Surah At-Takwir - Albanian Translation by Sherif Ahmeti
إِذَا ٱلشَّمۡسُ كُوِّرَتۡ
Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet)
Surah At-Takwir, Verse 1
وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتۡ
Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur)
Surah At-Takwir, Verse 2
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ سُيِّرَتۡ
Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër)
Surah At-Takwir, Verse 3
وَإِذَا ٱلۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ
Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë
Surah At-Takwir, Verse 4
وَإِذَا ٱلۡوُحُوشُ حُشِرَتۡ
Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar)
Surah At-Takwir, Verse 5
وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ سُجِّرَتۡ
Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakruar
Surah At-Takwir, Verse 6
وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتۡ
Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar
Surah At-Takwir, Verse 7
وَإِذَا ٱلۡمَوۡءُۥدَةُ سُئِلَتۡ
Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla
Surah At-Takwir, Verse 8
بِأَيِّ ذَنۢبٖ قُتِلَتۡ
Për çfarë mëkati ato janë mbytur
Surah At-Takwir, Verse 9
وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتۡ
Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar
Surah At-Takwir, Verse 10
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتۡ
Dhe kur qielli të jetë hequr
Surah At-Takwir, Verse 11
وَإِذَا ٱلۡجَحِيمُ سُعِّرَتۡ
Dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur fort
Surah At-Takwir, Verse 12
وَإِذَا ٱلۡجَنَّةُ أُزۡلِفَتۡ
Dhe kur Xhenneti të jetë afruar
Surah At-Takwir, Verse 13
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ
Atëbotë njeriu do të dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe)
Surah At-Takwir, Verse 14
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ
Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën)
Surah At-Takwir, Verse 15
ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ
Që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë)
Surah At-Takwir, Verse 16
وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ
Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë
Surah At-Takwir, Verse 17
وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ
Pasha agimin kur ia shkrep
Surah At-Takwir, Verse 18
إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ
S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit)
Surah At-Takwir, Verse 19
ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ
Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit
Surah At-Takwir, Verse 20
مُّطَاعٖ ثَمَّ أَمِينٖ
Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik
Surah At-Takwir, Verse 21
وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجۡنُونٖ
Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)
Surah At-Takwir, Verse 22
وَلَقَدۡ رَءَاهُ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡمُبِينِ
Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor
Surah At-Takwir, Verse 23
وَمَا هُوَ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ بِضَنِينٖ
Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu)
Surah At-Takwir, Verse 24
وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٖ
Dhe ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar
Surah At-Takwir, Verse 25
فَأَيۡنَ تَذۡهَبُونَ
Pra, ku jeni, kah shkoni
Surah At-Takwir, Verse 26
إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Ai (Kur’ani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit
Surah At-Takwir, Verse 27
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ
Për atë nga mesi juaj që dëshiron të gjendet në të vërtetën
Surah At-Takwir, Verse 28
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve
Surah At-Takwir, Verse 29