Surah Al-Qalam - Albanian Translation by Sherif Ahmeti
نٓۚ وَٱلۡقَلَمِ وَمَا يَسۡطُرُونَ
Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë
Surah Al-Qalam, Verse 1
مَآ أَنتَ بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ بِمَجۡنُونٖ
(Ti, me dhuratën pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur
Surah Al-Qalam, Verse 2
وَإِنَّ لَكَ لَأَجۡرًا غَيۡرَ مَمۡنُونٖ
Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë
Surah Al-Qalam, Verse 3
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali
Surah Al-Qalam, Verse 4
فَسَتُبۡصِرُ وَيُبۡصِرُونَ
Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin
Surah Al-Qalam, Verse 5
بِأَييِّكُمُ ٱلۡمَفۡتُونُ
Se cili prej jush është i çmendur
Surah Al-Qalam, Verse 6
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ
S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit
Surah Al-Qalam, Verse 7
فَلَا تُطِعِ ٱلۡمُكَذِّبِينَ
Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët
Surah Al-Qalam, Verse 8
وَدُّواْ لَوۡ تُدۡهِنُ فَيُدۡهِنُونَ
Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka
Surah Al-Qalam, Verse 9
وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٖ مَّهِينٍ
Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër
Surah Al-Qalam, Verse 10
هَمَّازٖ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٖ
që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz
Surah Al-Qalam, Verse 11
مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ
Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë
Surah Al-Qalam, Verse 12
عُتُلِّۭ بَعۡدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ
që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba)
Surah Al-Qalam, Verse 13
أَن كَانَ ذَا مَالٖ وَبَنِينَ
(Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem
Surah Al-Qalam, Verse 14
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!”
Surah Al-Qalam, Verse 15
سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلۡخُرۡطُومِ
Ne do ti dëmkosim atë në turi (në hundë)
Surah Al-Qalam, Verse 16
إِنَّا بَلَوۡنَٰهُمۡ كَمَا بَلَوۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ إِذۡ أَقۡسَمُواْ لَيَصۡرِمُنَّهَا مُصۡبِحِينَ
Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim
Surah Al-Qalam, Verse 17
وَلَا يَسۡتَثۡنُونَ
E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshaell -llahu!”
Surah Al-Qalam, Verse 18
فَطَافَ عَلَيۡهَا طَآئِفٞ مِّن رَّبِّكَ وَهُمۡ نَآئِمُونَ
E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt
Surah Al-Qalam, Verse 19
فَأَصۡبَحَتۡ كَٱلصَّرِيمِ
Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë
Surah Al-Qalam, Verse 20
فَتَنَادَوۡاْ مُصۡبِحِينَ
Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin
Surah Al-Qalam, Verse 21
أَنِ ٱغۡدُواْ عَلَىٰ حَرۡثِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰرِمِينَ
Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni
Surah Al-Qalam, Verse 22
فَٱنطَلَقُواْ وَهُمۡ يَتَخَٰفَتُونَ
Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojnë kush)
Surah Al-Qalam, Verse 23
أَن لَّا يَدۡخُلَنَّهَا ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكُم مِّسۡكِينٞ
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër
Surah Al-Qalam, Verse 24
وَغَدَوۡاْ عَلَىٰ حَرۡدٖ قَٰدِرِينَ
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër
Surah Al-Qalam, Verse 25
فَلَمَّا رَأَوۡهَا قَالُوٓاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ
E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”
Surah Al-Qalam, Verse 26
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ
Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të
Surah Al-Qalam, Verse 27
قَالَ أَوۡسَطُهُمۡ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ لَوۡلَا تُسَبِّحُونَ
Ai me maturi prej tyre tha: “A nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin?”
Surah Al-Qalam, Verse 28
قَالُواْ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”
Surah Al-Qalam, Verse 29
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَلَٰوَمُونَ
Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin
Surah Al-Qalam, Verse 30
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ
Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”
Surah Al-Qalam, Verse 31
عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبۡدِلَنَا خَيۡرٗا مِّنۡهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ
Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën
Surah Al-Qalam, Verse 32
كَذَٰلِكَ ٱلۡعَذَابُۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ
Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë
Surah Al-Qalam, Verse 33
إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme
Surah Al-Qalam, Verse 34
أَفَنَجۡعَلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ كَٱلۡمُجۡرِمِينَ
A do ti bëjmë krminelët të barabartë me mylimanët
Surah Al-Qalam, Verse 35
مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
ç’është me ju, si gjykoni ashtu
Surah Al-Qalam, Verse 36
أَمۡ لَكُمۡ كِتَٰبٞ فِيهِ تَدۡرُسُونَ
A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni
Surah Al-Qalam, Verse 37
إِنَّ لَكُمۡ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ
E ju do të keni atje çka të dëshironi
Surah Al-Qalam, Verse 38
أَمۡ لَكُمۡ أَيۡمَٰنٌ عَلَيۡنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّ لَكُمۡ لَمَا تَحۡكُمُونَ
Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi
Surah Al-Qalam, Verse 39
سَلۡهُمۡ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ
Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë
Surah Al-Qalam, Verse 40
أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَآءُ فَلۡيَأۡتُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ
Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t’i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën
Surah Al-Qalam, Verse 41
يَوۡمَ يُكۡشَفُ عَن سَاقٖ وَيُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çshtja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën
Surah Al-Qalam, Verse 42
خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ وَقَدۡ كَانُواْ يُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمۡ سَٰلِمُونَ
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin)
Surah Al-Qalam, Verse 43
فَذَرۡنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِۖ سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ
Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin
Surah Al-Qalam, Verse 44
وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ
Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im ëstë shumë i fortë
Surah Al-Qalam, Verse 45
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ
A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet
Surah Al-Qalam, Verse 46
أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ
A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu trumbetojnë (se janë të mirë)
Surah Al-Qalam, Verse 47
فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلۡحُوتِ إِذۡ نَادَىٰ وَهُوَ مَكۡظُومٞ
Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur
Surah Al-Qalam, Verse 48
لَّوۡلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعۡمَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ مَذۡمُومٞ
Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar
Surah Al-Qalam, Verse 49
فَٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ
Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve
Surah Al-Qalam, Verse 50
وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَيُزۡلِقُونَكَ بِأَبۡصَٰرِهِمۡ لَمَّا سَمِعُواْ ٱلذِّكۡرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجۡنُونٞ
E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”
Surah Al-Qalam, Verse 51
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve)
Surah Al-Qalam, Verse 52