Surah Al-Kahf - Albanian Translation by Hasan Efendi Nahi
ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ عَلَىٰ عَبۡدِهِ ٱلۡكِتَٰبَ وَلَمۡ يَجۡعَل لَّهُۥ عِوَجَاۜ
Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili ia shpalli Librin robit të Vet (Muhammedit), e që, nuk ka në të kurrfarë shtrembërimi, por
Surah Al-Kahf, Verse 1
قَيِّمٗا لِّيُنذِرَ بَأۡسٗا شَدِيدٗا مِّن لَّدُنۡهُ وَيُبَشِّرَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمۡ أَجۡرًا حَسَنٗا
është i drejtë për të paralajmëruar me anë të tij dënim të ashpër (për mohuesit), e që t’i sihariqojë besimtarët, që punojnë vepra të mira, se, për ta ka shpërblim të bukur
Surah Al-Kahf, Verse 2
مَّـٰكِثِينَ فِيهِ أَبَدٗا
duke qëndruar në të (xhennet), përherë
Surah Al-Kahf, Verse 3
وَيُنذِرَ ٱلَّذِينَ قَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗا
dhe, që t’i paralajmërojë ata që thonë: “Perëndia ka marrë për Vete – fëmijë”
Surah Al-Kahf, Verse 4
مَّا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٖ وَلَا لِأٓبَآئِهِمۡۚ كَبُرَتۡ كَلِمَةٗ تَخۡرُجُ مِنۡ أَفۡوَٰهِهِمۡۚ إِن يَقُولُونَ إِلَّا كَذِبٗا
Ata, nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, e as etërit e tyre. Është kjo fjalë e madhe (e shëmtuar) që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra
Surah Al-Kahf, Verse 5
فَلَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ إِن لَّمۡ يُؤۡمِنُواْ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَسَفًا
A mos vallë do të bësh vetëvrasje për shkak të tyre, nëse ata nuk besojnë në këtë Kur’an, duke qenë i pikëlluar ti
Surah Al-Kahf, Verse 6
إِنَّا جَعَلۡنَا مَا عَلَى ٱلۡأَرۡضِ زِينَةٗ لَّهَا لِنَبۡلُوَهُمۡ أَيُّهُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗا
Na, çdo gjë që gjendet në Tokë, e kemi bërë stoli për të (njerëzit e Tokës), për të provuar se kush prej tyre është veprues më i mirë
Surah Al-Kahf, Verse 7
وَإِنَّا لَجَٰعِلُونَ مَا عَلَيۡهَا صَعِيدٗا جُرُزًا
Dhe, Na, do të bëjmë atë që gjendet në të (Tokë) – sipërfaqe të thatë
Surah Al-Kahf, Verse 8
أَمۡ حَسِبۡتَ أَنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡكَهۡفِ وَٱلرَّقِيمِ كَانُواْ مِنۡ ءَايَٰتِنَا عَجَبًا
Vallë, a mendon ti se shoqëria e Shpellës dhe e Rekimit (vendbanim) është një mrekulli nga argumentet Tona
Surah Al-Kahf, Verse 9
إِذۡ أَوَى ٱلۡفِتۡيَةُ إِلَى ٱلۡكَهۡفِ فَقَالُواْ رَبَّنَآ ءَاتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةٗ وَهَيِّئۡ لَنَا مِنۡ أَمۡرِنَا رَشَدٗا
(Kujtoje ti) kur disa sjelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, dhurona mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna neve në udhëzim të drejtë!”
Surah Al-Kahf, Verse 10
فَضَرَبۡنَا عَلَىٰٓ ءَاذَانِهِمۡ فِي ٱلۡكَهۡفِ سِنِينَ عَدَدٗا
(Ua plotësuam lutjen e tyre) dhe ua kemi mbyllur veshët atyre (i vumë në gjumë) në shpellë për shumë vjet
Surah Al-Kahf, Verse 11
ثُمَّ بَعَثۡنَٰهُمۡ لِنَعۡلَمَ أَيُّ ٱلۡحِزۡبَيۡنِ أَحۡصَىٰ لِمَا لَبِثُوٓاْ أَمَدٗا
Pastaj i kemi zgjuar ata, për të treguar (haptazi) se cili nga këto dy grupe e vlerësojnë më mirë sa kohë kanë qenë të strehuar
Surah Al-Kahf, Verse 12
نَّحۡنُ نَقُصُّ عَلَيۡكَ نَبَأَهُم بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّهُمۡ فِتۡيَةٌ ءَامَنُواْ بِرَبِّهِمۡ وَزِدۡنَٰهُمۡ هُدٗى
Na po ta tregojmë ty historinë e tyre me tërë vërtetësinë e saj. Ata, ishin djelmoshat që besonin në Zotin e tyre, dhe Na ua kemi forcuar atyre drejtimin
Surah Al-Kahf, Verse 13
وَرَبَطۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ إِذۡ قَامُواْ فَقَالُواْ رَبُّنَا رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَن نَّدۡعُوَاْ مِن دُونِهِۦٓ إِلَٰهٗاۖ لَّقَدۡ قُلۡنَآ إِذٗا شَطَطًا
Dhe Ne, ua forcuam zemrat e tyre kur u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Na, nuk i lutëm, kurrsesi – zotit tjetër, përpos Tij. (Përndrushe) – atëherë do të thonim gënjeshtër të madhe
Surah Al-Kahf, Verse 14
هَـٰٓؤُلَآءِ قَوۡمُنَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗۖ لَّوۡلَا يَأۡتُونَ عَلَيۡهِم بِسُلۡطَٰنِۭ بَيِّنٖۖ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا
Ky, populli ynë, ka marrë – përveç Tij, zotra tjerë. Sikur të kishin sjellë ata – për ta (zotërat) argument të qartë! E, kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë
Surah Al-Kahf, Verse 15
وَإِذِ ٱعۡتَزَلۡتُمُوهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ فَأۡوُۥٓاْ إِلَى ٱلۡكَهۡفِ يَنشُرۡ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّن رَّحۡمَتِهِۦ وَيُهَيِّئۡ لَكُم مِّنۡ أَمۡرِكُم مِّرۡفَقٗا
Kur t’i lëni ju ata (popullin tuaj) dhe atyre që iu luteshin ata, përveç Perëndisë – (i thanë njëri-tjetrit): “Strehohuni në shpellë, Zoti juaj do t’ju begatojë juve nga mëshira e Tij dhe do t’ju përgatisë për veprën tuaj, atë, nga e cila do të keni dobi”
Surah Al-Kahf, Verse 16
۞وَتَرَى ٱلشَّمۡسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَٰوَرُ عَن كَهۡفِهِمۡ ذَاتَ ٱلۡيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقۡرِضُهُمۡ ذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَهُمۡ فِي فَجۡوَةٖ مِّنۡهُۚ ذَٰلِكَ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِۗ مَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ وَلِيّٗا مُّرۡشِدٗا
Ti e shikon Diellin kur lind, se ai anon kah ana e djathtë prej shpellës së tyre, e kur perëndon, ata i lë në anën e majtë, e ata gjendeshin në mesin e saj. Ky është nga argumentet e Perëndisë. Kënd e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kënd Ai e lë në humbje, ti, me siguri – nuk do të mund t’i gjesh ndihmës, që do ta udhëzojë atë
Surah Al-Kahf, Verse 17
وَتَحۡسَبُهُمۡ أَيۡقَاظٗا وَهُمۡ رُقُودٞۚ وَنُقَلِّبُهُمۡ ذَاتَ ٱلۡيَمِينِ وَذَاتَ ٱلشِّمَالِۖ وَكَلۡبُهُم بَٰسِطٞ ذِرَاعَيۡهِ بِٱلۡوَصِيدِۚ لَوِ ٱطَّلَعۡتَ عَلَيۡهِمۡ لَوَلَّيۡتَ مِنۡهُمۡ فِرَارٗا وَلَمُلِئۡتَ مِنۡهُمۡ رُعۡبٗا
Dhe, ti, mendon se ata janë zgjuar, por ata janë në gjumë; dhe Ne i rrotullonim ata – herë në krah të djathtë, e herë në të majtë, kurse qeni i tyre, kishte shtrirë dy këmbët e para në hyrje të shpellës; që sikur t’i kishte parë ti, do të ikëshe nga ata dhe do të kaplonte frika
Surah Al-Kahf, Verse 18
وَكَذَٰلِكَ بَعَثۡنَٰهُمۡ لِيَتَسَآءَلُواْ بَيۡنَهُمۡۚ قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ كَمۡ لَبِثۡتُمۡۖ قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖۚ قَالُواْ رَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثۡتُمۡ فَٱبۡعَثُوٓاْ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمۡ هَٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلۡمَدِينَةِ فَلۡيَنظُرۡ أَيُّهَآ أَزۡكَىٰ طَعَامٗا فَلۡيَأۡتِكُم بِرِزۡقٖ مِّنۡهُ وَلۡيَتَلَطَّفۡ وَلَا يُشۡعِرَنَّ بِكُمۡ أَحَدًا
Ashtu (siç i kemi vënë në gjumë) Ne i kemi zgjuar ata, që të pyesin, njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë)?” – U përgjegjën: “Kemi qëndruar një ditë, apo një pjesë të ditës”. (Disa nga ata) thanë: “Zoti juaj di më së miri, sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush me këtë monedhë të argjendtë tuajën, në qytet, e le të shikojë se kush prej tyre (në qytet) ka ushqim më të pastër. Le t’ju sjellë juve furnizim nga ajo, le të sillet mirë dhe askënd mos ta lajmërojë për ju
Surah Al-Kahf, Verse 19
إِنَّهُمۡ إِن يَظۡهَرُواْ عَلَيۡكُمۡ يَرۡجُمُوكُمۡ أَوۡ يُعِيدُوكُمۡ فِي مِلَّتِهِمۡ وَلَن تُفۡلِحُوٓاْ إِذًا أَبَدٗا
Me të vërtetë, ata, nëse ju zbulojnë, do t’ju gjuajnë (mbysin) me gurë, ose do t’ju kthejnë juve (me forcë) në fenë e tyre, dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrsesi!”
Surah Al-Kahf, Verse 20
وَكَذَٰلِكَ أَعۡثَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ لِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيۡبَ فِيهَآ إِذۡ يَتَنَٰزَعُونَ بَيۡنَهُمۡ أَمۡرَهُمۡۖ فَقَالُواْ ٱبۡنُواْ عَلَيۡهِم بُنۡيَٰنٗاۖ رَّبُّهُمۡ أَعۡلَمُ بِهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُواْ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِمۡ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيۡهِم مَّسۡجِدٗا
Dhe, kështu, Ne i bëmë me dije (njerëzit) për ta, që të dinë se premtimi i Perëndisë është i vërtetë dhe, që s’ka dyshim, se do të arrijë Dita e Kijametit, kur ata bashkëqytetarët (bashkëvendësit), polemizonin në mes vete për rastin e tyre dhe thonin: “Ndërtoni në hyrje të saj (shpellës) një godinë! Zoti i tyre i di më së miri ata”. E thonë ata, mendimi i të cilëve mbizotëroi: “Na do të ndërtojmë një faltore rreth tyre!”
Surah Al-Kahf, Verse 21
سَيَقُولُونَ ثَلَٰثَةٞ رَّابِعُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ وَيَقُولُونَ خَمۡسَةٞ سَادِسُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ رَجۡمَۢا بِٱلۡغَيۡبِۖ وَيَقُولُونَ سَبۡعَةٞ وَثَامِنُهُمۡ كَلۡبُهُمۡۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعۡلَمُهُمۡ إِلَّا قَلِيلٞۗ فَلَا تُمَارِ فِيهِمۡ إِلَّا مِرَآءٗ ظَٰهِرٗا وَلَا تَسۡتَفۡتِ فِيهِم مِّنۡهُمۡ أَحَدٗا
Disa thonin: “Ishin tre vetë, e qeni i tyre ishte i katërti”. E, disa (të tjerë) thonin: “Ishin pesë vetë, e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke supozuar për atë që është sekrete, derisa – të tjerë thonin: “Ishin shtatë vetë, e i teti i tyre ishte qeni”. Thuaj: “Zoti im di më së miri numrin e tyre”. Për ta, dinë, vetëm një numër i vogël dhe mos polemizo për ta – vetëm në mënyrë të përciptë dhe, për ta mos pyet askë prej tyre!”
Surah Al-Kahf, Verse 22
وَلَا تَقُولَنَّ لِشَاْيۡءٍ إِنِّي فَاعِلٞ ذَٰلِكَ غَدًا
Dhe, kurrsesi, mos thuaj për çkadoqoftë, se: “Unë do ta bëj atë – me siguri, nesër!” – pa thënë (shtuar)
Surah Al-Kahf, Verse 23
إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ وَٱذۡكُر رَّبَّكَ إِذَا نَسِيتَ وَقُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَهۡدِيَنِ رَبِّي لِأَقۡرَبَ مِنۡ هَٰذَا رَشَدٗا
“Në dashtë Perëndia!” Dhe, kur të harrosh – kujtoje Zotin tënd – e thuaj: “Shprsoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”
Surah Al-Kahf, Verse 24
وَلَبِثُواْ فِي كَهۡفِهِمۡ ثَلَٰثَ مِاْئَةٖ سِنِينَ وَٱزۡدَادُواْ تِسۡعٗا
E, ata, kanë qëndruar në shpellën e tyre – treqind vjet, duke shtuar nëntë (vjet)
Surah Al-Kahf, Verse 25
قُلِ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثُواْۖ لَهُۥ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ أَبۡصِرۡ بِهِۦ وَأَسۡمِعۡۚ مَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِيّٖ وَلَا يُشۡرِكُ فِي حُكۡمِهِۦٓ أَحَدٗا
Thuaj: “Perëndia di më së miri sa kanë qëndruar. Vetëm për Te është fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Se sa mirë i sheh Ai ato dhe sa mirë i dëgjon ato! Ata (njerëzit), nuk kanë asnjë ndihmës, përpos Tij, e Ai nuk merr askë për ndihmës në vendimet e Tij”
Surah Al-Kahf, Verse 26
وَٱتۡلُ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِن كِتَابِ رَبِّكَۖ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَن تَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلۡتَحَدٗا
Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri (Kur’ani) i Zotit tënd! Askush nuk mund të ndryshojë fjalët e Tij – dhe ti nuk do të gjesh kurrfarë strehimi, përpos tek Ai
Surah Al-Kahf, Verse 27
وَٱصۡبِرۡ نَفۡسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ رَبَّهُم بِٱلۡغَدَوٰةِ وَٱلۡعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجۡهَهُۥۖ وَلَا تَعۡدُ عَيۡنَاكَ عَنۡهُمۡ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَا تُطِعۡ مَنۡ أَغۡفَلۡنَا قَلۡبَهُۥ عَن ذِكۡرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ وَكَانَ أَمۡرُهُۥ فُرُطٗا
Dhe, bënu i durueshëm, me ata, që i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar kënaqësinë e Tij dhe mos i shmang sytë e tu nga ata (në të tjerë), duke dëshiruar stolitë e kësaj jete. Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara
Surah Al-Kahf, Verse 28
وَقُلِ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَن شَآءَ فَلۡيُؤۡمِن وَمَن شَآءَ فَلۡيَكۡفُرۡۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلظَّـٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمۡ سُرَادِقُهَاۚ وَإِن يَسۡتَغِيثُواْ يُغَاثُواْ بِمَآءٖ كَٱلۡمُهۡلِ يَشۡوِي ٱلۡوُجُوهَۚ بِئۡسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتۡ مُرۡتَفَقًا
dhe, thuaj: “E vërteta është nga Zoti yt. Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë (e për të, ka dënim)”. Na për zullumqarët kemi përgatitur zjarr i cili do t’i rrethojë ata nga të gjitha anët (si çadra). Nëse kërkojnë ndihmë (për shkak të etjes), do t’ju afrohet një ujë – si xeheja e shkrirë që ua përcëllon fytyrën. Pije e shëmtuar është (ajo), e sa strehim i keq është (zjarri)
Surah Al-Kahf, Verse 29
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجۡرَ مَنۡ أَحۡسَنَ عَمَلًا
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Na – me të vërtetë, nuk do t’ia humbim shpërblimin, atij që bënë vepra të mira –
Surah Al-Kahf, Verse 30
أُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ جَنَّـٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَيَلۡبَسُونَ ثِيَابًا خُضۡرٗا مِّن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۚ نِعۡمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتۡ مُرۡتَفَقٗا
për ta është xhenneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenjt. Në të, ata do të stolisen me bylyzykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbërta – nga mëndafshi i hollë dhe i trashë, duke ndenjur të mbështetur në kanape. Shpërblim i mrekullueshëm është ky! Dhe, sa vendbanim i bukur që është ky
Surah Al-Kahf, Verse 31
۞وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلٗا رَّجُلَيۡنِ جَعَلۡنَا لِأَحَدِهِمَا جَنَّتَيۡنِ مِنۡ أَعۡنَٰبٖ وَحَفَفۡنَٰهُمَا بِنَخۡلٖ وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمَا زَرۡعٗا
Dhe, sjell si shembull – për ata, dy njerëz. Njërit prej tyre i kemi dhënë dy vreshta dhe i kemi rrethuar me hurme, e në mes tyre kemi bërë ara
Surah Al-Kahf, Verse 32
كِلۡتَا ٱلۡجَنَّتَيۡنِ ءَاتَتۡ أُكُلَهَا وَلَمۡ تَظۡلِم مِّنۡهُ شَيۡـٔٗاۚ وَفَجَّرۡنَا خِلَٰلَهُمَا نَهَرٗا
Të dy vreshtat kanë dhënë frutet e veta, asgjë nuk ka munguar, dhe kemi bërë që, në mes tyre të rrjedh lumi
Surah Al-Kahf, Verse 33
وَكَانَ لَهُۥ ثَمَرٞ فَقَالَ لِصَٰحِبِهِۦ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَنَا۠ أَكۡثَرُ مِنكَ مَالٗا وَأَعَزُّ نَفَرٗا
Ai, ka pasur edhe një tjetër pasuri. Dhe, i tha shokut të vet në bisedim: “Unë kam më shumë pasuri se ti, dhe, unë jam më i fortë se ti – me rreth (shoqëri)”
Surah Al-Kahf, Verse 34
وَدَخَلَ جَنَّتَهُۥ وَهُوَ ظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ قَالَ مَآ أَظُنُّ أَن تَبِيدَ هَٰذِهِۦٓ أَبَدٗا
Dhe hyri në kopshtin e vet, duke i bërë vetes dëm (zullum) me mendjemadhësi, e tha: “Unë nuk mendoj se do të humbë kjo ndonjëherë
Surah Al-Kahf, Verse 35
وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّدِدتُّ إِلَىٰ رَبِّي لَأَجِدَنَّ خَيۡرٗا مِّنۡهَا مُنقَلَبٗا
dhe nuk mendoj se do të arrijë ndonjëherë Dita e Kijametit, e nëse unë do t’i kthehem Zotit tim, unë me të vërtetë, do të gjej vend më të mirë kthimi nga ky!”
Surah Al-Kahf, Verse 36
قَالَ لَهُۥ صَاحِبُهُۥ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَكَفَرۡتَ بِٱلَّذِي خَلَقَكَ مِن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ سَوَّىٰكَ رَجُلٗا
Dhe, shoku i tij, i tha – duke biseduar me të: “A mohon ti Ate, i cili të ka krijuar prej dheut, pastaj nga pika e farës (sperma), dhe më në fund – të bëri njeri të plotë
Surah Al-Kahf, Verse 37
لَّـٰكِنَّا۠ هُوَ ٱللَّهُ رَبِّي وَلَآ أُشۡرِكُ بِرَبِّيٓ أَحَدٗا
Por, unë besoj se Perëndia është Zoti im, dhe unë – Zotit tim, nuk i bëj shok askë
Surah Al-Kahf, Verse 38
وَلَوۡلَآ إِذۡ دَخَلۡتَ جَنَّتَكَ قُلۡتَ مَا شَآءَ ٱللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِٱللَّهِۚ إِن تَرَنِ أَنَا۠ أَقَلَّ مِنكَ مَالٗا وَوَلَدٗا
Dhe, sikur ti, kur hyre në kopshtin tënd, të kishe thënë: (kjo është) si ka dashtë Perëndia! Askush nuk ka fuqi (që të ndryshojë) përveç Zotit. Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës
Surah Al-Kahf, Verse 39
فَعَسَىٰ رَبِّيٓ أَن يُؤۡتِيَنِ خَيۡرٗا مِّن جَنَّتِكَ وَيُرۡسِلَ عَلَيۡهَا حُسۡبَانٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَتُصۡبِحَ صَعِيدٗا زَلَقًا
shpresoj se Zoti im do të më jep më mirë se kopshti yt, e në kopshtin tënd të dërgojë shtatërrim nga qielli e të bëhet sipërfaqe e lëmuar
Surah Al-Kahf, Verse 40
أَوۡ يُصۡبِحَ مَآؤُهَا غَوۡرٗا فَلَن تَسۡتَطِيعَ لَهُۥ طَلَبٗا
ose, që uji të humbasë në greminë (në nëntokë), e që të mos mund ta gjesh kurrë më”
Surah Al-Kahf, Verse 41
وَأُحِيطَ بِثَمَرِهِۦ فَأَصۡبَحَ يُقَلِّبُ كَفَّيۡهِ عَلَىٰ مَآ أَنفَقَ فِيهَا وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُشۡرِكۡ بِرَبِّيٓ أَحَدٗا
Dhe, u shkatërrua pasuria e tij (e mohuesit), e ai i rrihte duart e veta (nga pikëllimi), për atë që investoi në të, e atë që e punoi, ra për dhé, e thirri: “Ah! Sikur të mos i kisha bërë Zotit tim kurrfarë shoku!”
Surah Al-Kahf, Verse 42
وَلَمۡ تَكُن لَّهُۥ فِئَةٞ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مُنتَصِرًا
Dhe, ai nuk kishte kurrfarë shoqërie, që t’i ndihmonte atij, përpos Perëndisë, e ai nuk ishte i ndihmuar as nga vetvetja
Surah Al-Kahf, Verse 43
هُنَالِكَ ٱلۡوَلَٰيَةُ لِلَّهِ ٱلۡحَقِّۚ هُوَ خَيۡرٞ ثَوَابٗا وَخَيۡرٌ عُقۡبٗا
Këtu, mund të ndihmojë vetëm Perëndia – i Vërteti. Ai më së miri shpërblen dhe jep përfundimin më të mirë
Surah Al-Kahf, Verse 44
وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَآءٍ أَنزَلۡنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخۡتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلۡأَرۡضِ فَأَصۡبَحَ هَشِيمٗا تَذۡرُوهُ ٱلرِّيَٰحُۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ مُّقۡتَدِرًا
Krahasoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote, me ujin që e lëshojmë Ne nga qielli, e me të përzihet bima në tokë, e (më vonë) bëhet bar i thatë, të cilin e shpërndanë era (fryma). E, Perëndia është i fuqishëm për çdo gjë
Surah Al-Kahf, Verse 45
ٱلۡمَالُ وَٱلۡبَنُونَ زِينَةُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّـٰلِحَٰتُ خَيۡرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابٗا وَخَيۡرٌ أَمَلٗا
Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira, që mbetën përherë, janë më mirë të shpërblyera te Zoti dhe janë shpresë më e mirë
Surah Al-Kahf, Verse 46
وَيَوۡمَ نُسَيِّرُ ٱلۡجِبَالَ وَتَرَى ٱلۡأَرۡضَ بَارِزَةٗ وَحَشَرۡنَٰهُمۡ فَلَمۡ نُغَادِرۡ مِنۡهُمۡ أَحَدٗا
(Kujtoju atyre) Ditën kur Ne i lëkundim bjeshkët dhe ti sheh tokën e zhveshur dhe kur Ne, i ringjallim njerëzit (për të dhënë llogari), e nuk e lëmë askë anash (të paringjallur)
Surah Al-Kahf, Verse 47
وَعُرِضُواْ عَلَىٰ رَبِّكَ صَفّٗا لَّقَدۡ جِئۡتُمُونَا كَمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةِۭۚ بَلۡ زَعَمۡتُمۡ أَلَّن نَّجۡعَلَ لَكُم مَّوۡعِدٗا
Dhe ata do të sillen para Zotit tënd, të radhitur (e atyre u thuhet): “Ju, Na keni ardhur ashtu siç u kemi krijuar herën e parë. E, ju keni menduar, se nuk do t’jua plotësojmë premtimin
Surah Al-Kahf, Verse 48
وَوُضِعَ ٱلۡكِتَٰبُ فَتَرَى ٱلۡمُجۡرِمِينَ مُشۡفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَٰوَيۡلَتَنَا مَالِ هَٰذَا ٱلۡكِتَٰبِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةٗ وَلَا كَبِيرَةً إِلَّآ أَحۡصَىٰهَاۚ وَوَجَدُواْ مَا عَمِلُواْ حَاضِرٗاۗ وَلَا يَظۡلِمُ رَبُّكَ أَحَدٗا
Dhe, do të sillet Libri (i punëve që kanë bërë), e do t’i shohësh mëkatarët se si tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër! Nuk po lëjka as të voglën as të madhen (punë) pa e numëruar”. Dhe, do të gjejnë të shënuar atë që kanë punuar. Zoti yt, nuk i bënë askujt padrejtësi
Surah Al-Kahf, Verse 49
وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَـٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلۡجِنِّ فَفَسَقَ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِۦٓۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِي وَهُمۡ لَكُمۡ عَدُوُّۢۚ بِئۡسَ لِلظَّـٰلِمِينَ بَدَلٗا
(Kujtuju atyre) kur ju thamë engjëjve: “Bëni sexhde (përuljuni) Ademit!” Ata, i bënë sexhde, përpos Iblisit. Ai ish nga xhindët dhe andaj bëri mëkat ndaj urdhërit të Zotit të vet. A mos vallë, atë dhe pasardhësit e tij do t’i merrni ju për miq – përpos Meje? E, ata, janë armiët tuaj. Sa ndërrim i shëmtuar që është ky për zullumqarët
Surah Al-Kahf, Verse 50
۞مَّآ أَشۡهَدتُّهُمۡ خَلۡقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَا خَلۡقَ أَنفُسِهِمۡ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ ٱلۡمُضِلِّينَ عَضُدٗا
Unë, nuk i kam marrë ata për dëshmitarë gjatë krijimit të qiejve dhe të Tokës, as disa prej tyre gjatë krijimit të të tjerëve, dhe, Unë, nuk i kam marrë për ndihmës ata që mashtrojnë
Surah Al-Kahf, Verse 51
وَيَوۡمَ يَقُولُ نَادُواْ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُمۡ فَدَعَوۡهُمۡ فَلَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُمۡ وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُم مَّوۡبِقٗا
(Kujtoju atyre) kur thotë (Perëndia): “Thirrni shokët e Mi që ju mendoni (se janë shokët e Mi)”. E, ata i thirrën, por ata nuk u përgjegjën
Surah Al-Kahf, Verse 52
وَرَءَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٱلنَّارَ فَظَنُّوٓاْ أَنَّهُم مُّوَاقِعُوهَا وَلَمۡ يَجِدُواْ عَنۡهَا مَصۡرِفٗا
Dhe, mëkatarët do të shohin zjarrin dhe do të bindën, se, ata me të vërtetë, do të bijnë në të dhe, nuk do të gjejnë largim nga ai vendstrehim
Surah Al-Kahf, Verse 53
وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لِلنَّاسِ مِن كُلِّ مَثَلٖۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَكۡثَرَ شَيۡءٖ جَدَلٗا
Na, në këtë Kur’an u kemi shpjeguar njerëzve gjithfarë lloj shembujsh, por njeriu, më tepër se kushdo është polemizues
Surah Al-Kahf, Verse 54
وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤۡمِنُوٓاْ إِذۡ جَآءَهُمُ ٱلۡهُدَىٰ وَيَسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّهُمۡ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمۡ سُنَّةُ ٱلۡأَوَّلِينَ أَوۡ يَأۡتِيَهُمُ ٱلۡعَذَابُ قُبُلٗا
Njerëzit asgjë nuk i pengon që të besojnë – kur iu ka ardhur atyre udhëzimi – dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre, përveç që t’ju vijnë atyre ligji (i Perëndisë) i popujve të lashtë (shkatërrimi), ose që t’ju vijë dënimi i hapët
Surah Al-Kahf, Verse 55
وَمَا نُرۡسِلُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَۚ وَيُجَٰدِلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّۖ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَمَآ أُنذِرُواْ هُزُوٗا
Na i dërgojmë pejgamberët vetëm si sihariques dhe paralajmërues, e mohuesit polemizojnë me gënjeshtra për ta shmangë të Vërtetën, dhe, - argumentet e Mia dhe paralajmërimet, i marrin për tallje
Surah Al-Kahf, Verse 56
وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعۡرَضَ عَنۡهَا وَنَسِيَ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُۚ إِنَّا جَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۖ وَإِن تَدۡعُهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ فَلَن يَهۡتَدُوٓاْ إِذًا أَبَدٗا
Kush është më zullumqarë se ai, i cili është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e u shmangë nga ato dhe harroi se çka kanë punuar duartë e tij më parë (nga të këqiat)? Na, kemi vërë perde në zemrat e tyre për të mos e kuptuar Kur’anin dhe ua kemi rënduar veshët e tyre. E, nëse i thërret ti – ata, në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të pasojnë atë (rrugën e drejtë)
Surah Al-Kahf, Verse 57
وَرَبُّكَ ٱلۡغَفُورُ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۖ لَوۡ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُواْ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلۡعَذَابَۚ بَل لَّهُم مَّوۡعِدٞ لَّن يَجِدُواْ مِن دُونِهِۦ مَوۡئِلٗا
E, Zoti yt është falës dhe mëshirues. Sikur t’i dënonte për atë që kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin (në këtë jetë). Jo, për ta – është momenti i caktuar, nga i cili ata, kurrë nuk do të gjejnë strehim
Surah Al-Kahf, Verse 58
وَتِلۡكَ ٱلۡقُرَىٰٓ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَعَلۡنَا لِمَهۡلِكِهِم مَّوۡعِدٗا
E, ato janë vendbanimet, që Ne i kemi shkatërruar, kur ato bënë zullum, e për shkatërrimin e tyre kemi bërë kohë të caktuar
Surah Al-Kahf, Verse 59
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِفَتَىٰهُ لَآ أَبۡرَحُ حَتَّىٰٓ أَبۡلُغَ مَجۡمَعَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ أَوۡ أَمۡضِيَ حُقُبٗا
(Kujtoje) kur Musai i tha djaloshit (përcjellësit) të vet: “Do të udhëtojë vazhdimisht, derisa të arrijë në vendin ku takohen dy detet, ose do të udëhëojë shumë kohë”
Surah Al-Kahf, Verse 60
فَلَمَّا بَلَغَا مَجۡمَعَ بَيۡنِهِمَا نَسِيَا حُوتَهُمَا فَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ سَرَبٗا
Dhe, kur ata të dy arritën në vendin ku takoheshin ato (detet), harruan peshkun e tyre (që – e kishin me vete shenjë) e që, ai (peshku) rrëshqiti në det
Surah Al-Kahf, Verse 61
فَلَمَّا جَاوَزَا قَالَ لِفَتَىٰهُ ءَاتِنَا غَدَآءَنَا لَقَدۡ لَقِينَا مِن سَفَرِنَا هَٰذَا نَصَبٗا
Kur ata kaluan (atë vend), Musai i tha përcjellësit të vet: “Na jep atë sillën tonë, sepse, jemi lodhur nga ky udhëtim ynë”
Surah Al-Kahf, Verse 62
قَالَ أَرَءَيۡتَ إِذۡ أَوَيۡنَآ إِلَى ٱلصَّخۡرَةِ فَإِنِّي نَسِيتُ ٱلۡحُوتَ وَمَآ أَنسَىٰنِيهُ إِلَّا ٱلشَّيۡطَٰنُ أَنۡ أَذۡكُرَهُۥۚ وَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ عَجَبٗا
(Ai) i tha: “Shiko! Kur zbritëm tek ai shkëmbi, unë e harrova peshkun. Vetëm djalli më ka shpie në harresë, përme ta kujtuar ty atë, e që, peshku – për çudi, mori rrugën kah deti!”
Surah Al-Kahf, Verse 63
قَالَ ذَٰلِكَ مَا كُنَّا نَبۡغِۚ فَٱرۡتَدَّا عَلَىٰٓ ءَاثَارِهِمَا قَصَصٗا
(Musai) tha: “E, kjo është ajo që po kërkojmë. Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta (duke i treguar njëri-tjetrit)
Surah Al-Kahf, Verse 64
فَوَجَدَا عَبۡدٗا مِّنۡ عِبَادِنَآ ءَاتَيۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَعَلَّمۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّا عِلۡمٗا
dhe gjetën një rob prej robërve Tonë, të cilit i kemi dhuruar mëshirën Tonë dhe e kemi mësuar nga ana Jonë me dijeni të plotë
Surah Al-Kahf, Verse 65
قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰ هَلۡ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰٓ أَن تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمۡتَ رُشۡدٗا
Musai i tha atij: “A të pasoj ty, për të më mësuar mua – me një pjesë të dijenisë së mrekullueshme që t’u ka dhënë ty?”
Surah Al-Kahf, Verse 66
قَالَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا
Ai i tha (Musait): “Ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua
Surah Al-Kahf, Verse 67
وَكَيۡفَ تَصۡبِرُ عَلَىٰ مَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ خُبۡرٗا
e si do të durosh për atë, për të cilën nuk di asgjë?”
Surah Al-Kahf, Verse 68
قَالَ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ صَابِرٗا وَلَآ أَعۡصِي لَكَ أَمۡرٗا
(Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Perëndia, e nuk do të kundërshtoj ty asgjë”
Surah Al-Kahf, Verse 69
قَالَ فَإِنِ ٱتَّبَعۡتَنِي فَلَا تَسۡـَٔلۡنِي عَن شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ أُحۡدِثَ لَكَ مِنۡهُ ذِكۡرٗا
I tha (Musait): “Nëse shkon pas meje, mos më pyet për asgjë, përderisa të mos ta shpjegoj unë ty!”
Surah Al-Kahf, Verse 70
فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا رَكِبَا فِي ٱلسَّفِينَةِ خَرَقَهَاۖ قَالَ أَخَرَقۡتَهَا لِتُغۡرِقَ أَهۡلَهَا لَقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـًٔا إِمۡرٗا
Dhe, shkuan (ata), e kur hipën në anije, e zhbiroi (dërrasën e anijes). (Musai) tha: “Mos vallë, e zhbirove atë, për t’i mbytë udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të çuditshme (të shëmtuar)”
Surah Al-Kahf, Verse 71
قَالَ أَلَمۡ أَقُلۡ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا
I tha (Musait): “A nuk të thashë unë se ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua?”
Surah Al-Kahf, Verse 72
قَالَ لَا تُؤَاخِذۡنِي بِمَا نَسِيتُ وَلَا تُرۡهِقۡنِي مِنۡ أَمۡرِي عُسۡرٗا
(Musai) tha: “Mos më qorto për atë që kam harruar, dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”
Surah Al-Kahf, Verse 73
فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا لَقِيَا غُلَٰمٗا فَقَتَلَهُۥ قَالَ أَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا زَكِيَّةَۢ بِغَيۡرِ نَفۡسٖ لَّقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـٔٗا نُّكۡرٗا
Dhe, shkuan (ata), e kur e takuan një djalosh, dhe e mbyti atë tha (Musai): “Pse e mbyte njeriun e pafajshëm që nuk ka mbytur askë! Me të vërtetë, bëre një punë të shëmtuar!”
Surah Al-Kahf, Verse 74
۞قَالَ أَلَمۡ أَقُل لَّكَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا
I tha (Musait): “A nuk të thasë vallë unë ty, se ti – me të vërtetë, nuk mund të durosh me mua (në shoqëri)”
Surah Al-Kahf, Verse 75
قَالَ إِن سَأَلۡتُكَ عَن شَيۡءِۭ بَعۡدَهَا فَلَا تُصَٰحِبۡنِيۖ قَدۡ بَلَغۡتَ مِن لَّدُنِّي عُذۡرٗا
(Musai) tha: “Nëse të pyes ynë ty – çkadoqoftë – pas kësaj, mos më merr mua në shoqëri. Ja pra, me të vërtetë, ia arrite arsyetimit nga ana ime!”
Surah Al-Kahf, Verse 76
فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَيَآ أَهۡلَ قَرۡيَةٍ ٱسۡتَطۡعَمَآ أَهۡلَهَا فَأَبَوۡاْ أَن يُضَيِّفُوهُمَا فَوَجَدَا فِيهَا جِدَارٗا يُرِيدُ أَن يَنقَضَّ فَأَقَامَهُۥۖ قَالَ لَوۡ شِئۡتَ لَتَّخَذۡتَ عَلَيۡهِ أَجۡرٗا
Dhe, shkuan (ata). E, ur arritën te banorët e një fshati, (nga të cilët) kërkuan që t’i ushqejnë (të dy), ata (fshatarët) refuzuan që t’i marrin mysafirë; e ata, gjetën në fshat një mur, që ish duke u rrëzuar, e të cilin – ai (shoku i Musait), e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur të kishe dashur ti, do të merrshe shpërblim për këtë”
Surah Al-Kahf, Verse 77
قَالَ هَٰذَا فِرَاقُ بَيۡنِي وَبَيۡنِكَۚ سَأُنَبِّئُكَ بِتَأۡوِيلِ مَا لَمۡ تَسۡتَطِع عَّلَيۡهِ صَبۡرًا
(Shoku i Musait) tha: “Kjo është ndarja në mes meje dhe teje. Unë do të shpjegoj ty për ato gjëra që ti nuk munde t’i durosh
Surah Al-Kahf, Verse 78
أَمَّا ٱلسَّفِينَةُ فَكَانَتۡ لِمَسَٰكِينَ يَعۡمَلُونَ فِي ٱلۡبَحۡرِ فَأَرَدتُّ أَنۡ أَعِيبَهَا وَكَانَ وَرَآءَهُم مَّلِكٞ يَأۡخُذُ كُلَّ سَفِينَةٍ غَصۡبٗا
Sa i përket anijes, ajo ka qenë pronë e të varfërve që punonin në det, andaj, unë desha ta dëmtoj, sepse, para tyre, gjendej një sundimtar, i cili çdo anije (të shëndoshë) e merrte me dhunë
Surah Al-Kahf, Verse 79
وَأَمَّا ٱلۡغُلَٰمُ فَكَانَ أَبَوَاهُ مُؤۡمِنَيۡنِ فَخَشِينَآ أَن يُرۡهِقَهُمَا طُغۡيَٰنٗا وَكُفۡرٗا
E sa i përket djaloshit, prindërit e tij ishin besimtarë, andaj, ne u frikuam që ai (djali i tyre) mos t’i kthejë ata në të keqe dhe mohim
Surah Al-Kahf, Verse 80
فَأَرَدۡنَآ أَن يُبۡدِلَهُمَا رَبُّهُمَا خَيۡرٗا مِّنۡهُ زَكَوٰةٗ وَأَقۡرَبَ رُحۡمٗا
e ne dëshirojmë që Zoti i tyre, në vend të atij (djalit), t’ua jap më të mirë dhe më të pastër (prej mëkateve) dhe më të mëshirueshëm (ndaj prindërve)
Surah Al-Kahf, Verse 81
وَأَمَّا ٱلۡجِدَارُ فَكَانَ لِغُلَٰمَيۡنِ يَتِيمَيۡنِ فِي ٱلۡمَدِينَةِ وَكَانَ تَحۡتَهُۥ كَنزٞ لَّهُمَا وَكَانَ أَبُوهُمَا صَٰلِحٗا فَأَرَادَ رَبُّكَ أَن يَبۡلُغَآ أَشُدَّهُمَا وَيَسۡتَخۡرِجَا كَنزَهُمَا رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ وَمَا فَعَلۡتُهُۥ عَنۡ أَمۡرِيۚ ذَٰلِكَ تَأۡوِيلُ مَا لَمۡ تَسۡطِع عَّلَيۡهِ صَبۡرٗا
e sa i përket atij murit, - ai u takonte dy djelmoshave bonjakë në qytet, e nën at (mur) gjendej një thesar i tyre. E, babai i tyre ka qenë njeri i mirë dhe Zoti yt dëshiroi që ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe ta nxjerrin thesarin e tyre; - kjo është mëshira e Zotit tënd. Unë këtë, nuk e kam bërë sipas gjykimit tim (por, me urdhër të Perëndisë). Ky është, shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’mund u durove
Surah Al-Kahf, Verse 82
وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَن ذِي ٱلۡقَرۡنَيۡنِۖ قُلۡ سَأَتۡلُواْ عَلَيۡكُم مِّنۡهُ ذِكۡرًا
Dhe, të pyesin ty për Dhulkarnejnin. Thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të”
Surah Al-Kahf, Verse 83
إِنَّا مَكَّنَّا لَهُۥ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَءَاتَيۡنَٰهُ مِن كُلِّ شَيۡءٖ سَبَبٗا
Na i kemi mundësuar atij (që të bëjë ç’të dojë) në Tokë dhe i kemi dhënë mjete për çdo gjë (që i janë nevojitur)
Surah Al-Kahf, Verse 84
فَأَتۡبَعَ سَبَبًا
dhe, ai u nis në një rrugë
Surah Al-Kahf, Verse 85
حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَغۡرِبَ ٱلشَّمۡسِ وَجَدَهَا تَغۡرُبُ فِي عَيۡنٍ حَمِئَةٖ وَوَجَدَ عِندَهَا قَوۡمٗاۖ قُلۡنَا يَٰذَا ٱلۡقَرۡنَيۡنِ إِمَّآ أَن تُعَذِّبَ وَإِمَّآ أَن تَتَّخِذَ فِيهِمۡ حُسۡنٗا
Kur arriti te vendi i perëndimit të Diellit, e gjeti atë (të ashtudukshëm) që praronte në një burim balte të zi dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Na thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh ata ose do të sillesh bukur ndaj tyre”
Surah Al-Kahf, Verse 86
قَالَ أَمَّا مَن ظَلَمَ فَسَوۡفَ نُعَذِّبُهُۥ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَىٰ رَبِّهِۦ فَيُعَذِّبُهُۥ عَذَابٗا نُّكۡرٗا
(Dhulkarnejni), tha: “Sa i përket atij që bënë zullum, na do ta ndëshkojmë atë, e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, e që edhe Ai do ta dënojë me dënim të rëndë
Surah Al-Kahf, Verse 87
وَأَمَّا مَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَلَهُۥ جَزَآءً ٱلۡحُسۡنَىٰۖ وَسَنَقُولُ لَهُۥ مِنۡ أَمۡرِنَا يُسۡرٗا
E, ai që beson dhe bënë vepra të mira, dhe Ne, do t’i premtojmë lehtësira atij”
Surah Al-Kahf, Verse 88
ثُمَّ أَتۡبَعَ سَبَبًا
Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë)
Surah Al-Kahf, Verse 89
حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَطۡلِعَ ٱلشَّمۡسِ وَجَدَهَا تَطۡلُعُ عَلَىٰ قَوۡمٖ لَّمۡ نَجۡعَل لَّهُم مِّن دُونِهَا سِتۡرٗا
Dhe, kur arriti te vendi i lindjes së Diellit, ai gjeti se ai (Dielli) lindte mbi një popull, të cilin, Ne nuk kemi bërë perde për ta (për t’u mbrojtur)
Surah Al-Kahf, Verse 90
كَذَٰلِكَۖ وَقَدۡ أَحَطۡنَا بِمَا لَدَيۡهِ خُبۡرٗا
Kështu ka qenë ajo (ngjarja e Dhulkarnejnit). Na e kemi përfshirë tërë dijeninë se ç’ka pasur tek ai
Surah Al-Kahf, Verse 91
ثُمَّ أَتۡبَعَ سَبَبًا
Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë kah veriu)
Surah Al-Kahf, Verse 92
حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ بَيۡنَ ٱلسَّدَّيۡنِ وَجَدَ مِن دُونِهِمَا قَوۡمٗا لَّا يَكَادُونَ يَفۡقَهُونَ قَوۡلٗا
Kur arriti në mes dy maleve, gjeti afër tyre një popull, i cili, pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme
Surah Al-Kahf, Verse 93
قَالُواْ يَٰذَا ٱلۡقَرۡنَيۡنِ إِنَّ يَأۡجُوجَ وَمَأۡجُوجَ مُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَهَلۡ نَجۡعَلُ لَكَ خَرۡجًا عَلَىٰٓ أَن تَجۡعَلَ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَهُمۡ سَدّٗا
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, - me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë (popuj) ngatërrestarë në Tokë. A don të të japim dhuratë që të ndërtosh pendën në mes nesh dhe atyre?”
Surah Al-Kahf, Verse 94
قَالَ مَا مَكَّنِّي فِيهِ رَبِّي خَيۡرٞ فَأَعِينُونِي بِقُوَّةٍ أَجۡعَلۡ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُمۡ رَدۡمًا
(Dhulkarnejni) tha: “Atë që ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga ajo që ofroni ju), por më ndihmoni ju mua me fuqi (jo me pasuri)! Do të ndërtoj një pendë në mes jush e atyre
Surah Al-Kahf, Verse 95
ءَاتُونِي زُبَرَ ٱلۡحَدِيدِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا سَاوَىٰ بَيۡنَ ٱلصَّدَفَيۡنِ قَالَ ٱنفُخُواْۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَعَلَهُۥ نَارٗا قَالَ ءَاتُونِيٓ أُفۡرِغۡ عَلَيۡهِ قِطۡرٗا
Më sillni copa hekuri!” E, kur ai i rrafshoi dy anët e bjeshkëve, tha: “Fryeni zjarrit, përderisa hekuri të mos skuqet si zjarri”. Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hudhi në të”
Surah Al-Kahf, Verse 96
فَمَا ٱسۡطَٰعُوٓاْ أَن يَظۡهَرُوهُ وَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ لَهُۥ نَقۡبٗا
Ata (Jexhuxhi dhe Mexhuxhi), nuk kanë mundur ta kapërcejnë as nuk kanë mundur ta zhbirojnë (pendën)
Surah Al-Kahf, Verse 97
قَالَ هَٰذَا رَحۡمَةٞ مِّن رَّبِّيۖ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ رَبِّي جَعَلَهُۥ دَكَّآءَۖ وَكَانَ وَعۡدُ رَبِّي حَقّٗا
(Dhulkarnejni) tha: “Kjo ështe dhuntia e Zotit tim! E, kur të arrijë premtimi i Zotit tim, (Ai) do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimet e Zotit tim janë të vërteta
Surah Al-Kahf, Verse 98
۞وَتَرَكۡنَا بَعۡضَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ يَمُوجُ فِي بَعۡضٖۖ وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَجَمَعۡنَٰهُمۡ جَمۡعٗا
Dhe Na, do të bëjmë që disa prej tyr të ndeshen me të tjerët – si valët (e detit), dhe, do të fryhet në Sur (brirë), e do t’i tubojmë që të gjithë
Surah Al-Kahf, Verse 99
وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا
Atë ditë, do t’ua tregojmë haptazi skëterrën mohuesve
Surah Al-Kahf, Verse 100
ٱلَّذِينَ كَانَتۡ أَعۡيُنُهُمۡ فِي غِطَآءٍ عَن ذِكۡرِي وَكَانُواْ لَا يَسۡتَطِيعُونَ سَمۡعًا
atyre të cilët i kanë pasur sytë e mbuluar me perde kundër këshillave të Mia, dhe, të cilët, nuk mundën (nga inati) ta dëgjonin (Kur’anin)
Surah Al-Kahf, Verse 101
أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن يَتَّخِذُواْ عِبَادِي مِن دُونِيٓ أَوۡلِيَآءَۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ نُزُلٗا
Vallë, a mendojnë mohuesit, se do të mund t’i marrin për zotëra robërit e Mi – përveç Meje? Na, u kemi përgatitur mohuesve skëterrën për vendbanim
Surah Al-Kahf, Verse 102
قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِينَ أَعۡمَٰلًا
Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj juve për ata që më së shumti dëmtojnë me punët e veta
Surah Al-Kahf, Verse 103
ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعۡيُهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ يُحۡسِنُونَ صُنۡعًا
për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, e mendojnë se kanë punuar vepra të mira
Surah Al-Kahf, Verse 104
أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فَلَا نُقِيمُ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَزۡنٗا
Këta janë ata, të cilët i kanë mohuar dokumentet e Zotit të tyre dhe takimin me Te, e punët e tyre u janë shpartalluar; ndaj Na, nuk do të vëmë kurrfarë mase për ta, në Ditën e Kijametit
Surah Al-Kahf, Verse 105
ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُمۡ جَهَنَّمُ بِمَا كَفَرُواْ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَرُسُلِي هُزُوًا
Shpërblimi (dënimi) i tyre është xhehennemi ngase mohuan dhe, nga se argumentet e Mia dhe pejgamberët e Mi – i merrnin për (objekt) talljeje”
Surah Al-Kahf, Verse 106
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ كَانَتۡ لَهُمۡ جَنَّـٰتُ ٱلۡفِرۡدَوۡسِ نُزُلًا
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kopshtet e Firdevsit (xhennetit) do t’i kenë banesa
Surah Al-Kahf, Verse 107
خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يَبۡغُونَ عَنۡهَا حِوَلٗا
Në to do të qëndrojnë përherë. Nuk do të dëshirojnë ndërrim prej tyre, (meqë janë tepër të kënaqur)
Surah Al-Kahf, Verse 108
قُل لَّوۡ كَانَ ٱلۡبَحۡرُ مِدَادٗا لِّكَلِمَٰتِ رَبِّي لَنَفِدَ ٱلۡبَحۡرُ قَبۡلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَٰتُ رَبِّي وَلَوۡ جِئۡنَا بِمِثۡلِهِۦ مَدَدٗا
Thuaj: “Sikur deti të isht ngjyrë (për të shkruar) fjalët e Zotit tim, do të shterrej deti, par ase të sosen fjalët e Zotit tim, e madje, sikur të sillnim Ne si ndihmë edhe aq ngjyrë shkrimi”
Surah Al-Kahf, Verse 109
قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَمَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ رَبِّهِۦ فَلۡيَعۡمَلۡ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَلَا يُشۡرِكۡ بِعِبَادَةِ رَبِّهِۦٓ أَحَدَۢا
Thuaj: “Unë jam vetëm njeri si ju, mua më është shpallru që Zoti juaj është vetëm një Zot. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të punojë vepër të mirë, dhe, le të mos i bëjë shok askë në të adhuruarit e Zotit të vet!”
Surah Al-Kahf, Verse 110