarij, Verse 34
أُوْلَـٰٓئِكَ فِي جَنَّـٰتٖ مُّكۡرَمُونَ
Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit
Surah Al-Maarij, Verse 35
فَمَالِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قِبَلَكَ مُهۡطِعِينَ
Ç’është kështu me jobesimtarët, që nxitojnë drejt teje
Surah Al-Maarij, Verse 36
عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ عِزِينَ
djathtas e majtas, grupe-grupe
Surah Al-Maarij, Verse 37
أَيَطۡمَعُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُدۡخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٖ
A mos çdonjëri prej tyre shpreson të hyjë në Kopshtin e Lumturisë
Surah Al-Maarij, Verse 38
كَلَّآۖ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّمَّا يَعۡلَمُونَ
Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar
Surah Al-Maarij, Verse 39
فَلَآ أُقۡسِمُ بِرَبِّ ٱلۡمَشَٰرِقِ وَٱلۡمَغَٰرِبِ إِنَّا لَقَٰدِرُونَ
Betohem për Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, që Ne jemi të Zotë
Surah Al-Maarij, Verse 40
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ خَيۡرٗا مِّنۡهُمۡ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ
t’i ndërrojmë ata me njerëz më të mirë se ata dhe askush nuk na pengon dot
Surah Al-Maarij, Verse 41
فَذَرۡهُمۡ يَخُوضُواْ وَيَلۡعَبُواْ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ
Andaj, lëri ata të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë derisa të përballen me Ditën e tyre që u është premtuar
Surah Al-Maarij, Verse 42
يَوۡمَ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ سِرَاعٗا كَأَنَّهُمۡ إِلَىٰ نُصُبٖ يُوفِضُونَ
Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari
Surah Al-Maarij, Verse 43
خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۚ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلَّذِي كَانُواْ يُوعَدُونَ
me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre
Surah Al-Maarij, Verse 44