Surah Al-Balad - Albanian Translation by Hassan Nahi
لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
Betohem për këtë vend
Surah Al-Balad, Verse 1
وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
në të cilin ti je i lirë (o Muhamed)
Surah Al-Balad, Verse 2
وَوَالِدٖ وَمَا وَلَدَ
dhe për atë që lind e për atë që është i lindur
Surah Al-Balad, Verse 3
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ
se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi
Surah Al-Balad, Verse 4
أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدٞ
A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë
Surah Al-Balad, Verse 5
يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالٗا لُّبَدًا
Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
Surah Al-Balad, Verse 6
أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ
Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush
Surah Al-Balad, Verse 7
أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ
A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy
Surah Al-Balad, Verse 8
وَلِسَانٗا وَشَفَتَيۡنِ
edhe gjuhë, edhe dy buzë
Surah Al-Balad, Verse 9
وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ
dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët
Surah Al-Balad, Verse 10
فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ
Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë
Surah Al-Balad, Verse 11
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ
E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë
Surah Al-Balad, Verse 12
فَكُّ رَقَبَةٍ
Ajo është të lirosh një skllav
Surah Al-Balad, Verse 13
أَوۡ إِطۡعَٰمٞ فِي يَوۡمٖ ذِي مَسۡغَبَةٖ
ose të ushqesh në një ditë zie
Surah Al-Balad, Verse 14
يَتِيمٗا ذَا مَقۡرَبَةٍ
jetimin e afërm
Surah Al-Balad, Verse 15
أَوۡ مِسۡكِينٗا ذَا مَتۡرَبَةٖ
ose të varfrin e mjerë
Surah Al-Balad, Verse 16
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ
Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë
Surah Al-Balad, Verse 17
أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ
Këta janë njerëzit e krahut të djathtë
Surah Al-Balad, Verse 18
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ
Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë
Surah Al-Balad, Verse 19
عَلَيۡهِمۡ نَارٞ مُّؤۡصَدَةُۢ
Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur
Surah Al-Balad, Verse 20