Surah An-Naba - Albanian Translation by Hassan Nahi
عَمَّ يَتَسَآءَلُونَ
Për çfarë e pyesin ata njëri-tjetrin
Surah An-Naba, Verse 1
عَنِ ٱلنَّبَإِ ٱلۡعَظِيمِ
Për Lajmin e madh
Surah An-Naba, Verse 2
ٱلَّذِي هُمۡ فِيهِ مُخۡتَلِفُونَ
rreth të cilit ata kanë kundërshtime
Surah An-Naba, Verse 3
كَلَّا سَيَعۡلَمُونَ
Ani, shpejt do ta marrin vesh
Surah An-Naba, Verse 4
ثُمَّ كَلَّا سَيَعۡلَمُونَ
Sigurisht që shpejt do ta marrin vesh
Surah An-Naba, Verse 5
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدٗا
A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat
Surah An-Naba, Verse 6
وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادٗا
e malet si shtylla
Surah An-Naba, Verse 7
وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجٗا
Ne ju kemi krijuar në çifte
Surah An-Naba, Verse 8
وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتٗا
dhe gjumin jua kemi bërë për prehje
Surah An-Naba, Verse 9
وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا
Natën jua kemi bërë mbulesë
Surah An-Naba, Verse 10
وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشٗا
ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar
Surah An-Naba, Verse 11
وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعٗا شِدَادٗا
Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë
Surah An-Naba, Verse 12
وَجَعَلۡنَا سِرَاجٗا وَهَّاجٗا
dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm
Surah An-Naba, Verse 13
وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءٗ ثَجَّاجٗا
Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme
Surah An-Naba, Verse 14
لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبّٗا وَنَبَاتٗا
për rritjen e drithërave, bimëve
Surah An-Naba, Verse 15
وَجَنَّـٰتٍ أَلۡفَافًا
dhe të kopshteve të dendura
Surah An-Naba, Verse 16
إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ كَانَ مِيقَٰتٗا
Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare është caktuar
Surah An-Naba, Verse 17
يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِ فَتَأۡتُونَ أَفۡوَاجٗا
Atë Ditë do të fryhet në Sur dhe ju do të vini grupe-grupe
Surah An-Naba, Verse 18
وَفُتِحَتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ أَبۡوَٰبٗا
Dyert e qiellit do të hapen
Surah An-Naba, Verse 19
وَسُيِّرَتِ ٱلۡجِبَالُ فَكَانَتۡ سَرَابًا
dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh
Surah An-Naba, Verse 20
إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتۡ مِرۡصَادٗا
Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi
Surah An-Naba, Verse 21
لِّلطَّـٰغِينَ مَـَٔابٗا
vendbanim i caktuar për keqbërësit
Surah An-Naba, Verse 22
لَّـٰبِثِينَ فِيهَآ أَحۡقَابٗا
që aty të mbeten përgjithmonë
Surah An-Naba, Verse 23
لَّا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرۡدٗا وَلَا شَرَابًا
Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije
Surah An-Naba, Verse 24
إِلَّا حَمِيمٗا وَغَسَّاقٗا
përpos ujit të valuar dhe qelbësirave
Surah An-Naba, Verse 25
جَزَآءٗ وِفَاقًا
si shpërblim përkatës (të veprave të tyre)
Surah An-Naba, Verse 26
إِنَّهُمۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ حِسَابٗا
Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari
Surah An-Naba, Verse 27
وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كِذَّابٗا
dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi
Surah An-Naba, Verse 28
وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ كِتَٰبٗا
Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër
Surah An-Naba, Verse 29
فَذُوقُواْ فَلَن نَّزِيدَكُمۡ إِلَّا عَذَابًا
Prandaj do t’u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t’ju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!”
Surah An-Naba, Verse 30
إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ مَفَازًا
Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti)
Surah An-Naba, Verse 31
حَدَآئِقَ وَأَعۡنَٰبٗا
kopshte dhe vreshta
Surah An-Naba, Verse 32
وَكَوَاعِبَ أَتۡرَابٗا
vajza të reja, të së njëjtës moshë
Surah An-Naba, Verse 33
وَكَأۡسٗا دِهَاقٗا
dhe kupa të plota
Surah An-Naba, Verse 34
لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا كِذَّـٰبٗا
Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gënjeshtra
Surah An-Naba, Verse 35
جَزَآءٗ مِّن رَّبِّكَ عَطَآءً حِسَابٗا
Kështu është shpërblimi nga Zoti yt - dhuratë sipas meritës
Surah An-Naba, Verse 36
رَّبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلرَّحۡمَٰنِۖ لَا يَمۡلِكُونَ مِنۡهُ خِطَابٗا
Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk do të mund t’i flasë (nga frika)
Surah An-Naba, Verse 37
يَوۡمَ يَقُومُ ٱلرُّوحُ وَٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ صَفّٗاۖ لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَقَالَ صَوَابٗا
Në ditën, kur Shpirti (Xhebraili) dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, nuk do të flasë askush, përveç atij që do t’i japë leje i Gjithëmëshirshmi e që do të thotë të vërtetën
Surah An-Naba, Verse 38
ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمُ ٱلۡحَقُّۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ مَـَٔابًا
Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë)
Surah An-Naba, Verse 39
إِنَّآ أَنذَرۡنَٰكُمۡ عَذَابٗا قَرِيبٗا يَوۡمَ يَنظُرُ ٱلۡمَرۡءُ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُ وَيَقُولُ ٱلۡكَافِرُ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ تُرَٰبَۢا
Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se ç’kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!”
Surah An-Naba, Verse 40