Surah Ash-Shams - Albanian Translation by Hassan Nahi
وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا
Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
Surah Ash-Shams, Verse 1
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا
dhe për Hënën që e përcjell atë
Surah Ash-Shams, Verse 2
وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا
Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
Surah Ash-Shams, Verse 3
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا
dhe për natën kur e mbulon atë
Surah Ash-Shams, Verse 4
وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا
Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar
Surah Ash-Shams, Verse 5
وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا
Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar
Surah Ash-Shams, Verse 6
وَنَفۡسٖ وَمَا سَوَّىٰهَا
Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur
Surah Ash-Shams, Verse 7
فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا
duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën
Surah Ash-Shams, Verse 8
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا
Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë
Surah Ash-Shams, Verse 9
وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا
ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë
Surah Ash-Shams, Verse 10
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ
Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi
Surah Ash-Shams, Verse 11
إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا
kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë)
Surah Ash-Shams, Verse 12
فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا
I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre[408]: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”
Surah Ash-Shams, Verse 13
فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا
Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit
Surah Ash-Shams, Verse 14
وَلَا يَخَافُ عُقۡبَٰهَا
pa pasur frikë prej pasojave të kësaj
Surah Ash-Shams, Verse 15