Surah At-Takwir - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
إِذَا ٱلشَّمۡسُ كُوِّرَتۡ
Kur Dielli të humbë shkëlqimin
Surah At-Takwir, Verse 1
وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتۡ
dhe kur yjet të rrëzohen (errësohen)
Surah At-Takwir, Verse 2
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ سُيِّرَتۡ
dhe kur malet të lëvizin
Surah At-Takwir, Verse 3
وَإِذَا ٱلۡعِشَارُ عُطِّلَتۡ
dhe kur devet mbarsë të mbeten pa çoban (të pakujdes)
Surah At-Takwir, Verse 4
وَإِذَا ٱلۡوُحُوشُ حُشِرَتۡ
dhe kur shtazët e egra të tubohen
Surah At-Takwir, Verse 5
وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ سُجِّرَتۡ
dhe kur devet vlojnë
Surah At-Takwir, Verse 6
وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتۡ
dhe kur shpirtërat bashkohen me trupëra
Surah At-Takwir, Verse 7
وَإِذَا ٱلۡمَوۡءُۥدَةُ سُئِلَتۡ
dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet
Surah At-Takwir, Verse 8
بِأَيِّ ذَنۢبٖ قُتِلَتۡ
për çfarë faji është mbytur
Surah At-Takwir, Verse 9
وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتۡ
dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëzve)
Surah At-Takwir, Verse 10
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتۡ
dhe kur qielli zhvendoset
Surah At-Takwir, Verse 11
وَإِذَا ٱلۡجَحِيمُ سُعِّرَتۡ
dhe kur të flakërojë skëterra
Surah At-Takwir, Verse 12
وَإِذَا ٱلۡجَنَّةُ أُزۡلِفَتۡ
dhe kur të afrohet xhenneti
Surah At-Takwir, Verse 13
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّآ أَحۡضَرَتۡ
çdokush do të di për veprat që ka përgatitur
Surah At-Takwir, Verse 14
فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلۡخُنَّسِ
Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë
Surah At-Takwir, Verse 15
ٱلۡجَوَارِ ٱلۡكُنَّسِ
të cilët lëvizin dhe zhduken nga shikimi (horizonti)
Surah At-Takwir, Verse 16
وَٱلَّيۡلِ إِذَا عَسۡعَسَ
dhe në natën kur bie terri
Surah At-Takwir, Verse 17
وَٱلصُّبۡحِ إِذَا تَنَفَّسَ
dhe agimin kur gdhinë (zbardhëllon drita)
Surah At-Takwir, Verse 18
إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ
Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit)
Surah At-Takwir, Verse 19
ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي ٱلۡعَرۡشِ مَكِينٖ
të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit)
Surah At-Takwir, Verse 20
مُّطَاعٖ ثَمَّ أَمِينٖ
të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh)
Surah At-Takwir, Verse 21
وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجۡنُونٖ
E shoku juaj (Muhammedi), nuk është i marrë
Surah At-Takwir, Verse 22
وَلَقَدۡ رَءَاهُ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡمُبِينِ
Ai (Muhammedi) e ka parë qartë (Xhebrailin) në horizont
Surah At-Takwir, Verse 23
وَمَا هُوَ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ بِضَنِينٖ
dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë)
Surah At-Takwir, Verse 24
وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٖ
dhe Kur’ani nuk është fjalë e djallit të mllkuar
Surah At-Takwir, Verse 25
فَأَيۡنَ تَذۡهَبُونَ
e, kah po ia mbani (me këto mendime)
Surah At-Takwir, Verse 26
إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit)
Surah At-Takwir, Verse 27
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَسۡتَقِيمَ
për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë
Surah At-Takwir, Verse 28
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave
Surah At-Takwir, Verse 29